Ventura: Urime Shqipërisë, po punon mirë dhe po paraqitet mirë

DITA Online

 

Trajneri i Italisë, Ventura, komentoi dje për mikrofonin e Supersport fitoren minimale 1-0 me Shqipërinë në “Loro Boriçi”.

Ventura: “Tre pikët përballë Shqipërisë ishin të rëndësishme, sepse na lejojnë të jemi kokë serie në “play-off”. Muajin e fundit humbëm pak sigurinë, por sot u kthyem në rrugën tonë. Në pjesën e dytë dominuam në fushë, mund të kishim shënuar edhe më tepër, pavarësisht se prej disa gabimeve i dhuruam Shqipërisë raste për shënim.

Ishte kënaqësi që luajtëm në një stadium të mbushur me tifozët që u sollën shumë mirë.

Shqipëria po punon mirë dhe po paraqitet mirë, edhe pse u lodhën pas minutës së 70-të, ndoshta edhe për meritën tonë.

I uroj mikut tim Panuçit të bëjë të njëjtën rrugë si mikut të italianëve, De Biasi. Në shortin e fazës “play-off” nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar.

Ndërkohë me Spanjën dua të përballem sërish në Botëror.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *