Menaxheri i Arsenalit, Arsene Venger, ka refuzuar që të pranojë daljen nga lufta për titull në Ligën Premier, duke thënë se ai pret edhe rënie të rivalëve në fund të sezonit. Topçinjtë pësuan disfatë nga Chelsea dhe më pas edhe barazuan në shtëpi, për të regjistruar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e fundit, një statistikë që la shumë prapa Arsenalin në luftë për titull. “Mendoj se ende është shumë e hapur lufta për titull për të katër skuadrat e para”. “Të gjithë po flasin për Evertonin që po kthehet te ne për vendin e katërt. Pse të mos i mposhtim ne ato ekipe që vijnë në shtëpinë tonë?. Janë edhe shumë ndeshje kthyese deri në fund të sezonit dhe mendoj se lufta për titull është tepër e hapur dhe duhet të shikoni edhe ndeshjet tjera. Ne humbëm një ndeshje të madhe dhe patëm probleme. Shikoni Realin që humbi nga Barcelona, pësoi disfatë nga Sevilla. Kjo është normale”, ka thënë Venger.
