Venizelos në Tiranë: Marrja e statusit deri në Qershor, prioritet kyç i presidencës sonë

redaktor

Kryeministri Edi Rama priti ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, i cili viziton Tiranën në vijim të turit Ballkanik, në kuadër të Presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Rama shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare, për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në gjithë fushat, në kuadër të miqësisë e të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit strategjik.

Në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e Shqipërisë, për të cilën Kryeministri u shpreh besimplotë për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin Qershor, gjatë Presidencës greke.

Sipas një njoftimi për shtyp të Kryeministrisë, Venizelos vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare dhe e siguroi Kryeministrin Rama, se marrja e statusit të Shqipërisë gjatë Presidencës greke të BE-së është një prioritet kyç i saj.

Madje, zoti Venizelos i ofroi Kryeministrit Rama mbështetjen për bashkëpunim edhe në nivel teknik, me ekspertë të vendit të tij, për të përshpejtuar procesin e afrimit të Shqipërisë me BE-në.

Share This Article
3 Comments
  • O Z .Edi mos merni asgje te vertete nga ato qe thote kushdo qeveritar grek sepse ata nuk harojne kure endren e venizellosit te pare.

  • Qeveria greke gjithmone eshte treguar mbeshtetese e zhvillimit te proceseve demokratike ne Shqiperi.Eshte Greqia ajo qe u hapi dyert 800 mije shqiptareve te uritur me 1991 dhe ndersa ata u sulen drejt Greqise me nje torbe bosh ne krah sot hyjne e dalin ne Greqi me vetura dhe si qytetare te denje shqiptar te nderuar e te respektuar nga populli grek.Patjeter qe qeveria greke do ta mbeshtese me kembengulje marjen e statusit te kandidatit te Shqiperise ne BE.

  • Greqia mund te luaje nje rol te rendesishem per dhenien e statusit Shqiperise duke lobuar prane BE, por ne fund te fundit jane Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe qe vendosin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *