Vera nis me valë të të nxehtit afrikan, temperaturat arrijnë 37°C

Leda Hysa

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat e ajrit do rriten lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C minimumi deri mbi 37°C maksimumi.

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme do të dominojnë në të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në Juglindje të vendit por pa rrezikuar rreshje.

Era do fryjë e lehte me shpejtësi deri 25 km/h, nga drejtimi kryesisht Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim të ulët.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *