Reshjet e borës kanë mbuluar dje edhe zonat e Dibrës, Kukësit dhe Pukës. Dëmet në bujqësi janë të mëdha për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike dhe të ftohtit në këtë periudhë. Në Dibër trashësia e borës arrin në 30 centimetra, ndërsa në zonat rurale ka pasur edhe vështirësi qarkullimi dhe mungesë të energjisë elektrike për shkak defektesh. Reshje të dendura bore pati edhe në zonat e Pukës dhe Kukësit, ku ka probleme edhe në qarkullimin e mjeteve në Qafa e Malit, Fushë Arrëz-Kukës, Qafë-Mali-Fierzë.
