Veriu jashtë rrezikut, kaskadat e Hidrocentraleve nuk janë shqetësim

Dita

Zv.Ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja, deklaron se kaskadat e Hidrocentraleve nuk janë shqetësim pasi temperaturat do të vijnë në ulje.

“Jemi në kushte të kontrollit të plotë të regjimit të digës në të tre HEC –et. Pra jemi brenda normave. Temperaturat janë ulur dhe do vazhdojnë të mbeten të tilla, kështu që nuk do të kemi reshje shiu akoma në zonën e ujëmbledhësit të lumit Drin, çfarë do të shkaktonte shkrirjen e dëborës”, tha ai.

Përmbytjet sipas zv. Ministrit Ilir Bejtja nuk kanë ardhur vetëm si pasojë e reshjeve intensive të shiut, por edhe për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese dhe ndërtimeve pa leje.

“Shtrati i lumenjve, ose veprat e ndërtuara në to, por dhe dëmtimet që u janë bërë kanaleve. Ndërtimet që janë bërë pa leje, ose pa sistem në fusha, në zona pranë zonave të rrezikut, pra pranë lumenjve”.

Aktualisht kaskada e Drinit po punon me kapacitet të plotë për prodhimin e energjisë, ndërsa KESH po eksporton rreth 140 mijë mega energji elektrike deri në fund të muajit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *