LIGJI I RI / Policët, rritje page 2 për qind pas 10 vitesh punë

Dita

Nga 1 marsi ka hyrë në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit.

Të gjithë efektivëve që kanë mbi 10 vite punë në radhët e policisë do t’u paguhet vjetërsia me 2 për qind shtesë për çdo vit pune që kanë. Kështu, nëse një efektiv policie ka 18 vite punë, atij 8 vite punë do t’i paguhen me 2 për qind më shumë nga paga që ata kanë marrë.

Me implementimin e ligjit të ri për Policinë e Shtetit, dy gradat aktuale ‘nëninspektor’ dhe ‘kryeinspektor’ nuk ekzistojnë më.

Nga ky ndryshim u prekën më shumë se 2600 efektivë policie që mbajnë këto grada, të cilët, sipas ligjit të ri ulen në gradë. Sipas hierarkisë së gradave në ligjin e ri, këta punonjës do të quhen ‘inspektorë’ dhe rrjedhimisht do të ulen në pagë.

Një nga kriteret për të fituar gradën ‘nënkomisar’ deri në gradën ‘drejtues i parë’, është që kandidatët të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve në arsimin e lartë”, citohet në ligjin e ri të policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *