Shoqëruesit italianë nuk u çuditën shumë disa muaj më parë, kur artistin Edi KM e përshëndesnin rrugëve të Venedikut: “Ciao cusin, co’mea”, dhe i interesuari ua kthente përshëndetjen shpenguar po në dialektin e vështirë venecian.
Siç do pohonin ata më pas për Gojët e Liga, “Epo thamë, burri i botës artist, pastaj kryeministër, pa le pastaj ish sportist… kushedi sa njohje ka”.
Mirëpo brenda atyre pak orëve, si ta kishin të afërm, KM-n e përshëndetën njerëz të panjohur në anglisht, frëngjisht, madje edhe në shqip, në disa dialekte: “Uore kusho, ça bën, do rrish na ca?”, “Naqe, kur paske ardh mor ta marrsha?”, “Qy qy, boti, po ti ça do në Venect’ ere” etj etj.
Me nuhatjen që e karakterizon, artisti kryeministër e kuptoi konfuzionin e italianëve, dhe nisi t’i sqarojë:
“Mos u çuditni, po unë kam kushërinj gjithandej nëpër Europë. Sepse origjina ime është një përzierje e paparë. Mai vista, hai capito? A melting pot, siç thonë portugezët. Në dejet e mi rrjedh gjak venecian, shkodran, mirditor, beratas, durrsak, himariot… ca pika i kam napolitane, nga Anzhuinët e Napolit, pra jam edhe disi francez; ndërsa një degë e brezit të dhjetë para meje ka ardhur nga Aragonezët spanjollë… Tani që po e mendoj, përderisa kam kaq qejf t’i bie defit dhe të këndoj këngë qejfi, mund të jem dhe pak egjiptian… Lëre, histori e gjatë”.
Në vijim, Edi u shpjegoi miqve të mahnitur se kjo është arsyeja pse ai flet pa teklif me Macronin në telefon, me turli lloj ministrash italianë, englezë, madje edhe me liderët e Turqisë.
“Helbete,” u tha Edi, “purtroppo, mund të kem edhe ndonjë damar nga Azia e Vogël, kushedi”.
KM rrëfeu se kurioziteti për të gjurmuar prejardhjen e tij, faktikisht zuri fill nga xhelozia e çuditshme që provoi kur Bruno Vespa shqiptar, nisi të pretendojë lart e poshtë se kishte shtatë gjyshër, katër palë prindër dhe një mozaik xhaxhallarësh, gjysmë-vëllezërish, çerek motrash, tezesh e dajosh.
“U knoq në prona biri i botës, me gjithë atë origjinë të larmishme që kishte”.
Atë çast italianët u ftilluan: “Aaa, il signor Fevxiu! Po po, e njohim. A mund të na ndihmosh ta takojmë dhe t’i marrim një autograf?”
Këtu Edit nuk i erdhi mirë. Nisi të përtypej dhe tentoi të ndërronte temë. Por atë çast, një artdashës u afrua dhe e përshëndeti gjermanisht. Folën përzemërsisht për nja tre minuta, pastaj gjermani u largua. Gjithë çfarë kuptuan italianët, ishte se KM i premtoi nemçes se do t’i çonte të falat në vend.
-Edhe ky gjermani, kushëri? – e pyetën ata.
-Jo mo çne! Të kisha rrënjë gjermane, nuk do më rrinte Merkeli hundë e buzë – ua ktheu KM, – thjesht e njoh. Është farefis i Pandi Majkos, nga Bremeni. Se Pandi ka origjinë gjermane, nga një katragjysh mjek që punonte në oborrin e Ali Pashës…
*****
SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike. Origjina e shumëfishtë e kryeministrit, jo

Hahahaaaa. Rrace shqiptaresh. Genjeshtar e mburravec
Po domosdo, kur te shkerdhehet fisi me ke i del perpara edhe origjina bohet si oturak ku dhjesin te gjithe.
…Plaku Shurranjosi Xhuxhumaku flet nga pervoja e origjines se tij. qe ze fill me jeniceret……
Une perveç qe shurroj, edhe dhjes. Per ty eshte gratis, megjithese me atp tre X qe ke vene ti zorr se te mjafton aq sa dhjes une, keshtuqe do marr edhe noi shok tjeter qe te ngopesh mire dhe te lyesh edhe turinjte.
Plaku xhuxhumak ,cilja i lsi,vertet eshte i dhjere dhe shurrosur,mjerr ai per trute qe ka !
Nje kake jane te gjithe ti o TIRONA, ku e pe ti qe une thashe noi levdate per cilen e lsi, apo colen e pdhi apo noi tjeter?
Hahaaaaaa
Sa kam qesh 🙂 🙂 🙂
Domethene, mesa kuptova une, Eduini eshte edhe pak shqiptar. Ti japim pashaporten them une
Ai gjermania do kete qene kusheriri inmajkos. Kot nuk u afrua
Dita. Megjithe respektin e tepruar per JU , por, ky lloj humori I Dites me origjinen e km., nuk ju nderon sepse Ai eshte km. Shqiptareve. Dhe nese nena e Tij mbriti ne Vuno 550 vite me pare nga Mirdita nuk eshye turp, por migrim gjaku shqiptar. Nese babai I tij u cvendos nga Voskopja ne Berat- Durres- Tirane eshte shprehje kokeforte e origjines shqiptere. Ne MPJashtme ka dokumenta Te detajura te mbledhura nga Z.Anagnosti, prej Vunoi, per shqiptaret e BREGUT emigruar ne Korfuz dhe per Te cilet ministri I jashtem I Greqise, aktualisht, manipulon paturpesisht.Etj.,etj.
Lutem mos ngaterroni punet e shkolles me Te konviktit.Mbani lart emerin e nderuar DITA.
Gjak mbretror ka se del shume afer me mbretin Zog.