Venezuela përgënjeshtron vdekjen e Chavezit

anazapta

Gjendja shëndetësore e presidentit venezuelian Hugo Chavez paraqitet e stabilizuar. Por situata e tij pas operacionit mbetet e vështirë. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria venezueliane, e cila ka përgënjeshtruar lajmet e përhapura në internet për vdekjen e Chavezit.

Kreu i parlamentit të Venezuelës, Diosdado Cabello, i ka hedhur poshtë lajmet për vdekjen e presidentit, duke theksuar se proceset revolucionare do të vazhdojnë në Amerikën Latine pavarësisht se kush qëndron në krye.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *