Verona, drejtonin shitjen e drogës, arrestohen shqiptari dhe tuniziani

redaktor

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia e Veronas dje në Itali, pas hetimeve të nisura mbi një grup të shpërndarjes së drogave heroinë dhe hashash në doza.

Janë sekuestruar 1,5 kg heroinë dhe pak më shumë se 2 kg hashash. Hetimet nisën prej vitit 2014 dhe gjithçka erdhi pas kapjes së një çifti italian që posedonte lëndë narkotike të pastër dhe më tej u zbuluan anëtarët e tjerë të grupit, përfshi edhe shqiptarë.

Tetë prej të ndaluarve konsiderohen shitës të vegjël, kryesisht ekstrakomunitarë.

Tuniziani Abderrazak Ben Abdelkader, 43 vjeç dhe shqiptari Besnik Hjeksa, 44 vjeç, dyshohet se drejtonin këtë grup shpërndarësish.

Policia tha se të dy të ndaluarit kishin ndarë territoret dhe i kontrollonin punët, i pari në Verona dhe tjetri në Garda.

Grupi u godit pas kapjes së bisedave dhe SMS-ve ku flitej për cilësinë e drogës. Shqiptari Hjeksa kishte kontakte në Bussolengo dhe Pastrengo, ndërsa përdorte edhe banesën si bazë droge.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *