Veriu kundër Jugut, “All Star Game” i Serisë A do të ishte i frikshëm

DITA Online

 

Në Amerikë, “All Star Game” është një traditë. Është spektakli që sillet në jetë nga yjet e NBA-së dhe është një eveniment unik.

Sportet e tjerë amerikane, duke përfshirë edhe futbollin, kanë imituar basketbollin dhe kanë krijuar ndeshjet respektive “All Star Game”, ku sfidohen atletët më të mirë të Lindjes dhe Perëndimit.

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku është një tifoz i madh i basketbollit dhe ka shijuar kohët e fundit spektaklin e “All Star Game”. Ai ka hedhur idenë për krijimin e një “All Star Game” në Premier League. Ky sugjerim ka stimuluar edhe mediat italiane që kanë krijuar dy skuadra të mundshme Veri dhe Jug.

Vija imagjinare e ndarjes do të vihej në Firence. Kështu, lojtarët më të mirë të Juventus, Inter dhe Milan do të ishin te skuadra e Veriut dhe ata të Napoli, Lazio dhe Roma, të gjithë në atë të Jugut.

Skuadra e Veriut do të ishte e jashtëzakonshme dhe e mbudhur me të huaj. Në portë do të ishte Buffon, edhe pse zgjedhjet nuk do të mungonin. Në fakt, alternativat e tjera do të ishin Handanovic, Szczesny dhe Donnarumma. Në mbrojtje do të riformohej dyshja Chiellini-Bonucci, ndërsa në krahë mund të aktivizohen interist Cacelo dhe Alex Sandro. Në stol, Skriniar, De Sciglio, Calabria dhe Benatia. Mesfusha do të përbëhej nga tre lojtarë, me Pjanic në rolin e regjisorit. Në krah të tij do të ishte Kessia dhe Bonaventura. Alternativat: Khedira, Torreria i Sampdoria-s, Biglia dhe Borja Valero. Në sulm do të kishim një treshe ëndrrash të formuar nga Icardi, Dybala dhe Higuain. Stoli: Quagliarella, Mandzukic, Perisic, Suso dhe Bernardeschi.

Skuadra e Veriut

Buffon; Cancelo, Bonuçi, Chiellini, Alex Sandro; Bonaventura, Pjanic, Kessié; Dybala; Higuain, Icardi.

Po aq e fortë do të ishte edhe skuadra e Jugut. Nga ana tjetër, Napoli kryeson Serinë A, Lazio është në vendin e tretë dhe Roma në të pestin. Në portë do të ishte Alisson (Peleja i portierëve).

Në mbrojtjen me katër lojtarë rreshtoheshin Hysaj, Koulibaly, de Vrij dhe Koulibaly. Alternativat: Manolas, Fazio, Albiol dhe Ghoulam.

Në një skemë 4-2-3-1 duhet të ketë vend për Nainggolan dhe Milinkovic-Savic, por si mund të mbahet jashtë një lojtar si Allan, Jorginho, Strootman, De Rossi, Lucas Leiva, Pellegrini dhe Zielinski do të ishin rezervat e tjera. Callejon, Mertens dhe Insigne do të pozicionoheshin mbrapa krahëve të Lorenzo Insigne për të formuar një katërshe të frikshme në sulm. Alternativat: Hamsik, Luis Alberto, Dzeko, Felipe Anderson, Schick dhe Perotti.

Skuadra e Jugut

Alisson; Hysaj, De Vrij, Koulibaly, Kolarov; Milinkovic-Savic, Nainggolan; Callejon, Mertens, Insigne; Immobile.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *