Ishte e pamohueshme. Verdiktet përfundmtare janë dhënë në 90 minutëshin e fundit. Skënderbeu kampion, Kukësi i dyti për të dytin vit radhazi. Laçi në Europë, Teuta me shpresën që fitues i Kupës të jetë Kukësi dhe më pas Partizani që dy javët e fundit humbet Europën. Mrekullia Tirana në vendin e gjashtë me 50 pikë dhe më pas Flamurtari e Vllaznia. Zyrtarisht në kategorinë e parë zbresin Besa, Kastrioti, Lushnja dhe Bylisi. Ky i fundit kishte zbritur para kohe që 9 javë para fundit të sezonit. Verdikte të hidhura për disa skuadra sidomos Partizanin që për 31 javë ka qenë në zonën Europë dhe në fund dorëzohet sepse është një pikë larg pozicionit që të çon në kompeticionet Europiane. Shkurt në Champions do të luajë Skënderbeu për herë të katërt radhazi. Më Kukësi e Laçi në Europa League, por mund të ketë një shans për Teutën e vendit të katërt.
Kokën lart Partizani që nga Kategoria e Parë ka bërë një kampionat të madh duke ditur se kthehej nga ferri i rënies në kategoritë e ulëta. Për si e nisi sezonin Flamurtari ka marrë atë që ka dhënë, ashtu si Tirana dhe Vllaznia që si e nisën sezonin bënë një fazë të dytë fantastike.
Mbrojtja më e mirë është ajo e Partizanit me 26 gola të pësuar.
Mbrojtja më e keqe është Bylisi, por që në 9 ndeshjet e fundit është mundur në tavolinë 3-0. Po kështu Bylisi është edhe sulmi më i keq në Superiore këtë sezon. Sulmi më i mirë është ai i skuadrës kampione me 52 gola të shënuar dhe nga këto 20 mbajnë firmën e Pero Pejiçit. Ekipi me më shumë barazime është Teuta plot 12 të tilla. Fitore më shumë normalisht ka ekipi i Skënderbeut që është edhe kampioni i Shqipërisë.

keshtu eshte kure i jepe pushtete jevgute dhe korca po perfitone nga pushteti jevgjit e ndimoi laci 2 vjete te dilte kampion dhe ja shperbleu korca 2 vjete dhune dhe terore bente laci peqini ballshi i partis qe te dilte korca kampione dhe teroristi duka nuk denonmte injorancene lac peqin ballesh po denonte te demtuarite skame ca therme me llumi ka fituare po veteme ne shqiperi se ne botene demokratike europjane nuk ha dot kjo injorance qe ka zaptuare kete vende