Vërshon uji nga Vau i Dejës, përkeqësohet situata në Shkodër

anazapta

Për banorët e Ultësirës Perëndimore duket sikur nuk ka fund makthi i ujit që vërshon në banesat dhe tokat e tyre bujqësore. Rritja e nivelit të ujit në hidrocentralin e Vaut të Dejës ka detyruar autoritetet të rinisin sërish shkarkimet, duke bërë që të rritet menjëherë sipërfaqja e tokës nën ujë. Aktualisht mësohet se shkarkimet vijojnë në masën 800 m kub në sekondë, çka i ka shtuar edhe 500 hektarë sipërfaqes prej 3000 ha që gjendej nën ujë. Të paktën 270 banesa janë të izoluara, ndërsa qarkullimi në aksin Shkodër-Velipojë është bërë i pamundur për mjetet e ulëta. Në fshatrat Obot dhe Dajç, niveli i ujit arrin deri në 1 metër, ndërsa situata pritet të përkeqësohet.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *