Mijëra venezuelianë udhëtuan drejt Kolumbisë pasi autoritetet hapën për 12 orë kufirin për t’u lejuar njerëzve të pajisen me ushqim dhe mjekime.
Kufiri ishte mbyllur Gushtin e kaluar, si pjesë e një marrëveshjeje për të goditur kriminalitetin. Venezuela po kalon krizën më të rëndë ekonomike në historinë e saj.
