Pas më shumë se 15 vitesh, zgjedhjet në Venezuelë janë fituar nga opozita e djathtë. E majta ka qeverisur në dy dekada, duke e çuar vendin deri në recension.
Megjithatë, në zgjedhjet e zhvilluara të dielën, opozita ka fituar shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, duke përmbysur kështu Partinë Socialiste të presidenti Nicolas Maduro.
Pesë orë pas mbylljes së kutive të votimit, Këshilli Zgjedhor Kombëtar lajmëroi se opozita ka fituar 99 vende. Presidenti Maduro e ka pranuar humbjen.
Kjo është humbja më e rëndë e lëvizjes majtiste, të themeluar nga ish-lideri Hugo Chavez, në vitin 1999. Socialistët kanë fituar vetëm 46 vende. /Dita/
