Vendimi Qeverisë / Duke filluar nga Presidenti, funksionarë të lartë shtetërorë, do të kenë telefonata pa limit për brenda dhe jashtë vendit

Arta Taja

Sipas një vendimi të miratuar nga Qeveria shqiptare, parashikohet që nga buxheti i shtetit do të rimbursohen shpenzimet celulare për disa funksionarë shtetërorë, duke nisur nga presidenti e deri tek sekretari i përgjithshëm nëpër institucionet shtetërore.

Për presidentin, kryeministrin dhe për Kryetarin e Kuvendit, sipas këtij vendimi, parashikohet që nga buxheti i institucionit përkatës, të mbulohen të gjitha shpenzimet për telefonata pa asnjë limit, si për thirrjet brenda vendit ashtu edhe për ato jashtë vendit duke përfshirë këtu edhe shërbimin roaming.

Një limit financiar do të ketë për këto shërbime që do të fillojë nga 4 mijë lekë në muaj deri në 40 mijë lekë në muaj. Do të ofrohet edhe për zyrtarë të tjerë, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm në Ministri e deri tek këshilltarët që janë në të njëjtin rang page.

Interesant në këtë VKM të qeverisë është fakti se totali i shpenzimeve për telefoninë celular nuk duhet të jetë më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për vitin buxhetor përkatës.
Nga ky kufizim do të përjashtohen institucionet e pavarura më një numër jo më shumë se 100 punonjës, duke lënë të hapur si opsion se këto shpenzime mund të jenë edhe më të larta.

a.t / dita

Share This Article
3 Comments
  • Te pakten do na vjedhin me ligj.Une thjesht e kuptoj keshtu Nje kryefamiljar qe femijte i ka pa buke,pa veshje dhe pa shtepi,ben oferte ne celular me internet per te perdorur fejsbukun

    • eh e gjete, kryefamiljar thote

      keta jane pronari jone more, xhvat te vjedhim sa mundemi, dieta, bursa, specializime, fatura, rimbursime, makina, telefona, komputera, qendrim ne hotele te shtrenjte, fluturime udhetime pa mbarim, per vete familjare e te aferm, kush e mori vesh,
      prandaj gatitin zgjedhjet e reja qe te rrijne perjete ne pushtet te paprekshem

  • Bravo,ata pa limit e kane cdo gje,30 vjet vetem palle bejne,sepse Shqipetaret shquhen per tolerance! Thone se nuk jemi vend demokratike!? Ja faktet ,asgje nuk te gjen bej si te te doje trapi(kur je ne politike) ke imunitet. Vend koti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *