Kryetari i Kontrolli i Lartë i Shtetit, z.Arben Shehu dhe Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela ditën e sotme, 24 shtator 2020 nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve, përmes të cilit angazhohen të intensifikojnë luftën kundër veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike në Shqipëri.
KLSH dhe Prokuroria e Përgjithshme angazhohen të rrisin bashkëpunimin për shkëmbimin e informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve, që përbëjnë vepër penale në fushën e administrimit të fondeve publike, administrimit të pronës publike dhe privatizimit të saj.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z.Arben Shehu dhe Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela vlerësuan gjatë takimit të përbashkët se niveli i lartë i shpërdorimeve të fondeve publike është kthyer në një shqetësim serioz për vendin dhe opinionin publik shqiptar, duke u angazhuar për një reagim të menjëhershëm nga ana e dy institucioneve.
Dy drejtuesit shprehën vullnetin maksimal për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes dy institucioneve, duke nisur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme me përgatitjen e një metodike të posaçme hetimi lidhur me hetimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike.
Nga ana e saj KLSH angazhohet të kryejë një proces të thelluar auditues dhe të referimit në prokurori të veprave penale.
Në vijim do të organizohen takime të përbashkëta periodike ndërmjet punonjësve të KLSH-së, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të specializuar për hetimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomik. Ky proces ka si qëllim realizimin me përgjegjshmëri maksimale të detyrave funksionale.
j.l./ dita

Cfare prallisin keta
Veprat penale ne administraten publike kryhen nga shteti. Ppp, koncesionet e tenderar jane te gjitha vepra penale. Ndersa Gjykatesit, te gjithe te kapur me pasuri te pajustifikuara jane lene te lire te shijojne grabitjet qe i kane bere popullit. Me nhe vendim te shpallin fajtor, dhe diten tjeter te shpallin te pafajshem.
Kriminelet jane ne qeveri dhe ne Gjykata. Si maskarenj qe jeni do persekutoni ndonje hajdut te vogel qe nuk ka miq
Kjo eshte lufta e madhe e ketyre kermave.
Vet=rtete cfare perrallisin keto debila, secili institucion ka detyrimet dhe pergjegjesite e vehta, pavaresisht nga institucioni tjeter. Kjo lloje marreveshje i sherben vetem mbrojtjes se hajduteve dhe krimineleve, pasi duhet te jete ligji e jo marreveshja per te luftuar krimin, por keto dy institucione jane bere barre ne buxhetin e shtetit me pagat qe marrin e ne fakt nuk bejne pothujase asgje per te realizuar detyrat qe kane. Nuk i vjen turp prokurorit te pergjithshemem qe del ne media vetem per tu dukur. Prokuror je emruar nga shqipetaret (gje per te cilen paguhesh) per te luftuar krimin ne kete vend, e jo per te vegjetuar ne zyren tende. Po qe per punen qe ke bere deri tani, kuvendi duhet te shrije menjehere institucionin qe ti drejton.