Vepron ‘mbi të gjithë’, kush është ‘pakica e shumicës’ në stafin e Ramës?

redaktor

Në një analizë botuar sot në DITA ku flet për demokracinë sipas ideve të filozofit Karl Poper, akademiku Moikom Zeqo ndalet edhe tek një fenomen shqiptar, të cilin ai e quan “pakica e shumicës”.

Fjala është për rrethin e njerëzve afër kreut të Ekzekutivit, të cilët komandojnë gjithcka duke asfiksuar institucionet.

Kjo pakicë e “shumicës”, nuk e pyet as vetë shumicën e saj – shkruan Zeqo.

Më poshtë, pjesë nga shkrimi i tij:

“Këtu nuk bëhet fjalë për emra të caktuar, apo për figura të korrupsionit që bën kërdinë në Shqipëri dhe që për fat të keq, do të bëjë kërdinë edhe në të ardhmen.

Interesi për demokracinë e vërtetë zbehet dhe humbet, sepse burokracia administrative fetishizon vetveten dhe kështu administrata bëhet më e plotfuqishme sesa vetë institucionet e Parlamentit, Kryeministrit, të Presidentit, apo të institucioneve të tjera të pavarura të shtetit, si edhe të institucioneve të tjera që kanë status autonomie.

Pakica e shumicës gjithashtu fuksionon. Një pakicë e vogël e Njësh-it të Ekzekutivit, e stafit të tij të klonuar pyetet për gjithçka dhe përcakton në hollësi gjithçka në shoqëri, në institucione etj. Kjo situatë e rëndë, përvijohet në ditët tona kur një pakicë e “shumicës”, nuk e pyet as vetë shumicën e saj.

Kjo shpjegon pse pakica e stafit ka një autoritet të papërballueshëm, kurse deputetët-përfaqësuesit e shumicës parlamentare nuk kanë gati asnjë autoritet, as kriticizëm dhe as kundërvënie ndaj pakicës së stafit”.

Analiza e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU.

 

d.a. / dita

Share This Article
8 Comments
    • Linda Rama nuk ka dit te zgjedh asnjehere burra.Mut te parin mut te dytin.Nqs ajo ka pushtet ne vendimarrje mjere publiku.

  • Nuk ka nevojë të jesh në ’45-ën për të kuptuar diktaturën.
    ===========
    Sigurisht që nuk jemi në vitin ’45. Ndaj diktatura nuk ka se si të duket si ajo e atij viti.

    Pa dyshim që në kohët e sotme ka forma e mënyra të tjera. Diktaturat sot nuk vijnë si në ’45-ën. Pushteti e ruan pak opozitë, pak media kritike e pak treg gjysëm të lirë.

    Thelbi i diktaturave moderne është kontrolli i gjykatave. Pushteti nuk ka besim tek blerja e tyre me para. Sepse gjykatësit siç i blen edhe të shiten.

    Ndaj përdoren metoda të tjera. Në Hungari, psh qeveria dyfishoi numrin e gjykatësve kushtetues. Të rinjtë ishin të kontrolluar nga pushteti, kështu që nukli i gjykatëve që ishin mbeti në minorancë.

    E njëtja formulë pak a shumë u përdor në Poloni. Hollohet tretësira e patretshme…

    Varianti tjetër është modeli Chaves. Ky i fundit vendosi me ligj që parlamenti vendoset mbi gjykatat.

    Gjykatësit në këto kushte tërhiqen ose nënshtrohen. Vetvriten për t’i shpëtuar “pushkatimit” politik. Lënë vendet bosh për t’u plotësuar nga të rinj të brumosur me edukatë politike…

    Pra diktaturat sot shfaqen si ndryshime ligjesh e strukturash dhe jo si pasojë e luftërave ku fitimtarët i marrin të gjitha për njëherë.

    Në të gjitha rastet arsyeja është një “Qëllim i mirë”. Zakonisht thuhet se po luftohet korrupsioni, ose po luftohet krimi. Tema seksi që populli i ha rehat…

    Shihini me vemendje se ç’ka bërë pushteti politik këtu. Një model Chaves i gërshetuar me pak Hungari dhe poloni…

    Shkarkime masive gjykatësish dhe rritje të numrit të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Pa harruar realitetin puro shqiptar që është lënia e vendit pa Gjjykatën Kushtetuese, pra vendosjen e qeverisë mbi çdo pushtet.

    Çudia është se perëndimi i dënoi ndërhyrjet në drejtësi në ato vende. Në Shqipëri i duartroket!!!!

    Kur mendoj se i njëjti perëndim refuzoi të bënte të njëjtën “refornë” në Maqedoni e Kosovë, bindem gjithnjë e më shumë se diktatura nuk importohet… Të huajt nuk sjellin më vlerat e demokracisë, por mbyllen tek valixhja e interesave.

    P.S. ka shumë njerëz që kur dëgjojnë fjalën “diktaturë” refuzojnë ta pranojnë, sepse kanë parasysh kohën e Enverit. Duhet të kuptojmë se ajo kohë nuk përsëritet siç ishte, por në forma të tjera, që fillojnë nga pak e çdo ditë dhe përfundojnë me pushtet që kontrollon çdo gjë.

  • Pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, të dënojë Qeverinë shqiptare me një total prej 1.316 miliardë euro, në favor të 9 kompanive ndërkombëtare që e kanë hedhur Qeverinë tonë në gjyq.
    Kuptohet që janë vetë shqiptarët që do i paguajnë këto borxhe të Qeverisë … e megjithatë, pjesa militante e neveritshme nuk e prishin terezinë e udhëheqjes kur thonë “Të na marrin të keqen e udheheqsit të huajt e mutit!”
    përzier me
    Shqipëri të kam … xhan, kurrë s’të kuptova taman!” ()

  • D I T A: Me vjen keq qe Moikomi analizon veten pakicen e shumices se kesaj qeverie,kur bashke me mua kemi 30 vjet qe jetojme ne nje dhjerojraci te pardale si prostitute rruge.Dhe kete e pruri i derguari UDB,komunisti i konvertuar anti-komunist i terbuare.
    1-Nga 1992-2013 te gjitha qeverite sidomos e PD kur vinin ne pushtet nderronin edhe pastrusen e lokalit.Kjo ne qeverine Rama ka ndryshuare disi pasi po behen konkurse.
    2-Ne 2013 Rama gjeti 10-12 oligark te Saliut qe kishin kapur ekonomine.Dhe Rama nuk mundi ti heq dot nga bisneset e tyre pasi u paguan gjyqet.Psh.
    A-Bashkim Ulaj dihet qe eshte miku Saliut dhe ndonse beri vjedhjen me te madhe ne unazen e re,nuk psoi gje.Ai ne skene nxorri nje “kapter’ qe ka marre arratine.Por kush do e denoi Bashkim Ulaj-Rama apo drejtesia e kapur 100 % nga Saliu qe ne 1992 !?
    2-Italiani Franko Beketi abuzoi me Hidroçentralin e Kalivaçit dhe krijoi TV Agon me dashnoren Sonila Meço..dhe Rama kerkoi drejtesi per abuzimet e tij ne vite.Por drejtesia jone ndihmoi keqbersin.Ku edhe gjykatat
    nderkombetare do te ndihmojne ate qe paguan me shume.
    3-Zotrinj: Populli thot “..Ai kal qe kapet ne grure do te shije lemin..” Tashme Rama eshte KM i vendit dhe me ate duhet te merret i bardhi e i ziu,ndonse ne 6 vite ka punuare e luftuare ne rrethim…nga nje opozite hajdute e kriminale e paprecedente ne bote e drejtuare nje nje spiun i shumfisht qe ka per misjon te shkaterroi PD,te mbaje nen tutele PS me Presidentin hajdut floriri,7 % me Dritan Priftin,aferen çez,etj,si dhe te krijoi kaos ne popull nga frika e vetingut qe e pengoi 3-4 vjet dhe mos hapjen e negociatave dhe mos futjen ne BE para Serbise se ciles i sherben qe nga viti 1974.
    -Ne presim qe VUÇIÇ te hapi dosjet e spiuneve te UDB ne Shqiperi qe nga 1948-1991,sipas kushtit qe i ka vene BE para 5 vjetesh.Athere do te shpetoi Shqiperia perfundimisht.
    -Besoi Rama nuk do i ket sherbyer Serbìse si Spiun i UDB apo Asfalise Greke.
    -FLM-DITA.

    • “-Ne presim qe VUÇIÇ te hapi dosjet e spiuneve te UDB ne Shqiperi qe nga 1948-1991,sipas kushtit qe i ka vene BE para 5 vjetesh.Athere do te shpetoi Shqiperia perfundimisht.”
      prit o gomar madhor prit!!
      unë po pres që dikush të të jap ndonjë fije mëndje,se është e vetmja gjë që të mungon!!
      asqë e vë në dyshim që tru ke boll,por mëndja të mundgon!
      hy debil i lindur!!
      turp i ushtris shqiptare,kur egziatonte!!

  • Lexoni librin e Adolf Hitleri —Lufta Ime. Aty do gjeni te analizuar te gjitha difektet e sistemit sistemit qe po kalon shoqeria perendimore. Aty Hitleri trumbeton me te madhe qe vendosja me ane te votimit per te zgjedhur kush qeveris eshte nje e keqe dhe vete difekt i sistemit.Por meqe nuk kemi nje sistem tjeter te provuar per te zgjedhur qeverine jemi te detyruar qe te bashkejetojme me kete te “keqe”.Marrja e pushtetit me vota eshte vetem eshte marrja e te drejtes per te qeverisur. Prandaj Ai qe e merr kete te drejte eshte i detyruar qe te hyje ne marreveshje dhe pazare te gjithfare llojshme me gjithfare partish e gjithfare njerezish vetem e vetem per te mbetur ne pushtet.
    Te gjithe jemi deshmitare te kesaj ndodhie kur Sali Berisha beri pazare me hajdutet e lesh e lise dhe me Nard Ndoken e PDK-se vetem per te mbetur ne pushtet dhe per kete Ai u detyrua qe te mbaje pergjegjesi jo vetem per prapesite e pafundme te qeverisjes se tije por edhe te ketyre hajduteve. Tashti te kthehemi tek problemi qe ceket ne shkrim. Edi Rama vertet i fitoi zgjedhjet ne 2017 por Ai kurre nuk ka patur dhe ka qellim qe te drejtoje qeverine me mendjen e shume deputeteve qe jane te mbuluar nga injoranca dhe vulgu. Ai ka vizionin e tije te qeverisjes qe e ka patur edhe ne2013 por ka patur neper kembe hajdutet e LSI-se qe e kane penguar ne kete mision. %
    Konstatimi i autorit eshte i drejte dhe eshte ne sinkron me idete e tija dhe vizionin e tije per ndertimin dhe funksionimin e shtetit.
    Pakica qe dominon shumicen nuk eshte gje tjeter vec vizioni i tije per shtetin. Kjo praktike nuk eshte gje tjeter vecse zbatimi ne menyre te terthote i opinioneve qe perftohen nga leximi i librit te Hitlerit.
    Me kete nuk po themi qe Edi Rama eshte Hitler,por te gjitha kritikat ndaj tije si diktator etj e gjejne burimin tek kjo praktike e tija ne vizionin per shtetin. Sepse edhe sot ne Gjermani si vend lindja e Hitlerit, mendohet se shume praktika te ndertimit te shtetit atje megjithese nuk thuhen hapur jane sipas vizionit te tije. Dhe te gjitha keto atje kane patur suksese te padiskutushme jo se u kthye hitlerizmi,por tek qendrimi i prere karshi ligjit qe disa e quajne diktature disa me emer tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *