Athina zyrtare ka përkrahur në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel, dhënien e menjëhershme të statusit kandidat për anëtarësim Shqipërisë.
Kështu bëhet me dije në një njoftim të ministrisë së jashtme grek, sipas të cilës ministri i jashtëm Venizelos ka udhëzuar ambasadorin e Greqisë në Tiranë që t’ia komunikojë këtë qëndrim qeverisë shqiptare.
Gjithashtu, pala greke ka vendosur që vendimi për dhënien e statusit Shqipërisë të diskutohet në qershor 2014, para përfundimit të presidencës greke.
Në njoftimin e ministrisë së jashtme greke shprehet gjithashtu gatishmëria e Greqisë për t’i ofruar Shqipërisë çdo mbështetje, me qëllim që të përmbushen kushtet që i janë vënë Shqipërisë nga BE.
Venizelos ka udhëzuar edhe ambasadorin grek në Beograd, që t’i shprehë qeverisë serbe përgëzimet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim, duke vlerësuar se ky zhvillim do të ketë ndikim pozitiv në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Venizelos, që e cilëson si “ngjarje historike” dialogun Prishtinë-Beograd, shpreh dëshirën të vizitojë kryeqytetin e Serbisë sapo Greqia të marrë presidencën e BE-së.

Greqia motra jone. Ku bashkohemi me Greqine? Nuk po permend gjysem milion shqiptare qe ndertojne Greqine dhe nje cerek milioni qe i bleu me pensione dhe i beri grek. E kam fjalen qe jemi motra ne NATO, na paska mbeshtetur te behemi motra ne BE edhe pse midis nesh eshte akoma ligji i LUFTES. O cfare qefi bejne keta politikanet, keta te tallin sa hapin gojen, pa le pastaj kur flasin.
Ik o mos na caj bythen.Prandaj u shty,sa te merrni drejtimin e evropes dhe te plotesoni qellimet tuaja kundrejt Shqiperise.Keni pa marre akoma detin !!!!!!!Kete do ta shkembeni me statusin e Shqiperise o hijena.Po mire na e beni, sic kemi koken na e vini dhe festen.
CFARE BEN GREQIA ESHTE PROBLEM I TYRE, JO I YNI.
NE NUK KEMI KERKUAR LEMOSHE QE TE SHFAJESOHEN KAQ SHUME KETA ZOTERINJTE.
TE SHIKOJNE HALLET E TYRE SE PO IKIN PER LESH.