FOTO / Sërish arrestime shqiptarësh në Itali, dy me 23 kg ketaminë, tjetri me 3.3 kg kokainë

redaktor

UPDATE – Mbrëmjen e 12 shtatorit në San Martino në një distributor të quajtur “Total-Erg” karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë të datëlindjeve ‘74 dhe ‘76, të dy të martuar, njëri prej të cilëve punëtor në distributor.

Karabinierët kanë vënë re dy burrat që të fshehur pas dy veturave të dyja nën pronësinë e tyre po mbushnin dhe tranferonin disa shishe plastike me lëng transparent.

Karabinierëve u ka bërë përshtypje nervozizmi i tyre i pazakontë për një kontroll rutinë.

Kanë vendosur t’i transportojnë dy burrat në kazermë për t’i marrë më hollësisht në pyetje dhe një prej të arrestuarve ka rezultuar me precedentë penalë.

Pas kësaj karabinierët kanë bërë analizat e lëngut në shishe.

Ka rezultuar se lënda brenda shisheve kishte ketaminë një lëndë mes medikamentit dhe drogës që përdoret kundër bipolaritetit kur është në sasi të vogla.

Në total karabinierët kanë sekuestruar 23 kg.

Dy shqiptarët janë arrestuar dhe izoluar në qeli – njoftojnë mediat lokale të Veronës.

Kapja vjen pak pasi në autostradën pranë Vipitenos, një shqiptar dhe një rumun u arrestuan me 3,3 kg kokainë të pastër.

A.P. e E.B. u deklaruan karabinierëve se vinin nga Monako dhe shkonin në Milano.

Por një prej karabinierëve ka zbuluar në kroskot një biletë parkimi të Roterdamit dhe një faturë blerje ushqimesh po aty.

Pas kontrollit më të detajuar zbulohet sasia e drogës  fshehur në një dopjo-fund të sajuar në hapësirën me sediljes së shoferit dhe pasagjerit / DITA

vipiteno 1vipiteno 2

***********

Lajmi në mediat veroneze mund të lexohet KËTU

Lajmi për arrestimin e shqiptarit dhe bullgarit, KËTU

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *