Një ish-drejtues i një kompanie nafte ka sugjeruar se Amerika mund ta ketë asgjësuar avionin e “Malaysia Airlines” dhe tani po përpiqet ta mbajë sekret.
Duke shkruar për “OpEdNews.com”, John Chuckman, i cili ka qenë krye-ekonomisti i një kompanie të madhe nafte në Kanada ka ngritur pyetjen: “A mund të kenë qenë ShBA-të ato që kanë asgjësuar Fluturimin MH370, aksidentalisht ose qëllimisht dhe tani duan ta mbajnë të fshehtë?”
Chuckman, me origjinë nga Çikago vazhdon: “Nuk do të kishte asgjë të paprecedent në një akt të tillë: ushtria amerikane mund ta ketë qëlluar linjën ajrore civile. Nuk e kam idenë se çfarë shkaku e ka çuar Fluturimin MH370 në ndërprerjen e komunikimit, ndryshimin e kursit dhe fluturimin në lartësi të vogël, por di se ky event nuk mund të shkonte pa u vënë re nga sytë dhe veshët e inteligjencës ushtarake amerikane.”
Fluturimi MH370 është zhdukur gjatë udhëtimit nga Kuala Lampur në Pekin në datën 8 mars, me 239 njerëz në bord. Kërkimi 6-javor në Oqeanin Indian, ku ekspertët besojnë se ka rënë avioni, nuk ka zbuluar ende gjurmë të tij.

avioni perfundoi duke ngarkuar droge ne lazarat dhe per momentin eshte sekuestruar nga prokuroria shqiptare si prove inkriminuese. te interesuarit te presin deri sa te zhvillohen seancat degjimore ku njera pale akuzon dhe tjetra thote nuk keni fakte dhe ku prokuroria duke u ndjere pak e lodhur po ben nje dremitje. mbas nje viti ku drejtesia do beje sikur nuk ka ndodhur gje dhe ceshtja te jete haruar mund te vini te terhiqni avionin.