Ventura thyen heshtjen: Humbjet nuk kanë vetëm një të vërtetë

DITA Online

 

Gian Piero Ventura ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë që nga dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në finalet e botërorit Rusi 2018. Trajneri barez ka shkruar një letër për agjencinë e lajmeve ANSA.

“Kanë qenë dhe janë ditë shumë të vështira dhe një keqardhje shumë e madhe: Ndihem krejtësisht i papërmbushur që nga momenti që nuk arritëm të sigurojmë kualifikimin për finalet e kampionatit botëror”, u shpreh ish-trajneri i Italisë.

Më pas Ventura ka lënë edhe një rresht rreth zërave që qarkullojnë për problemet që janë shfaqur edhe brenda dhomave të zhveshjes: “Dështimet nuk mund të shpjegohen vetëm me një të vërtetë”, shkruan Ventura.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *