Vendosja e matësve, OSHEE: Disa abonentët po kërcënojnë punonjësit tanë

Elton Tafaruci

OSHEE ka vijuar fushatën për vendosjen e matësve të energjisë elektrike, por punonjësit janë përballur edhe me banorët të cilët nuk pranojnë vendosjen e matësve.

OSHEE bën të ditur se sot një prej abonentëve ka kërcënuar me armë punonjësin, por më pas është arrestuar.

Ndërsa janë proceduar penalisht edhe 3 abonentë të tjerë.

“Abonentë në zona të ndryshme të vendit pengojnë vendosjen e matësve, por çdo abonent që nuk pranon vendosjen e matësve shënohet në procesverbal. Për të gjithë këta abonentë që kundërshtojnë vendosjen e matësve do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike”, thuhet një njoftimin e OSHEE.

Ky institucion i bën thirrje abonentëve që të bashkëpunojnë për vendosjen e matësve të energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *