Hepatitet virale janë ndër infeksionet më të shpeshta që shfaqen në vendin tonë.
Dy format më të përhapura janë hepatiti viral A dhe B. Referuar rasteve që trajtohen çdo vit me këtë sëmundje, autoritetet shëndetësore thonë se Shqipëria përfshihet në listën e vendeve që kanë përhapje shqetësuese të këtyre hepatiteve. Sipas të dhënave të ndërmarra në vite nga Instituti i Shëndetit Publik, llogaritet se në vendin tonë rreth 200 mijë individë të jenë infektuar nga hepatiti B, ose e thënë ndryshe rreth 9 për qind e popullatës preket nga kjo sëmundje. Ndërsa nga hepatiti C, një formë kjo më e rënduar preket rreth 1.5 për qind e popullatës. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia infeksioniste Ilda Xhelili ndalet në trajtimin e dy formave më të të përhapura, duke dhenë këshillat përkatëse mbi parandalimin e ndërlikimeve.
Ç’farë janë hepatitet virale (akute) dhe nga se shkaktohen?
Hepatiti viral akut (i menjëhershëm) është një sëmundje infektive që shkaktohet nga viruse të ndryshëme, të cilat kanë topizëm (preferencë) për mëlçinë. Viruset që prekin mëlçinë janë të shumtë, por sot do të fokusohemi në dy viruse që hasen më shpesh në praktikën tonë të përditshme dhe që janë mjaft të njohur edhe nga njerëzit. Konkretisht bëhet fjalë për virusin A dhe virusin B të hepatitit. Në thelb hepatiti, pavarësisht se nga cili virus shkaktohet, është një inflamacion (infeksion) i mëlçisë. Format klinike janë të shumta e të larmishme, duke filluar nga format pa zverdhje (ikter), e deri në format e rënda me pamjaftueshmëri të rëndë të mëlçisë e me përfundim fatal. Për secilin virus do të flasim më vete pasi edhe rrugët e transmetimit janë të ndryshme.
Si infektohemi me hepatitin A?
Njeriu është i vetmi burim infeksioni. Infeksioni përhapet nëpërmjet rrugës fekalo-orale, zakonisht nëpërmjet kontaktit të ngushtë njeri me tjetrin. Më shpesh infeksioni me hepatit A ndodh në mjedise me kushte jo të mira sanitare dhe ku ka grumbullime të ngushta njerëzish (kopshte, shkolla, konvikte, reparte ushtarake, etj). Kjo në radhë të parë është një sëmundje që prek fëmijët dhe të rinjtë. Shpërthimet zakonisht ndodhin nga infektimi i ujit dhe i ushqimeve. Uji mund të ndotet nga dëmtimet e kanalizimeve (përzierja e ujërave të bardha me ujërat e zeza) dhe ushqimet nga vaditja e perimeve me ujë të ndotur, nga duart e palara të personelit të shërbimit (për shembull kuzhinierët), etj. Një rrezik të madh për infektimin me hepatit A përbën konsumimi i midhjeve të gjalla ose të pagatuara mirë, të cilat mund të jenë rritur në ujëra të ndotura. Rrezik përbën edhe përdorimi i qumështit të infektuar, sallatës apo mishit të konservuar.
Si infektohemi me virusin B të hepatitit?
Infektohemi nëpërmjet gjakut, raporteve seksuale dhe transmetimi nga nëna tek fëmija (gjatë shtatzanisë). Jemi të rrezikuar gjatë transfuzionit të gjakut, injeksioneve, gjatë trajtimit tek dentisti, pacientët që bëjnë dializë, toksikomanët që përdorin shiringa në grup, ata që bëjnë tatuazhe, përdorimit nga shumë persona të makinave të rrojës, furçës së dhëmbëve, personeli mjekësor që kryen manipulime janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit. Transmetimi nënë-fëmijë është i rëndë. Kjo ndodh kur gruaja sëmuret gjatë tremujorit të tretë të shtatzanisë, në periudhën e lindjes ose kur nëna është që më parë me infeksion kronik. Në këto raste kur infeksioni kronik është në aktivitet, rreziku i infektimit të fëmijës është deri në 90 për qind, ndërsa në rastet kur sëmundja nuk është në aktivitet të shprehur, rreziku zbret deri në 25 për qind. E rëndësishme për hepatitit B është të theksohen personat bartës të sëmundjes, por që nuk kanë shfaqje klinike. Këta përbëjnë edhe rrezikun më të madh si burim infeksioni për njerëzit e shëndoshë sepse nuk e dine se janë të sëmurë. Mjaft rëndësi ka edhe rruga seksuale e transmetimit pasi virusi i hepatitit B ka një përqendrim të lartë në lëngun spermatik dhe në sekrecionet vaginale.
Cilat janë shenjat klinike të hepatitit?
Është pak e vështirë të dallohen këto dy forma të hepatitit viral në aspektin klinik. Por, hepatiti A ka një periudhë inkubacioni (koha nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave klinike) më të shkurtër (15-40 ditë), se hepatiti B shfaqja e të cilave shkon nga 2 deri në 5 muaj. Shenjat klinike janë mjaft të larmishme. Pothuajse të gjithë e dimë se hepatiti (verdhëza) ka si tipar dallues ikterin (zverdhjen e lëkurës). Por, para shfaqjes së ikterit kemi disa shenja të tjera të përgjithshme klinike si për shembull çrregullime të tretjes (të përziera, të vjella, anoreksi), dhimbje koke, dhimbje të kyçeve, temperaturë (deri në 38 gradë C) me ethe, të sëmurëve u largohet dëshira për të pirë duhan apo alkool. Barku është i fryrë dhe mund të shfaqen dhimbje, kryesisht në anën e djathtë të tij.
Pas disa ditësh shfaqet ikteri (zverdhja) e lëkurës. Intensiteti i tij është i ndryshëm nga një i sëmurë te tjetri. Kjo shoqërohet edhe me shenja të tjera klinike. Urina merr një ngjyrë të errët si çaj, ndërsa jashtëqitja (feçet) dekolorohen (zbardhen). Gjatë kësaj periudhe mëlçia vazhdon të jetë e zmadhuar dhe e ndjeshme në prekje. Po kështu edhe shpretka mund të jetë e zmadhuar në rreth 25 për qind të rasteve. Gjithashtu gjatë periudhës ikterike të sëmurët mund të kenë një prurit të shprehur (kruajtje e trupit), e cila qetësohet me rënien e ikterit. Zakonisht ikteri ulet pas 7 ose14 ditësh dhe zhduket për 2 deri në 6 javë. Gradualisht edhe urina dhe jashtëqitja marrin ngjyrat normale. Këto janë disa shenja të zakonshme të hepatitit, por klinika e tij mund të ketë shumë më tepër larmishmëri, e cila duhet vlerësuar dhe trajtuar nga mjekët specialistë.
Si vihet diagnoza?
Diagnoza përcaktohet në bazë të shenjave klinike dhe ekzaminimeve specifike që jep mjeku. Këto ekzaminime përcaktojnë në mënyrë mjaft të saktë hepatitin dhe llojin e tij.
Si është ecuria e sëmundjes?
Për hepatitin A ecuria e sëmundjes është mjaft e mirë dhe jo shumë e gjatë. Ndërsa hepatiti B ka një ecuri më të gjatë dhe mund të ketë ndërlikime. Ndërlikimi më i shpeshtë është kronicizimi i sëmundjes që mund të çojë në cirrozë, ndërsa ndërlikimi më i rëndë është hepatiti fulminant në fazën akute të sëmundjes. Kjo fillon si hepatit akut i zakonshëm, por ikteri thellohet shumë dhe shfaqen shenjat e pamjaftueshmërisë së mëlçisë. Këto forma kanë përfundim fatal.
Cili është kujdesi dhe trajtimi i këtyre të sëmurëve?
Të sëmurët duhet bëjnë regjim shtrati dhe të përdorin ushqime të zgjedhura, pa yndyra, jo pikante, jo sheqerna të tepërta. Duhet të përdorin kryesisht dieta të lëngshme dhe jo të skuqura, por të ziera dhe të pjekura. Ndërsa trajtimi medikamentoz është specifik dhe i takon mjekut specialist që ta japë në mënyrë më të detajuar në varësi të gjendjes së pacientit.
Cila është profilaksia për këtë sëmundje?
Në radhë të parë, ashtu siç theksojmë për të gjitha sëmundjet infektive, duhet të kemi parasysh rregullat higjieno-sanitare personale dhe higjienën ushqimore me të gjitha hallkat e saj. Theksojmë të rëndësishme kryerjen e marrëdhënieve seksuale të mbrojtura.
Për hepatitin B ekziston një vaksinë, e cila bëhet që në momentin e lindjes dhe ka një përsëritje pas një muaji dhe një dozë të tretë pas 6 muajsh. Në vendin tonë ka hyrë në protokollin e detyruar të vaksinave në vitin 1994. Për personat që kanë risk të lartë rreziku, kjo vaksinë duhet të jetë e detyruar.
Simptomat
• Ethe
• Lodhje
• Humbje oreksi
• Të përziera
• Të vjella
• Dhimbje barku
• Ngjyra e urinës e errët
• Jashtëqitje pa ngjyrë,të bardha
• Zverdhje e pjesës së bardhë të syrit dhe e lëkurës
kam burrin c
Pyes mjekun specialist se nese eshte pacienti i semuar me hepatit b a eshte e nevojshme te behet edhe Rv.me vaksinen hepatit B pas 5 vitevr
Pershendetje bashkeshorti im ka lind ne 91 dhe skish ber asnje vaksin mirepo nena beri lindje ne muajin e tet te shtatzanis tn ia ka trasmetuar djalit te saj te sapolindur ai u kurua ne spital per nje muaj dhe tn nk ka asnje shqetesim nese ben analize i del mikrobi i verzes
Pershendetje Un kam disa muaj qe kam lodhje ne trup dhimbje koke fryrje barku jam e zverdhur ne fytyr dhe dhe nuk kam apetit aspak.
Kan hepatit b the dyka te di aesht rrezik apo jo me ktheni nej pergjigje ju liten the åka sovrum kjo smundje
Mirdita. Unë që po ju shkruaj jetoj në Gjermani. Ika në spital sepse isha i shqetësuar nga ngjyra që më kishte marrë trupi dhe e bardha e syve ngjyrë të ( verdhe). Mjekët më thanë që ti duhet të shtrohesh urgjentisht në spital sepse mëlçia juaj eshtë 70% e dëmtuar. Më mbajtën 27 ditë dhe përfundimi doli që nuk e kisha të dëmtuar por të infektuar. Kurse një mjek i lagjes këtu është Turk dhe më tha që ju mbase jeni i prekur nga Verdhëza e Zezë. Ju lutem më jepni një ide ose më ndihmoni sepse nuk jam duke ditur se si të veproj. Më kanë çorientuar komplet. Trupi më ka marrë komplet ngjyrë të verdhë deri te këmbët, të bardhën e syve e kam të verdhë dhe kam shumë kruajtje , që po të kisha sharrë druri dhe me atë do isha kruajtur. Dhe mjekim nuk jan duke më dhënë. Ju lutem më jepni një mendim ose ndonjë mjekim popullor.