Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Analizë e përpiktë e I.Metajt dhe një dush për kasandrën Blush. Ashtu si thotë dhe autori i shkrimit, Blushi të lejë politikën dhe pastaj të shkruajë vepra për mjerimin. Le të bëhet po deshi një Hygo, Çehov, apo Balzak. Por nuk është e moralshme që të jesh aktiv në politikë dhe të moralizosh sikur je jashtë saj, është më e pakta e pamoralshme. Dhe këtë mision Blushi ka kohë që po e bën. Blushi si politikan duhet edhe të propozojë alternativa për më mirë, ashtu si i mendon ai. Të marrësh rrogën nga taksapaguesit shqiptarë dhe t’u kujtosh atyre përditë mjerimin, (sikur ata nuk e dinë), është e turpshme.
