VENDIMI / Qeveria miraton marrëveshjen për Krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Dita

Qeveria ka miratuar projektligjin “për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statutit të tij”.

Fondi i Ballkanit Perëndimor (FBP) është një platformë bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia), e ngritur sipas modelit të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit.

Marrëveshja për krijimin e tij u nënshkrua në nëntor në Pragë gjatë Konferencës vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni, Sllovaki) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë gjithashtu zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Frans Timmermans, dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, Philip Hammond.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *