Vërë e miut…

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Moj DITA e nderuar! Po për kaq sylesh na marrkan ne popullin këta zotërinjtë PD-ista?! U kanë vajtur brekët në fund të këmbëve e pordhët në zemër, se gjarpri i zi i Ali Pashait do t’i përpijë për ato ynere që kanë punuar, nëse është përpiluar ajo reformë si e dëshiron shumica e shqiptarëve të ndershëm. Hajdutët e gjakësorët dridhen të tmerruar. Në Labëri shprehen: vërë e miut, 500 grosh! Epo çfarë t’i bësh, ka dalë zallëmi për zullumin! Mbahuni more burra, mos e lëshoni veten kështu, katastrofa do të vijë kur t’u iki e prokuroria e gjykata. Për atë qan nëna o biiir! Mjerë Plakgërdalla e kulishët e miut, që do t’i kenë kullat e Viçidolit shkretë! Gjemb Murrizi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *