Vettingu pezullohet deri në shtator

DITA Online

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka vendosur të mos hapë asnjë dosje të re për rivlerësim në muajt maj, korrik dhe shtator të këtij viti. Ky vendim mban numrin 29 por ai nuk është bërë publik dhe ka patur vetëm një qarkullim të brendshëm.

KPK-ja e argumenton këtë vendim se ngarkesa e madhe aktuale, procedurat e përshpejtuara për krijimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese e bëjnë të pamundur shqyrtimin e dosjeve të reja.

Sipas vendimit, zhvillimi i procedurave të rivlerësimit dhe kryerja e hetimit administrativ të thelluar kërkon më shumë kohë për tu realizuar në mënyre efiçente. Shpërndarja e çështjeve të tjera, ndërkohë që po shqyrtohen 187, do të sillte një ngarkesë aq të madhe sa do të rrezikonte cilësinë e procesit.

Vendimi nuk arsyeton se përse pezullimi i procesit të rivlerësimit bëhet vetëm për muajt Maj, Korrik dhe Shtator 2019. Procesi i vettingut ka krijuar vakanca dhe kjo kohë mund të përdoret për ti dhënë kohë zëvendësimit të disa gjyqtarëve, si përshembull në Gjykatën e Lartë ku aktualisht janë rreth 23 mijë dosje ende të paprekura.

Ky vendim, vetëm sa e komplikon më shumë situatën kaotike të shkaktuar në sistemin e drejtësisë dhe një zvarritje me 3 muaj do të ketë pasoja në mbarëvajtjen e procesit të vettingut.

Megjithatë KPK ende nuk ka dhënë një shpjegim se përse një vendim kaq i rëndësishëm ka qenë subjekt thjeshtë për qarkullim të brendshëm.

v.l/ Dita

Share This Article
13 Comments
  • Hajde shtet more shtet me fruth.

    Keto lojna te zgjedhura te humbin cdo shprese!!!!!

    Kreu i KLP: Nuk ka afat për SPAK, varet nga vetting-u.
    Vendimi/ Vettingu pezullohet deri në shtator.
    Mjere populli qe tallet nga “ajka” e zgjedhun me voten e vete.

    • O Mehmet, nuk pezullohet vettingu. A di te lexosh apo jo? mos shiko komentet 2 lekshe te gazetareve! Vettingu nuk do hape dosje te reja deri ne Shtator, po do merret me keto 187 qe ka aktualisht te hapura! Dhe ne keto dosje thote vendimi, ka kandidate te SPAK dhe Gjykates Kushtetuese qe kane perparesi e duhen mbyllur sa me shpejt!!

      Ore a e vrisni ndopak mendjen para se te nxirrni frymen e ti jepni ze????

  • SHKERDHATELLEK POLITIK. Po pushimet e muajit gushte pse nuk i anullojne, perpara kesaj situate te ngarkuar. Po filloni te tregoni fytyre kurvash. Shpalleni vendimin, dhe shikoni votat sa do humbni. Populli pret vetingun te shpetoj nga hajdutet. Kujdes, ka rrezik rreshqitje e thyerje “qafe”.

  • Në kohë të vështira gjete e bëra dasmën o Safa Ymeri!!!!!. Vërtet dikush i tërheq për zverku këta administratirlt e Shqipërisë. Iku koha kur burri quhej burrë edhe oa mustaqe, sot burrat i kanë.mustaqet dhe faqet me lesh, por punët i bëjnë përshesh.
    Turp me klto lojra kalamajsh nëpër rrugicat e mjergullta të frikërave partiake.

    Xha Suloja

  • More zoti gazetar vari lesht, si ka mundesi qe beni jame me tituj te tille. Sipas vendimit vetingu vazhdon normalisht, per cfare pezullimi e keni fjalen. Mos hapja e dosjeve te reja nuk eshte pezullim i procedurave te vetingut, apo jo? Si mendon zoti vari lesht???

  • Nuk presim veting me jo , nuk ben banditi krimineli e gangsteri veting te denoj veten , esht apsurde , vetingun e bejm vet ne populli dele , nese te ter bashkohemi dhe dalim ne shesh per te shporrurr kta politikan qe kemi sot qe nga viti 90t , majtas djathtas lart posht , nese nuk rrim te ter dit nat ne shesh , deri sa te vi ter bota ktu ti japi dretim hallit ton , nuk kemi asgje ne vij , do shuhemi si komb , o sot o kurr , ose te vij bota ti shporri kta , ose ne te bejm revolucion tja shkerdhejm çi mban pragu , nga rojet e selive te tyre deri tek superkriminelet e te gjitha partive pa dallim feje ideje , qe edhe ato parti te reja pa asnje person brenda nga kta qe kan qen te angazhuar nga kto parti , ta marin vesh fundin e tyre , nese bejn si kta qe jan sot , atehere ne do te jemi qytetar te europes , ne te kundert do zhdukemi perfundimisht siç e kemi nisur ka 30 vjet, ktu duhet te dalin parti te reja dhe te vihet nje ligj , qe kush ka qen i angazhuar nga viti 90t ne politik te mos te ket kurr te drejt te zgjidhet dhe te mari pjes ne politik , ky do jet dhe vetingu vertet.

  • Nuk presim veting me nga ju jo , nuk ben banditi krimineli e gangsteri veting te denoj veten , esht apsurde , vetingun e bejm vet ne populli dele , nese te ter bashkohemi dhe dalim ne shesh per te shporrurr kta politikan qe kemi sot qe nga viti 90t , majtas djathtas lart posht , nese nuk rrim te ter dit nat ne shesh , deri sa te vi ter bota ktu ti japi dretim hallit ton , nuk kemi asgje ne vij , do shuhemi si komb , o sot o kurr , ose te vij bota ti shporri kta , ose ne te bejm revolucion tja shkerdhejm çi mban pragu , nga rojet e selive te tyre deri tek superkriminelet e te gjitha partive pa dallim feje ideje , qe edhe ato parti te reja pa asnje person brenda nga kta qe kan qen te angazhuar nga kto parti , ta marin vesh fundin e tyre , nese bejn si kta qe jan sot , atehere ne do te jemi qytetar te europes , ne te kundert do zhdukemi perfundimisht siç e kemi nisur ka 30 vjet, ktu duhet te dalin parti te reja dhe te vihet nje ligj , qe kush ka qen i angazhuar nga viti 90t ne politik te mos te ket kurr te drejt te zgjidhet dhe te mari pjes ne politik , ky do jet dhe vetingu vertet.

  • Per ti bere qefin lulushit, mos e hedhin ne zgjedhje.

    Politike 1000% e deshtuar, por fatkeqesia nuk

    eshte kjo, fatkeqesia eshte se populli shqipetar, trim

    dhe heroik, eshte totalisht i deshtuar.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik

  • Në këtë teatër kukullash nuk e di kush i komandon kukullat . Era e keqe të kutërbon .
    Prit gomar , të mbijë bar !

  • Pergjegjsi vetem e qeverise kjo tregon qe zdo kete zgjedhje ne qershor
    Rrofsh ngjela e ke thene dhe vlen te permendet qeveria eshte pale me ata pa mandat dhe jo kundershtare

  • Ju falenderoj per sqarimin.Po keshtu shkruhet ne titullin e lajmit nga gazetari i Dites.
    Dhe une mora dy tituj nga informacioni dhe i bashkangjita per ti rene shkurt muhabetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *