Zoti Venizellos, për fat të keq, kjo shkresë ju përgënjeshtron

redaktor

Zoti Venizellos tha dje në Tiranë se ligji 2636 i vitit 1940, ose ligji i luftës me Shqipërinë është hequr në 1987. Por DITA boton sot një shkresë që daton 12 vjet më pas në të cilën Ministria e Jashtme Greke shkruan qartë: Ligji 2636 është në fuqi.

Zoti Venizelos ka thënë dje në Tiranë gjatë takimeve me zyrtarët shqiptarë se ligji i luftës me Shqipërinë, ose sic njihet ndryshe ligji 2636 i vitit 1940 është hequr që në vitin 1987. Deklarata i ka bërë disi të  pakuptimta replikat e djeshme Bushati-Venizellos mbi këtë argument, por si përherë gjërat kanë mbetur pezull dhe të pasqaruara. Me sa duket, ky është edhe qëllimi. Por një dokument shpesh flet më shumë se dhjetëra deklarata.

Ne e pranojmë që është pak e rëndë të kapësh në gënjeshtër një kryediplomat, por shkresa që po boton sot DITA, për fat të keq konfirmon pikërisht këtë.

Duhet thënë që kjo shkresë që sheh dritën e botimit për herë të parë sot në DITA është e vetmja shkresë zyrtare që ka lënë një gjurmë të shkruar mbi një ligj me të cilin Athina zyrtare vazhdimisht ka “luajtur” duke u fshehur pas fjalëve dhe interpretimeve të kinse të ngatërruara juridike, pa lëshuar kurrë dokumenta zyrtarë.

Ky dokument me sa duket i ka shpëtuar “rregullit”. Dokumenti është një shkresë e Ministrisë së Jashtme greke, dërguar për Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, në përgjigje të një shkrese të kësaj të fundit ku (me sa kuptohet nga përmbajtja) pala shqiptare ka pyetur nëse ligji i luftës është apo jo në fuqi.

Dhe pala greke përgjigjet: Ligji 2636 i vitit 1940 është në fuqi.Thuhet qartazi. Dokumenti mban datën 28 qershor 1999. Pra 12 vjet pas vitit 1987, vit të cilin zoti Venizellos e citoi dje si datën e heqjes së ligjit dhe pengesave që sjell ai.

Shkresa në fjalë që i jep një hije të qartë skandali ndërkombëtar deklarimeve gjatë vizitës së djeshem të zotit Venizellos është vënë në dispozicion të DITA-s nga një grupim që lobon për çështjen çame bashkë me një histori të përpjekjeve për ta zhdukur këtë shkresë më pas nga arkivat e Ministrisë së Jashtme.

Ne e ftojmë qeverinë greke apo çdo institucion tjetër përfaqësues të reagojë mbi këtë paradoks. Pyetja është e thjeshtë: Nëse përfaqësuesi i lartë i shtetit grek deklaron në një vizitë zyrtare se ligji i luftës është hequr në 1987, si është e mundur që një shkresë zyrtare e vetë shtetit helen që daton 12 vjet më pas thotë qartë që ky ligj ekziston?

venizelos-2

Republika e Greqisë
Ministria e Punëve të Jashtme
E3 DIDDY
F. 237/269

NOTË VERBALE

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë i paraqet mirënjohje Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe duke ju referuar shënimit të Ambasadës Nr. Prot. 131, datë 18.6.1999 ka nderin të informojë Ambasadës e nderuar që Ligjet greke, Nr. 2636/1940 dhe 4506/1966 janë akoma në fuqi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Ambasadës së Republikës së Shqipërisë konsideratat më të larta.

Athinë, 28 Qershor 1999

Dërguar Ambasadës së Republikës së Shqipërisë

Athinë (VULA e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë)

venizelos-1

Ligji i forcës 2636/1940 ose ligji i luftës Greqi-Shqipëri
Ligji me numër 2636/ 1940 është njihet si “ligji i forces” ose si ligji i luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë i miratuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me pretendimin se Shqipëria kishte ndihmuar ushtrinë italiane kundër Greqisë, ligji u hartua nga ministri grek i Drejtësisë së asaj kohe, Ajis Tabakopullos dhe ai i Financave, Apostolidhis. U dekretua më 10 nëntor të vitit 1940 nga Mbreti i Greqisë, Jeorjios B’. Në nenin 10 të ligjit u jepet e drejta personave të tretë që të përdorin pasuritë e paluajtshme të shtetasve të shpallur si armiq me ligjin e forcës. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare, prona intelektuale, etj.

*faksimile 2 – botimi i ligjit 26/36 ne 1940 ne Fletoren Zyrtare greke

 

 

Share This Article
15 Comments
  • Ne korrik Venizelos deklaroi se Marrëveshja për ujërat me Shqipërinë esht prioriteti ynë
    “Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi Venizelos, para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes të parlamentit grek.

    Greqia e ka vërtetuar se nuk heq dorë nga kjo marrëveshje. Sali Berisha u dha mundesine ta kene kete karte ne dore dhe te bejne lojerat e tyre tani ne shahun politik

    • Se ku eshte KUFIRI TOKESOR DHE DETAR SHQIPERI-GREQI,NA E KA LENE TE SAKTE E TE PASTERT HEROI I KOMBIT SHQIPTAR ENVER HOXHA!!!
      Sa ishte gjalle ai TRIM MBI TRIMAT,duke mos qrene antar i NATO-s,bile as i TRAKTATIT TE VARSHAVES(bile armiq me te dy SUPERFUQITE BOTERORE) ,askush nuk guxoi te ngreje dyshime apo te kerkoje qofte edhe 1 M/2 toke apo det ,nga pjesa shqiptare!!!
      Ai ishte BURRE SHTETI e jo ky TRADHETARI SERB Sali Berisha,qe vuri ne diskutim HAPESIREN TOKESORE E DETARE TE SHQIPERISE njelloj si dikur TRADHETARI Ahmet Zogolli!!!
      TE DY AGJENTE TE SERBISE DHE ARMIQ TE SHQIPERISE!!!

  • Lipsuni e mos na cani bidonin se po vdisni per buke e nuk i lini dredhite e pislleqet… fare e ndyre… ate te nenave tuaja do merrni.. ….

  • I vetmi njeri ne vendin fqinje qe akoma nuk e ka ndjere akoma krizen Greke eshte pikerisht foka “Venizelos”,ose njeriu pa shtylle kurizore.Tashme pasi qeveria Greke po shet ishujt kerkon falas teritore shqipetare(ujrat detare)!Ai eshte dinosauri i fundit qe i ka mbetur atij vendi tashme te shkermoqur qe mezi ngryset e nuk e di si do te gedhihet.Se fundemi ky eshte perfaqesuesi i qeverise greke sot pa identitet e politikeberje duke e udhehequr kete vend te shoje ku te shkoje , pasi nuk ka ç’ka humb me.

  • shume sakte deda !! Larg duart nga kufijte detare shqiptare !!!!!!!!!!! Nje marreveshje qe eshte hedhur poshte nga Gykata Kushtetuese nuk mund te quhet me marreveshje keshtu qe GO FUCK OF,,,,,,,,, Qeveria e re qe do vije ne shtator duhet ta vere ne plan te pare kete “corbe” qe beri lulja me gjyshin matrapaz,,,,,,,, Ju greket vetem me te kaluaren 2000 vjecare dini te mburreni sepse nga ajo kohe deri tani nuk keni bere asgje,,,,biles lozni shume me statusin qe keni ne BE,,,,,,,ku shantazhoni MAQEDONINE EDHE SHQIPERINE per mos votim per ne hyrje ne BE,,,,,,,,,,,,,,Nuk na duhet hyrja ne BE ne shkembim te shitjes se vendit,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!! Ju greket keni qe ne kohet e lashta e deri tani qe doni ti zgjidhni problemet tuaja me duke perdorur pronat e te tjereve,,,,,,,JU na keni borxh CAMERINE edhe tani pretendoni edhe ujrat tona,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!! Doni te dilni nga borxhi duke marre ato ujra sepse e dini qe ne ate pjese ndodhen rezerva te medha naftembajtese dhe doni ti leshoni me koncesion firmave te huaja,,,,,,,,,,,ju keni qene jeni edhe do te mbeteni dinake&hileqare, asgje me shume…………!!!!!!!!!! historia juaj dinake fillon qysh nga “kali I trojes” vazhdon me aneksimin e CAMERISE,me mashtrimin qe I bête evropes me bilancet ekonomike qe perfituat lojrat olimpike,edhe tani qe pretendoni ujrat detare shqiptare,,,,,,,,,,,Gjyshi matrapaz&lulushi ishin komplet injorante ndaj keti fkati edhe pasurie qe gjendet ne ato ujra,,,,,,,,per ta mbajtja e pushtetit nuk mund te krahasohet me asgje sepse nuk I dhimbet vatani sepse jane serbe qe te dy,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Plotesisht dakort me hostenin, por jo tu thuhet vetem injorante. Keta jane kriminele, vrases, vampire te popullit te tyre dhe si te tille duhet te japin llogari keta dhe familjaret e tyre qe krekosen dhe shkelin mbi gjakun e popullit. A dote vendoset ndonjehere drejtesi ne kete vend te shume vuajtur ,qe nuk ka pare liri dhe drejtesi qe prej 500 vjetesh.

  • Kane shume kohe keta Greket qe politiken nuk po e bejne me koke po me zorre te trashe,Amerika ja tha hapur se me ate qe bene me Berishen per detin prek interesat Amerikane dhe keta vazhdojne,Amerika i thote se nuk e keni te gjate ne Europe dhe keta vazhdojne athere nuk mngelet gje tjeter po zoti i ndihmofte.

  • car deti e toka kerkon nga shqiperia ky derrkus grek,po pse mor rrace e felliqur grek shqiperia prone e sali rom berishes seb apo e lul sumes xhelal basha qe kerkon marreveshje ti ,juve qe keni vrare shqipetare mos tju falet as edhe 1mm toke apo uje….

  • @Antonio : sa per te freskuar memorien shqiperia ka qene antare e traktatit te varshaves, pavaresisht pas prishjes me BRSS ne ate kohe ne dolem nga ai traktat, sa per ate burrin e shtetit edhe heroin kombetar mere edhe mbaje ne shtepi ate bustin e atij qe ke shume nostalgji,,,,,,,,vetem burre shteti edhe hero nuk mund te quhet 1 nga diktatoret me te eger te pas luftes 2-te boterore,,,,,,,si duket veprat e tij te kane qorruar edhe arsyeton akoma me ato idete e tij largpamese,,,,,,,,,me grekun ai qe quan ti hero kombetar beri pazarin me te felliqur packa se ti nuk e din ,,,,,,,,,,,,,,,pranoi ardhjen e cameve dhe I nderroi kombesine atyre ne kembim qe mos flitej me per camerine edhe per ceshtjet e kufirit tokesor,,,,,,,,,me anglezet ka bashkepunuar ne mos te them qe ka qene vegel e tyre deri ne vitet 80-te,,,,,,,,,,,prandaj nostalgjik I diktatorit ka ikur koha kur lexonim edhe benim si thoshte ai sepse na I kishte mbyllur te gjitha rruget,,,,,,sot ne kohen e internetit meson te vertetat edhe pazaret e felliqura qe ka berre ai homo ne kurriz te vendit edhe te shqiptareve,,,,,,,,,,,,,tani ik edhe lexo per revizionizmin jugosllav edhe imperialistet amerikane ok,,,,,,,,,,,,,,ke ngelur ne epoken e gurit akoma,,,,,,,,,,,,,,,si duket ke pasur favour direct ose indirect nga ai homo, sepse ne menyre tjeter nuk shpjegohet arsyetimi yt……………..!!!!!!!!!!!!!!!!

  • rama dhe qeveria e tij nuk duhet absolutisht qe ti jape detin grekut por vetem duhet te kerkoje te drejtat e shqiptareve ne greqi qe jane me shume sesa minoriteti ne himare.neqoftese edhe kjo qeveri ti dhuroje detin grekut atehere duhet rrezuar me lufte

  • Akoma besoni se mund te kete grek te sinqerte?!
    Genjeshtra dhe mashtrimi esht ngritur ne moral tek greket,dhe morali esht paracaktuar nga kodi gjenetik,dhe kodi gjenetik esht i shkruar nga Zoti dhe nuk mund te tjetersohet.
    A ka logjike qe Venizelos nje ndermjetes i se majtes greke takon Janullaposin,perfaqesuesin e Kishes se “pavarur” te Shqiperise?!
    Kjo esht sikur Kryeministri apo Ministri i jashtem shqiptare ne axhenden e tij dipllomatike te kete edhe takimet me kryekleriket ne te gjitha vizitat jasht vendit.

  • Z. Venizellos ne asnje rast nuk tha qe eshhte hequr ligji I luftes, por tha se eshte ne fuqi nje traktat paqe i vitit 1987.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *