Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të themi se po flas si qytetar i thjeshtë, megjithëse nuk e kuptoj mirë nëse në problemet që mund të kem unë, një qytetar “elitar” e ndjen njësoj si unë peshën e tyre. Reformë pas reforme me vite, kur ne jetojmë me ditë. Në kohën shumëvjeçare të diskutimeve mes partish së bashku me Venecian, njerëzit kanë nevoja jetike për sot e për ditën që vjen pas.
Reforma në drejtësi bashkë me partitë e bashkë me Venecian piktoreske në diskutime pa fund na janë bërë si byrekët 30 lekësh që hamë prej vitesh ne të “thjeshtët”. Nuk mund të flas për “elitarët” se nuk kam patur mundësi të jem i tillë. Por më mundon një pyetje që nuk resht së ja bëri vetvetes. A mos po tall by…. kjo “elita” me ne të “thjeshtët”?! Zoti na ndihmoftë! Profeti
