Vera e parakohshme në shkurt!

Saimir Lleshi

Temperaturat gjatë këtij muaji do të jenë të larta, duke shkuar deri në 28 gradë celsius, duke shënuar 10 gradë më shumë se mesatarja historike.

Sipas Institutit Meteorologjik, gjatë javës moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje lokale shiu.

Më të theksuara, reshjet do të jenë të enjten dhe të premten. Ndërsa në fundjavë sërish dominuese do të jenë kthjellimet dhe vranësira të lehta.

“Temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në vlerat e në mëngjesit edhe në të mesditës duke bere që temperatura maksimale ne rang vendi do te jete deri ne 27 apo 28 grade celsius. Qe nga dita e enjte deri ne fundjave do të ketë rënie të lehtë e graduale te temperaturave. Temperaturat aktualisht janë gati 10 gradë mbi mesataret shumëvjeçare klimatike të shkurtit”, thekson Meteoalb.

Problematike do te jete parametri i erës ku shpejtësia në momente te veçanta do të shkojë deri 60 km/h duke bërë që dallgëzimi të arrije deri në 5 ballë. Fundjava sjelle dobësim të erës. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *