Vërini zile dhe çojeni në pyll

anazapta

 

Letër e nënshkruar

Eqerem Kajo

E dashur  Dita: Ujku qimen ndërron, por zakonin kurre nuk e haron, Sali Berisha eshte nje ujk plak qe i kane rene dhembet, por goja dhe syte i ka si te ujkut dinak  qe kundershtarit mundohet ta mposhte me sllogane te shpifura. Eshte si ajo kafsha qe nuk zbutet. Sado qe po mundohen të gjithë brenda e jashte vendit, ai nuk ndryshon. Kam nje kujtim nga vendlindja ime Kolonje qysh kur kam qene femijë.

Nje bashkefshatar qe e quanin Sejfulla kishe shetitur ne tre kontinente ishte njeri i ditur, kishte pare bote dhe pasi ja kishte pire lengun emigrimit, kthehet ne fshat dhe fillon zanatin e gjuetarit. Kurre nuk tregonte se cfare to bente ne pyll, kishte sukses, vriste dera, lepuj, sarkadhe,etj dhe fshatret ja kishin zili.

Nje dite, Faslliu nje burre me humor te mire i thote: Ti ke vrare gjithë ato kafshe te egra por si nuk vrave nje ujk, qe na baderdisi  bagetine?! I ngeli merak Sejfullait kjo fjalë dhe nje dite gjate gjuetise gjen nje këlysh ujku, te sapo lindur e mer e sjell në fshat.

I thonë: Ç’e ke kete more Sejfulla, s’e shikon qe eshte këlysh ujku, leshoje se do na haje femijet dhe bagetine sa ti forcohen dhëmbët. – Jo, thote Sejfullau, une do ta zbus dhe do ta mbaj ne shtepi. – Nuk zbutet ujku – i thonë, por nuk ja mbushën dot mendjen.

Sejfullai e mbajti nje vit ne kafaz ujkun e vogel dhe i jepte mish përditë. Një dite ai i zgjati doren per ti dhene ushqim. Ujku ia futi dhembet ne krah gati sa nuk ja keputi. Gjaku i kullonte. Kur e pane te afërmit u tmerruan.

E mori vesh dhe Faslliu dhe i tha: – Hë more kurbetli, kur te thamë nuk zbutet ujku, nuk na degjove. Tani vari nje zile në qafe dhe leshoje.

Ashtu beri Sejfullau e leshoi ujkun me zile. Shumë shpejt ai ngordhi. Keshtu qe Sejfullau nuk e zbuti dot ujkun dhe fshataret zbuten Sejfullaun. E mora kete shembull sepse Saliu nuk zbutet as ne Parlament e as jashte tij.  Tani  eshte bere si nje bajraktar pa bajrak qe populli po i  thotë “c’fare po pjerth o bajraktar”?

Saliut t’i  varet nje kembore  dhe te shkoje atje ku ka mesuar zanatin e ujkut  sepse populli nuk e duron dot me. Prej tij vetem shere kemi dhe asnje te mire.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Une nuk jam aspak dakord me sugjerimin Tuaj qe t’i varin nje zile Sali Berishes dhe ta çojne ne pyll ! Ai po terbon nje popull te tere dhe po e derguam me zile ne pyll do te na terboje gjithe kafshet e egra ! Besoj se do te kem edhe mirekuptimin Tuaj, Zoti Eqerem !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *