Vepërmadhit Moikom

redaktor

Vargje të nënshkruara

Nga dr.Izet Çulli

 

Ti s’ke nevojë të të thurin poezi,

edhe pse gjen kohë të lexosh tërëçka.

Ty të duhet, Moikom, koha flori,

për të na dhënë vepra të tjera të mëdha.

 

I kredhur në studime, s’ngelesh kurrë vetëm,

ballëmenduar, përpara letrës së bardhë rri.

Të presim përditë në mëngjesin e herët,

një shkrim tek “DITA”, a një libër tënd të ri.

 

Dikur të dhanë ca poste me rëndësi,

ku punove me përkushtim e sqimë.

Ndoshta ndaj shtetarët të kanë halë në sy

dhe s’u kujtuan më për ty, o miku ynë (!)

 

Ti,- sinonim i punëve me aq vlerë,

të studiosh ty, thith pasuri të pamatë.

Ç’të të duan ty ca mediokër mendjedjerrë,

Tru e trupdhjamosur, më të gjerë se të gjatë?!

 

Ç’të duan ty ca zyrtarë të pa mend,

me heshtjen e tyre sikur të goditën më shumë.

Ti i punësuari në atë kopështin tënd,

ata le të vegjetojnë e të bëjnë gjumë.

 

Ju vlejnë atyre vilat, veturat, thasët me lekë,

dhe nuk çmojnë njerëzit e veprave të ndershme;

le të mbllaçitin sa të duan bërxolla e biftekë..

Ti njeriu erudit i veprave të pavdekshme!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *