Veprat penale që bënë “bujë” në 2018-ën

Ornela

Viti 2018, është viti ku dy veprat penale: vjedhje me thyerje dhe vrasjet me dashje “morën” përhapje alarmante. Shqetësim për Policinë e Shtetit mbeten zbulueshmëria e tyre, ndërsa ekzekutimet mafioze në disa qytete edhe në disa raste vijojnë të mbeten pa autor.

Numri i bizneseve të grabitura dhe vrasjet me dashje pësuan rritje, sidomos ekzekutimet e tipit mafioz.  Prej më shumë se pesë vitesh në statistikat e Policisë së Shtetit, raportoheshin ulje të numrit të vrasjeve, si edhe zbulimin e autorëve të veprave të rënda penale gjë, që nuk rezultoi kështu për vitin e kaluar. Në 2018 u ekzekutuan 51 persona, 1 më shumë se 2017, ku më shumë se gjysma e autorëve nuk janë zbuluar ende.

Numri i autorëve për grupveprën vrasje me dashje, në 2018 është 13, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tipologjia e vrasjeve mafioze është shqetësimi kryesor për strukturat kriminalistike të uniformave blu.

Në disa ngjarje kriminale të 2018 janë ekzekutuar më shumë se një person gjatë atentateve, ndërsa në regjistrat e policisë procesverbali është shënuar jo në bazë të numrit të viktimave por, në bazë veprës penale.

Në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës vrasjet e bujshme janë kryer në qendrat urbane duke shkaktuar frikë dhe panik te popullsia lokale.

Grabitjet e bizneseve kanë shënuar gjithashtu rritje për 2018. Në total 596 të tilla, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2017 shifra ka qenë me rreth 100 vjedhje më pak. Ndërsa krimet e pasionit dhe ato me natyrë seksuale, si dhe të drogës kanë njohur rënie krahasuar me vitin 2017.

Gjithashtu vepra të tjera penale si vjedhjet e automjeteve, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si edhe vjedhje e mbetur në tentativë kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2017.

f.h/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *