Një poezi e Ismail Kadaresë e shkruar 40 vjet më parë vazhdon të shkaktojë debate dhe diskutime edhe sot e kësaj dite në qarqet letrare dhe jo letrare të vendit. Poezia “Në mesditë Byroja Politike u mblodh” nuk u botua kurrë në kohën e vet, pasi u ndalua me shpejtësi dhe, mbi të gjitha, shkrimtarit i kushtoi jo pak. Duket absurde për kohën e sotme, por Ismaili ka qenë seriozisht i rrezikuar nga një poezi. Për një poezi që në korpusin e krijimtarisë së këtij shkrimtari është gati e papërfillshme. Vetë shkrimtari ka deklaruar se romani ‘Dasma’, vetëm pak kohë pas botimit, e ka quajtur një eksperiment të dështuar. Mirëpo ja që edhe pas dyzet vjetësh shkrimtarin nuk e lënë të qetë pikërisht për një vjershë. Nuk i përmendin veprat madhore të tij dhe i përmendin ndonjë krijim të politizuar, të shkruar në kohë e rrethana të caktuara. Ismail Kadare ka mohuar gjithnjë etiketimin ‘disident’ për të. Mirëpo, pikërisht për këtë krijim, kemi një dëshmi autentike, ku ai me dorën e tij ka shkruar: “Unë kam shkruar dhe kam çuar për botim një vjershë armiqësore, kundërrevolucionare, të drejtuar kundër vijës së Partisë, kundër regjimit tonë, kundër diktaturës së proletariatit…” Që një poezi hap kaq shumë polemika, do të thotë se ajo ka disa shtresëzime mesazhesh, leximesh, interpretimesh dhe nëntekstesh brenda saj.
Versioni kosovar i Dhora Lekës e ka emrin Sabri Hamiti
Ditët e fundit, një letër e kompozitores Dhora Leka, drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1967, tronditi opinionin publik shqiptar. Kjo letër është rrëfimi i një gruaje agjente të Sigurimit Shqiptar, ku tregohej si u përpoq që, me anë shpifjesh, të fuste në burg shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Me sa kuptohet nga ajo letër, qëllimi ishte dënimi i shkrimtarit në mënyrë të pakthyeshme: vdekje morale dhe ndoshta fizike.
Ç’lidhje ka kjo letër e kësaj gruaje agjente me akademikun nga Kosova, në shikim të parë duket i tepruar, mund të pyesë ndokush. Mirëpo, po të shihet me kujdes, nuk është ashtu.
Sabri Hamiti, në veprën e tij me dy dy vëllime (rreth 1200 faqe) – Letërsia moderne shqipe, për Kadarenë ka rreth dy faqe. Por këto janë të mjaftueshme për një rezultat të njëjtë me atë të spiunes Dhora Leka: vrasjen morale të shkrimtarit dhe nxjerrjen e tij përgjithmonë nga letërsia shqipe. Ku ndryshon në këtë rast akademiku nga Kosova, prej spiunes nga Shqipëria? Fare pak, ose aspak.
Dhora Lekën e nxiti Sigurimi famëkeq shqiptar të shpifte kundër Kadaresë. Mbetet që Sabri Hamiti të rrëfejë se kush e nxiti atë. Ndonjë polici e fshehtë apo ndërgjegjja e tij e errët? Kjo pyetje e kërkon me doemos një përgjigje, kur dihet se S. Hamiti është deputet dhe nënkryetar i parlamentit të Kosovës. Pse ka zgjedhur ai për të analizuar pikërisht këtë poezi të Ismailit në veprën e tij voluminoze, duke lënë të nëkuptohet se kjo është poezia përfaqësuese e shkrimtarit?
Hidhini një sy se çfarë shkruan S. Hamiti në vlerësim in e tij për Kadarenë, duke iu referuar poezisë “Pashallarët e kuq”: Hamiti thekson se Kadare është një himnizues i Enver Hoxhës. Sipas Hamitit, Kadare thotë se shkrimtari i kërkon diktatorit të forcojë terrorin. Kam lexuar lloj-lloj interpretimesh për veprën e Kadaresë, por ky i Hamitit më duket një nga akuzat më të pqërbindshme që i bëhet shkrimtarit.
Pse e them këtë? Po i referohem një vepre tjetër të Kadaresë: Romanit të tij ‘Krushqit janë të ngrirë’ i cili u botua menjëherë pas masakrës që ndodhi në Kosovë në vitin 1981 dhe që i tregoi opinionit publik botëror thelbin e asaj se çfarë po ndodhte në atë kohë në këtë pjesë të trojeve shqiptare. E, Sabri Hamiti u rreshtua krahas propagandës serbe për domethënien e kësaj vepre të Kadaresë. Mund të arsyetohet dhe të pyetet: Ç’e nxiti S.Hamitin për një rreshtim të tillë në vitet tetëdhjetë? Dhe më tej: Çfarë e nxit tani që të jetë konsekuent në një pikëpamje të tillë? Mos vallë vazhdon urrejtja e Sigurimit ndaj Kadaresë?
Gazeta ‘DITA’ ka dijeni se shkrimtari Ismail Kadare i ka kërkuar S.Hamitit të japë publikisht përgjigje për kët. Bashkë me të, një përgjigje është e detyrueshme edhe nga disa ndjekës të tij në Tiranë, kryesisht në mjedise universitare.
Sulmi i pandërprerë
Ç’është kjo joshje, kjo dëshirë egërshane, (po të përdorim një neologjizëm të Kadaresë), për të goditur me doemos shkrimtarin për këtë poezi? Në kohën që u tentua të botohej kjo poezi në vitin 1975 jemi në kumin e zymtisë së diktaturës dhe, sikurse është zbuluar vitet e fundit, ajo poezi shkaktoi alarm, një reagim të fortë me drithma në kupolën e partisë-shtet. Kjo merret vesh nga dokumentet e zbuluara disa vite më parë, të cilat studiuesi Shaban Sinani i ka përmbledhur në librin ‘Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K”. Nga këto dokumente del se me këtë poezi të Kadaresë, merrej direkt Enver Hoxha, Byroja Politike, Komiteti Qendror, Lidhja e Shkrimtarëve dhe gjithë seksionet e shtetit. Mehmet Shehu i shkruante Enverit, ndërsa Enveri kishte dhënë paraprakisht konkluzionet, mendohej se ç’farë duhej bërë me shkrimtarin. U fol e u përfol, analiza pa fund dhe shkrimtari u çua për riedukim por… shpëtoi.
Shkrimtari nuk e mohoi kurrë këtë poezi, që ndonëse ka një përmbajtje tejet të mprehtë që hap debate edhe pas dyzet vjetësh, nuk e quan ndonjë krijim kushedi se çë. Dhe meqë me këtë krijim merren aq shumë, mbase më shumë se edhe me veprat më të mira të Ismailit, e vlen të analizohet dhe të pyetet: Vërtetë, si e shkroi dhe si shpëtoi shkrimtari nga kjo histori?
Paradoks apo keqdashje?
Mirëpo, çfarë ndodh pas dyzet vjetësh? Si është e mundur, thonë disa, ndërsa gati sa nuk thonë se shkrimtari më e pakta duhej të kishte përfunduar prapa hekurave të burgut. Këtë e lë të nënkuptohet edhe studiuesi S. Hamiti, i cili në studimin e tij prej dy faqesh, thotë se e ka gjetur arsyen pse shpëtoi Kadare. Në atë poezi Kadare e bën diktatorin hero, thotë Hamiti, duke lënë të nënkuptohet se ishte pikërisht diktatori që e shpëtoi Ismailin. Është e njëjta logjikë si e Stefan Shvarcit e ndonjë tjetri që me njëmijë e një mënyra përpiqen të argumentojnë se Ismail Kadare ishte vegël dhe shërbetor i diktaturës. Nuk di apo nuk do të kuptojë Sabri Hamiti thelbin e këtij krijimi? Është puna e tij, por mendoj se përderisa nuk arrin të zbulojë apo të shprehë “çelësin” e kësaj poezie. Poezia që në versionin origjinal ka një titull tjetër është pagëzuar në opinion me titullin ‘Pashallarët e kuq”. Ata ‘pashallarë’ që desh i hëngrën kokën shkrimtarit, rezultuan se në të vërtetë nuk ishin pashallarë. Atëherë, si ta kuptojmë këtë sulm të ‘pashallarëve’ të sotëm të letrave si S. Hamiti me shokë kundër Ismail Kadaresë? Shkrimtari mund të trazohet, të turfullojë, t’i prishet gjumi nga kjo që ndodh. Por ndihet i parrezikuar. Këta ‘pashallarët’ e sotëm duket se janë krejtësisht të papërfillshëm për të.
***
Autokritika e Ismail Kadaresë
Mëvjen shumë keq që në kohën kur Partia ka probleme të rëndësishme për të zgjidhur, në konditat e rrethimit borgjezo-revizionist dhe të acarimit të luftës së klasave, unë si komunist dhe si shkrimtar, në vend që të jem në ballë të situatës, të ndihmoj Partinë, jo vetëm që s’e zë këtë pozicion, por bëhem vetë problem për Partinë, pra bëhem pengesë për të. Vetë ky fakt është tepër i hidhur për ndërgjegjen time dhe nuk zmadhoj asgjë po të them se ky është hidhërimi më i madh dhe vrasja më e madhe e ndërgjegjes që unë kam pësuar ndonjëherë në gjithë jetën.
Unë kam shkruar dhe kam çuar për botim një vjershë armiqësore, kundërevolucionare, të drejtuar kundër vijës së Partisë, kundër regjimit tonë, kundër diktaturës së proletariatit, kundër popullit tim. Kjo është një vjershë e drejtuar kundër gjithshkaje që unë kam besuar dhe mbrojtur në jetë.
Duke pretenduar se është një vjershë kundër burokratizmit dhe komplotizmit, ajo në të vërtetë është ndihmësja më e madhe e burokratizmit dhe në qoftë se do të botohej, ajo do të ishte pjesëmarrëse e komplotizmit. Këtë vjershë po të botohej armiqtë do të mund ta përdornin si armë për të goditur regjimin tonë dhe gjithçka të shenjtë që ne ngremë dhe mbrojmë në vendin tonë.
E gjithë vjersha, nga kreu në fund është ndërtuar gabim. Ajo është nisur shtrembër dhe ka mbaruar shtrembër. Çdo gjë në të është e keqe dhe armiqësore.
Ngatërrimi i burokratizmit dhe komplotizmit, që në fillim mua m’u duk si gabim i falshëm, ishte fatal. Me një mendjelehtësi të pafalshme, unë arsyetova: si burokratizmi, si komplotizmi janë armiqësore, janë atyu aty, komplotizmi është stad më i lartë i burokratizmit, pra mund të trajtohen në një plan, aq më tepër që jemi në terrenin e poezisë. Mirëpo, ky i ashtuquajturi “gabim i falshëm” bashkë me të tjera, që do të mundohem t’i shpjegoj më poshtë, më çoi mua në krijimin e kësaj vjershe të zezë.

Populli,lexuesit…kane nje inerci me te madhe se krijuesit.Ne rastin konkret ne lexuesit mbetemi me besnik te jetes sone,vleresojme edhe kontributin dhe vlerat tona e te shoqerise ne shtetin e diktatures se proletarjatit.Ndersa krijuesit e veçanerisht Ismaili kane nje elasticitet te çuditshem dhe nje mungese inercie qe ne njerezve normal do te na merreshin mend ne kthesa te tilla si e pret timoni Malua.Ai ka prodhuar per konsum te gjere,por me gjithate, me gjithe kercimet pupthi ylberin nuk e kaloi dot,por nuk ka perse te merzitet…
Sepse nuk eshte as ne interes kombetar qe qindra skipetare te perpiqen dite e nate per te kaluar ylberin..e per te ndruar seksin politik..Ja edhe kapitalizmi qe po provojme eshte ndertuar mbi kufoma skipetaresh qe vriten per dite per nje gardh..per nje vije uje..por malua nuk shkruan asnje fjale atje ne vilen e tij tek mali i “skllavit”…
Shumica dermuese e shkrimtaret e medhenj nobeliste te shekullit 20-te kane qene komuniste, si psh Gabriel Garcia Markez, Pablo Neruda, Fuente, Dario Fo, etj etj
Keshtu qe nuk eshte mekat te kesh bindje komuniste,….e rencishme eshte te kesh talent si shkrimtar perderisa e quan veten te tille..Dhe Kadareja ka talent ,biles super talent,
ndersa si komunist Kadareja ,ishte nje komunist …plangprishes …
Po jepe dreqin e poezise ta lexojme, mandej gjykojme edhe ne …………
i nderuar F.P
ne respekt te lexueve te Dites bera “copy -paste” ne nje artikull te meparshem per Kadarene me Dhorken…por moderatoret e kesaj gazete duhet qe temos i shpendajne temat e njejta si p.sh per Kadarene te jene ne nje vend te perbashket.
Jam nga ata shqiptare qe do te doaj qe Kadareja dhe Qosja te benin pajtimin e madh midis tyre por kane nje pengese:Sali Serbin qe e ka ne dore kadarene dhe ‘DOSJET TIJ”
Pjesë nga poemthi
Në mesditë Byroja Politike u mblodh
4.
… Pashallarë të kuq. Bejlerë me tesera partije
Baron-sekretarë. Bosë të naftës. Varg.
Në kortezh të zymtë, nën himne liturgjie
Çojnë tabutin e revolucionit për në varr
5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzëqeshje, tundje grushti në miting
Thjeshtësi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalët Enver parti, autokritikë.
Kështu ishte ditën,
kurse natën
Zbrisnin në themel ata sërish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Që duronte ditën ngre e ngre e natën prish.
6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehtë
Ishte i pari që dyshoi për ta.
Dhe ahere në themele të shtetit
Zbriti si në baladat e mëdha.
Një pishtar të kuq mbante në dorë.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e dëshmorëve
Tek ndanin mantelet seç i pa.
Ja, ku qenkeni!
Ata u ngrinë.
-Oh, shoku Enver, hm, rroftë, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen në çdo thinjë
Si një mal në dimër bubulloi…
Duke e mbyllur pa mbaruar mendimet per Kadarane them qe nuk ka njeri ta cvleresoje si nje nga shkrimatret me te medhenj boterore POR E KEQJA ETIJ eshte se eshte ai vete i pari qe ka demtuar veten e tij duke patur frike nga e Verteta dhe nga e kaluara e tij e afert dhe e larget
Ja vjersha e plote:
ISMAIL KADARE
PASHALLARET E KUQ
Ne origjinal:
Ne mesdite
Byroja politike u mblodh
1.
Ne mesdite Byroja politike u mblodh.
Valle c’ka ndodhur ne kufijte veriore.
Ne kufijte e jugut valle c’ndodh.
Qielli eshte me re dhe dimri sjell debore.
Mos levizen klasat e permbysura,
Mos ka katastrofe ne prodhim.
Valle ambasadoret mos kane nisur
Radiograme plot shqetesim.
Jo. Kufijte e shtetit jane te qete.
Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka.
Dhe nen diktature te proletariatit.
Dimerojne kokeulur ish kastat e medha.
Dhe prodhimi eshte normal dhe ditet
Rjedhin te zakonshem ne dhjetor…
Po ahere pse keshtu papritur
Ne mesdite Byroja Politike u mblodh?
2.
Shtetet s’prishen kurre nga catite.
Shume shume mund te pikojne diku.
Nga themelet ata prishen
Ketij ligji
Shteti socialist i bindet gjithashtu.
Mund qe lart cdo gje te duket bukur,
Gara socialiste, merrja kenges, haj.
Dhe pankartat dhe heronjte e punes
Ne gazete lokale ne Nje Maj.
Telegrame urimi, diell i ndritur
Ne mitingje e vjersha letraresh te rinj
Kurse poshte
pikerisht ne themelite
Rritet ngadale tumor i zi.
Per armiqte kemi topat, himnet, vallet.
Ambasadat qe rrefejne dicka per ta.
Per burokratizmin c’kemi valle?
Topat s’pijne uje
dhe konsuj atje s’ka.
3.
Midis shkresash, telefonash, leterthithesesh
Ata skenat mbushin gjithnje
Mjaft me kete qeshje dashamirese
Burokratet jane tjeter gje.
Jo me boje pelikan perjargur,
Si tuafe te kendshem ho, ho, ho,
Por te kobshem
me duar te pergjakura
Gjer ne bryle une ata i shoh.
I shoh atje thelle tek rremojne.
Ne themelet e revolucionit pikerisht.
C’bejne ashtu
pse trupat e deshmoreve
Kthejne djathtas, majtas dhe permbys?
Pa shiko,
trupat sikur i lajne.
Nga themelet gjakun duan te fshijne shpejt.
Dhe pas gjakut amanetet q’ata lane,
Idealet dhe parimet krejt.
Dhe vulen e gjakut si ta zhdukin,
Oh, e dijne se eshte lehte pastaj
Te ndryshojne revolucionin, diktaturen
E punetoreve
thelbin e saj.
Ja keshtu, atje ne gjunje te ulur
Lajne e shplajne gjakun pa pushim
Po c’paten papritur
Pse u ndalen
Tek nje yrt i shkrete, tek nje djerrine.
Ketu jane varrosur te permbysurit:
Pashallare, bejlere, familjet e medha
Ata sulen, trupat kthejne permbys e nisin
Qe t’i zhveshin me nje vrull hata.
Rrobe sundimtaresh te pergjakta
Me nishane e grada veshin shpejt.
Dhe me to mbi supe neper nate
Ikin drejt mengjezit si rrebesh.
4.
Dhe mengjezi erdh,
Te zbete, te ngrire,
Nen mantelet me nishane e me kurore
Ata shkojne ne zyra, ministrira,
Madje ngjiten gjer ne Komitet Qendror.
Pashallare te kuq. Bejlere me tesera partije
Baron-sekretare. Bose te naftes. Varg.
Ne kortezh te zymte, nen himne liturgjie
Cojne tabutin e revolucionit per ne varr…
5.
Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe
Buzeqeshje, tundje grushti ne miting
Thjeshtesi tek xha Kamberi, tek X gjyshe,
Dhe fjalet “Enver” “parti”, “autokritike”.
Keshtu ishte diten,
kurse naten
Zbrisnin ne themel ata serish.
Por revolucioni s’ish kala e Rozafatit
Qe duronte diten ngre e ngre e naten prish.
6.
Enver Hoxha, syri i tij i mprehte
Ishte i pari qe dyshoi per ta.
Dhe ahere ne themele te shtetit
Zbriti si ne baladat e medha.
Nje pishtar te kuq mbante ne dore.
Dheu dridhej
Flaka mbi ta ra.
Dhe i pa tek prishnin gjakun e deshmoreve
Tek ndanin mantelet sec i pa.
“Ja, ku qenkeni!”
Ata u ngrine.
-Oh, shoku Enver, hm, rrofte, oj!-
Por ai i mvrejtur
me dhembjen ne cdo thinje
Si nje mal ne dimer bubulloi.
Krisht ai nuk ish qe t’i debonte
Nga pushteti me kamcik dhe stap.
Ai klasen ngriti te punetoreve.
Per ta bere burokratizmin zap.
7.
Si dikur patrullat partizane
Shtegetojne ekipet e kontrollit punetor.
Qe te mos i marrin ministrite me topa
Neser.
Sot i marrim me kontroll.
Diktature e klases s’eshte vec ne vjersha
Dhe ne ditlindjen e veteranit tornitor.
Je per socializmin?
Vrapo ne rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi kedo
kontroll punetor.
Bjeri dite e nate burokratizmit,
Klasen qe u permbys nen kembe e mbaj.
Ne se s’do qe neser skuader e pushkatimit
Te te veje ne mur
tek Bulevardi i Madh.
8.
Ditet ikin.
Vorbullat e ngjarjeve
Neper stine e vite shtjellen me furi
Vijne plenumet e partise porsi ushtaret
E revolucionit
ne stuhi.
Ecen klasa pas partise ne dite epike,
Populli pas klases derdhe oqean
Dhe m’u mbledhte prape Byroja Politike
Mesdite a mesnate
gati te gjithe jane.
dhe mebeshtes plosisht dhe jam ne nje mendje me Mauren 72he dua te theksoj se letra e ndjeses se Kadares eshte shume e mngjashme me ate te Dhores, dhe versioni shqiptar i Dhores eshte vete kadareja
Poezia eshte ..Absolutely Superb….
Hera e pare qe e lexoj kete poezi,por qenka e shkelqyer..
Sa per dijeni Kadareja ka qene gjithmone dikush qe dilte gjithmone nga reshti ku komunizmi kish futur gjithe eliten tone….
Njehere presorja e letersise me thote nje te forte qe kish dhene Kadareja ne kohe te Dulles .
E kishin ftuar ne nje ndermarje dhe atje nje puntor i thote: Ne nuk te kuptojme kur shkruan ty shoku Kadare….
Dhe Kadareja ja ktheu:
Po une nuk shkruaj per ju , shkruaj per inteligjencen . …
Atehere u be remuje, dhe te gjithe flisnin per kete fakt,
ndersa Kadarese i hoqen verejte dhe kritikuan ne mbledjet e Partise
Kadareja ka qene gjithmone ,thjesht…..i Jashtezakonshem
Edhe aty tek autokritika duket sikur tallet..
Ismajl Kadare duhet ta di qe Sabri Hamiti ,Ibrahim Rugiva kane qen puntore te sherbimit informativ Jugosllav qe nga vitet 60 .
Po ky Sabri dyshohet qe ka pergadit disa vrasje te udheheqsve te LDK per ti akuzuar me pas strukturat e UCK.
Dhe krejt ne fund cfar i lidh kta serbofil me Berishen .
Ktu nuk duhet me qen shume i menqur qe me e dit se kush edhte Sabri Hamuti.
drenicaku !
Ti po dishe per disa punetore te sherbimit informativ Jugosllav. Shume mire, por a thua e din qe Drenica e kishte numrin me te madh te atyre punetoreve ne tere Kosoven ?
Sa per Sabri hamitin mund te them se ai gaboi rende per vleresimin qe i beri Ismail Kadarese. Kadareja, padyshim eshte me i madhi, pavaresisht se mund te kete qene edhe vegel e diktatures.
Shkrimtarët o xhota përbëhen si e mendoj unë nga dy qënie,-nga “qënia krijuese” dhe nga “qënia njerëzore”. E para është madhështore,e dyta është plot me dobësi që hera-herës dalin dhe interferojnë te “qënia madheshtore”. Si bimët zvarritése që u qepen lisave të mëdhenj! Megjithatë ajo që më mrekullon me pamjen,ajo që shoh mirë është lisi apo jo? Kush e ka mendjen te “zvarritëset” para lisit që “të zë” pothuajse tërë pamjen,që është si të thuash “vetë pamja”! Mos u merr me zvarranikët e lisit si sabri hamiti? Shih lisin! Kam parasysh lisat gjigandë të mallakastrës ku ti mistrec ndonjeherë shurroje prapa trungut te tyre gjigand dhe plaku nuk te gjente dot. E pengonte “pamja e lisit” që nuk donte t’ja dinte nga stuhitë jo më nga “shurra” jote prej keci !? Ashtu si “lisi i qënies krijuese” Kadare që nuk do t’ja dijë nga shurra e zvarranikut hamiti !!!? Sa qënie xheloze jemi ne shqiptarët edhe kur mileti na jep te drejtën e madhe për të qënë parlamentarë ose hamitarë!?
Fabul
KULPRAT DHE LISI
Kur fijet e kulpres
Lisin e mbuluan,
Prane mu te veshi
Ca fjale i shqiptuan ;
– Tani,s’njihesh me
O lisi azgan,
T’i morem c’pate,
Edhe emrin me fame!…”
– Per bese,
U tha lisi dhe qeshi,-
Me duhej per dimer,
nje fanelle leshi!…”
@@@ Xhota-n? Shkrimtarët o xhota përbëhen si e mendoj unë nga dy qënie,-nga “qënia krijuese” dhe nga “qënia njerëzore”. E para është madhështore,e dyta është plot me dobësi që hera-herës dalin dhe interferojnë te “qënia madheshtore”. Si bimët zvarritése që u qepen lisave të mëdhenj! Megjithatë ajo që më mrekullon me pamjen,ajo që shoh mirë është lisi apo jo? Kush e ka mendjen te “zvarritëset” para lisit që “të zë” pothuajse tërë pamjen,që është si të thuash “vetë pamja”! Mos u merr me zvarranikët e lisit si sabri hamiti? Shih lisin! Kam parasysh lisat gjigandë të mallakastrës ku ti mistrec ndonjeherë shurroje prapa trungut te tyre gjigand dhe plaku nuk te gjente dot. E pengonte “pamja e lisit” që nuk donte t’ja dinte nga stuhitë jo më nga “shurra” jote prej keci !? Ashtu si “lisi i qënies krijuese” Kadare që nuk do t’ja dijë nga shurra e zvarranikut hamiti !!!? Sa qënie xheloze jemi ne shqiptarët edhe kur mileti na jep te drejtën e madhe për të qënë parlamentarë ose hamitarë!?
“…unë si komunist dhe si shkrimtar…”
Kadare e quan veten ne radhe te pare KOMUNIST, pastaj SHKRIMTAR.
Dhe ju komunistet ende s’e besoni?!
As tani qe jeni rikthyer ne pushtet?
“…Vetë ky fakt është tepër i hidhur për ndërgjegjen time dhe nuk zmadhoj asgjë po të them se ky është hidhërimi më i madh dhe vrasja më e madhe e ndërgjegjes që unë kam pësuar ndonjëherë në gjithë jetën…”
“…Kjo është një vjershë e drejtuar kundër gjithshkaje që unë kam besuar dhe mbrojtur në jetë…”
As kete nuk e besoni?!
Si ka mundesi qe e vini ne dyshim, kur vete shkrimtari, dputeti, nenkryetari i Frontit tone demokratik, ben autokritik dhe lutet ta besoni sic eshte?
Jane fjale te thena ne kohe, jo pasi ra komunizmi yne, qe ta merrni si loje.
Harruat ate poetin e Valiasit, te cilin Kadare e shpetoi nga Sigurimi i Shtetit?
O ti Moisi i papenduar! Ketyre qe t’i ju drejothesh, nuk dihet dhe nuk kane dhene prova ne e besojne Ismail Kadarene apo jo. Por keta kane nje prove te madhe. Se ti i beson dhe shkon si i verber pas komunistit, sekretarit te PPSH,…………………………..Sali Berisha!
Jeni jashte realiteteve te kohes se diktatures si “Moisiu i penduar” ashtu edhe “antikomunisti” Billy.
Kadareja eshte nje gjeni i letrave por te jemi te sigurte me 100% se neqoftese ai do te ishte rradhitur si nje disident i hapur, jo vetem nuk do te kishim fatin ne dhe bota per te lexuar letersine e tij gjeniale, por edhe emri do ti ishte haruar si shume poete e shkrimtare qe i zhduku edhe fizikisht diktatura.
Po e njejta gje mund te thuhet edhe per “sekretarin e PPSH Berisha”.
Berisha nuk eshte mare as me propogande komuniste e as me letersi propogandistike te realizmit socialist. Ka qene nje njeri i i dale nga nje familje e thjeshte patriotike e Tropojes, qe si shansin e vetem per te bere karieren shkencore ne profesionin jashte politik te mjekut, u detyrua qe te antaresohej ne ate parti.
Antar i PPSH e bile edhe me funskione te larta ne Frontin demokratik ka qene Kadareja.
Qe te dy paten guximin atehere kur u poqen kushtet qe te dilnin ne publik hapur kunder sistemit diktatorial komunist.
Te dy komentuesit behen trima pas lufte.
Te dy harojne se fare pak shqiptare paten guximin qe ne fund te viteve 80 te dilnin me idete antikomuniste sic dolen Berisha e Kadare..
A thua vertete e shqeteson Bill “antikomunistin” se Berisha ka qene antar i pp apo se qe nga viti 1990 doli hapur kunder komunizmit qe billet vazhdojne ta kene per zemer edhe sot.
Z. Sabri Hamiti, u ddemostrove si miu qe donte te matej me deven. Jini bere per t,u misheruar.Me respet per te Madhin Kadare i cili ka dhene nje kontribut te pa krahasueshem per lartesimin e emrit te shqiptarit ne te gjithe Boten.
Zotni Sabri beni nje test me parat e taksapaguesve kosovar per te mesuar numurin e lexuesve tua ne gjithe Boten dhe krahasojen me numurin ekujvalent qe i pergjigjet te Madhit Kadare. Ose beni nje test me te thjesht per numurin e botimeve te veprave te te Madhit kadare dhe mos botoni krahsimin e rezultateve me ato tuajat se do te kini pasoja me votuesit tuaj.
Zotni emrin e Kadares per Kandidat per cmimin Nobel nuk e vuri byroja politike por personalitete botrore nga te cilet t’i nuk paska mesuar fare.
Me respekt NOBEL per shkrimtarin e Madh Ismail Kadare V.Duka.
ndoshta Ismail Kadare ishte shkrimtar oborri , por eshte fakt se asnje veper e tij nuk na ka nxitur per partishmeri apo te na vinte ne mendje parulla parti-enver
Z. Shehu!
Une nuk e kam lexuar vleresimin e z.Hamiti per Ismailin dhe nuk po shfaq mendim per kete, por dua te ve ne dukje ate qe na ben te vuajme te gjithve, mallkimi i se shkuares sone gati gjysme shekullore.
Letren e te ndjeres Dh. Leka e lexova dhe aty thuhej dhe dilte qarte se ajo kishte kapercyer kufirin. Kishte provokuar me nismen e saj shkrimtarin. Ajo ndihet se kishte bere detyren, por ata te Sigurimit i kane thene prere se ajo qe ka bere ajo eshte e ndaluar dhe per kete shkak e kane perjashtuar nga rrjeti sekret. Dhe ketu ka nje dallim te madh qe na fton te gjykojme dhe pranojme se: as ne ate kohe dhe as ne kete kohe nuk duhen pare sherbimet shteterore dhe as individet perfaqesues te sherbimeve vetem te zinj apo vetem te bardhe.
Si cdo qenie njerzore edhe Kadare me gjithte drite hijet e veta mbetet emblema e letrave shqiptare!
Ka nje fare zelli militantist e shume pa-pjekuri si i shikojme figura te tilla. Na falet paksa, te pakten brezit tone. 35-40 vjec+, pasi ne “gjykim te Kadarese” japim gjykim per/ga vetja, te nje periudhe qe e kemi jetuar te gjithe. Problemi eshte se Kadareja nuk eshte Korife i Letrave SHQIPE. [prit, perpara masakres, duhet te me lini te mbaroj!] Ai eshte produkt i kohes dhe shoqerise tone kur filloi Arsimimi Masiv. Pra Automatikisht, e si kontekts Historik vendin nuk e ka te garantuar. Thuaj si nje Naim, Vaso Pashe apo Kristoforidh; nje periudhe kur pak e Shkruanin Shqipen, e ne raste kjo te merrte dhe jeten. Nese Kadareja do i rezistoje Historise apo brezat me pas do e kuptojne dhe pelqejne; ate asnje nuk e di.
Rrethanat e koha; dhe jetegjatesia e nje Shkrimtari; nuk percaktohen nga njerezit qe jetojne me te. Kam bindje qe Kadarje sot [ne Shq] nuk lexohet me te njetin zell si te tonin, qe mezi prisnim librat e tij; se “pak drite e te reja” kishim ne ate kohe. Pyet Ruset sot sa relevant eshte Solzhenicini qe dhe ne bote po harrohet fare. Lufta e Ftohte e vuri ne nje pozicion, qe ne raport me talentin, nuk do e kishte arritur. Historia e Letersise, ka cuar ne harrese shkrimtare qe ishin si rock-star te periudhes ku kane jetuar. Sa lexojne sot “klasiket e shek 19-te”? Ne fakt sa vete {ndoshta brezi tjeter} dine se ka ekzistuar nje Romen Roland a Anatol Franc? Po Ivan Bunin-in, e mban mend njeri? [emigrant rus ne Fr/ marres i cmimit Nobel] Isaak Babel -in, e prozes se shkurter Ruse, Kplingun, Cvajgun, Heminguejin? Dhe lista nuk ka fund. Shkon me nje fare ngadalesie, nje brez a dy lexojne, 1-2 me pas vazhdojne me ekon…te “turperuar” se emrin e kane degjuar dhe pohojne me gjysme goje..me “duket se e kam lexuar” dhe me pas harresa….keshtu ka qene, Deri Sot.
Zhvillimi i shpejte i teknologjise sot ka hequr turpin, te lexosh libra “nuk duket me vlere” vlera jane te besh para, te jesh i famshem – si fotbollist, modele, big-brother etj; dhe ka shume terheqje vemendje nga leximi/komunikimi i shpejte ne fjali te shkurtra e te cunguara. Nuk me kujtohet titulli ne kete moment por eshte nje liber i lezetshem ku disa akademike Angleze shkojne per darke tek nje shok i tyre; ai krijon nje loje : “Libra qe nuk Kam Lexuar.” Ne fund te saj, te gjithe qendronin te turperuar pasi kishin pohour per Libra qe ne biseda s’do pranonin qe si kane kapur me dore. Tituj qe ne nivelin e tyre duhet te ishin “elementare”
KADAREJA. ka nje paradoks (te madh) kur flasim per te. Llogjikisht, ose duhet ta kuptojme ne, ose askush tjeter. Si mund te pretendohet qe ne 2045, dikush ta “ndjeje plotesisht” shtrengimin e kohes te pakten “ne shfajsim dhe kuptim” … kush me mire sesa ne? Por pikerisht kjo aferi na “jep te drejten” te bejme ndaj I.K ate qe nuk do e benim ndaj vetes. Si do veproje dikush ne rrethane te caktuar kur eshte figure publike, ne presion eksrem, ne frike per vete e familjen, e ne nivelin e shantazheve dhe bukes se gojes [rasti Dh. Leka] Dhe i ndajme njerezit ne Martire, Shenjte e Sherbyes apo Tradhetare.
Ne fund fare, I.K. eshte individualist. Ka punuar dhe jetuar per Vete. Cfare na erdhi ne eshte nen-produkt. Na jep ze te mire ne bote dhe kjo nuk eshte pak. Por s’eshte thelbi, ai as nuk eshte “baba i kombit” e as udherrefyesi yne. Kadareja s’eshte i perfshire ne Politike, as disident e as nje Havel. Dhe nuk mund ta qortojme pse iku ne Paris, ben jete te mire apo kte dhe ate. Nuk na pati borxh ne 1990 e nuk ka as sot. Shkruajti, e lexuam. Shiti librat e paguam. Kur te doje shkruan prape apo pushon. S’ka dale kurre te na kerkoje Vota dhe te hyje ne Kontrate Publike me Ne. Nuk eshte Bamires dhe me shpirt qe i djeg per te voglin dhe te varferin; ne koncepte qe degjojme apo shikojme shume njerez te tjere. I.K sot i ka te gjitha mundesite te hap nje fondacion ose bamiresi, te ndihmoje 50 familje me strehim, bursa apo kushedi. [Nese ka bere dicka te tille – kerkoj ndjese!]
Atehere pse zihemi-shtyhemi Ne? Jemi ne epoken e Mendimit Individual, jo me te thirrjeve “pelqe kete, ose te mbyta per ate” Qosja, Kadare, Agolli e disa si keta duhen lene aty ku jane; preferenca individuale. Po bejme sot, ate qe Bota e Civilizuar e bente 250 vjet me pare. “Me shave Shkrimtarin, me ule nderin, po na perdhos Kombin” Hajde te ftoj ne duel.
Kam shpesh, nje pershtypje…ndoshta dhe e gabuar…kur (dhe nese) na lexojne neper Gazete e Media te ndryshme, personat me lart Qeshin me Ne. Jane me teper studiues te nivelit te 3-4-tet, apo gazetare qe me nje zell super-ekstrem i hidhen njerit-tjetrit ne fyt, e kerkojne Mbeshtetje Publike per tezat e tyre. Qe teza u thencin, jane Puro Tifozllik. Pa shtuar, qe sa me i ulet eshte niveli i shkruesit (nuk me harrohet nje nga K.) me i larte eshte niveli i thirrores, i ofendimit, i kercenimeve dhe i pergjithesimit te nje figure ne nivele te tilla qe te bejne te mendosh, si arrin nje person te mohoje vet-veten duke absolutizuar dicka per vlerat reale a supozuara te dikujt tjeter.
Kadareja eshte i matur, i qete dhe sheh punen e tij; flet disa here dhe ben mire. Kaq. Shqiptari kalon ne Histeri per dicka qe i duket “se i takon atij krejtesisht” duke humbur dhe “te pakten” qe duhet marre, konsumuar dhe …aty mbaron shumecka. Nje poezi e tij 40 vjet me pare, eshte po ajo…40 vjet me pare. me sh-sh-sh pak relevance ne jeten tone. Per arkivat, historine dhe studiuesit; ka dicka aty. Sic ka e gjithe periudha po ti futesh me themele. Te kuptohemi, KADAREJA eshte I Yni por nuk eshte Prona Jone! Duke i marre ate qe na duhet (nese na duhet) e leme ne jeten e tij; pa e fajesuar dhe akuzuar, e pa asnje pritshmeri se mundte bente dicka tjeter. Pothuaj cdo argument qe kam lexuar ne 25 vjet ne raport me te eshte emocional, akuzator (ose dashru i ekstreme) dhe mjaft Spekulativ.
Serish nuk do shtoja gje,
por…
por…
por I. K. nuk na le ta duam si shkrimtar!
Do ta justifikonim (mos)perfshirjen e tij ne politike perpara ’90-es,
por me thua dot:
Sa here i eshte mundesuar te flas ne studion e Ble Fevziut?!
(Shume here, apo jo?! Sa here i eshte dashur, dhe keshtu duhet te ndodhte me shkrimtarin me te madh te pa penguar nga diktatura, qe te mos e quajme te privilegjuar “sic bejne disa ziliqare te tij apo ca medioker-çudi e madhe ne nje sistem medikoriteti)
Po, shume here, me Blendin, por…a me thua dot, nje here te vetme, PAB, nje here fare te vetme, kur ai Shkrimtari, ka folur per letersine?!
As edhe nje here!
Ka 24 vjet qe shpjegon perse shkroi ato qe shkroi dhe ashtu si shkroi, ne kohen e Qoftelargut!
Nuk na ka lene ai, ta duam si shkrimtar, me beso!
@ shkrimtare te bordurave;
dakortesohem me ju se ‘nuk ka lene ai,ta duam si shkrimtar’
I.Kadare bene pjese tek ata njerez qe shkaterrojne me karakterin e tyre ate qe ndertojne me trurin e tyre…dhe nuk ja lene kohes te vendose…
@ pelivan ? Më kini bërë një mbështetje perfekte mua dhe lisave “të mij” o pelo? Mua veçanërisht, sepse unë mërdhij dhe dua fanellë leshi ndërsa “lisat” e duan thjesht për modë…!? Tani degjo këtu pelo amerikani: bastet i ke fituar,kafet me bisht i ke fituar, lisat i mbështete,kulprat i bëre fanellë,-po mua pse nuk më kalon të paktën andej nga “shkozat” pale lis që nuk bëhem dot? Më bëj një fabul si shkozë ose si shelg te paktën!? Dhe e dyta,çfarë të bej me kafet me bishta qe kam porositur? Nderime pelo dhe te fala obamës! Thuaji se kemi lisa më të mëdhenj se ne Amerikë, ne këtej!
// VR ! @pelivan ? Më kini bërë një mbështetje perfekte mua dhe lisave “të mij” o pelo? Mua veçanërisht, sepse unë mërdhij dhe dua fanellë leshi ndërsa “lisat” e duan thjesht për modë…!? Tani degjo këtu pelo amerikani: bastet i ke fituar,kafet me bisht i ke fituar, lisat i mbështete,kulprat i bëre fanellë,-po mua pse nuk më kalon të paktën andej nga “shkozat” pale lis që nuk bëhem dot? Më bëj një fabul si shkozë ose si shelg te paktën!? Dhe e dyta,çfarë të bej me kafet me bishta qe kam porositur? Nderime pelo dhe te fala obamës! Thuaji se kemi lisa më të mëdhenj se ne Amerikë, ne këtej!
Kadareja ka lindur në Hekal. Këtu ka lisa të medhenj. Në gjirokastër gurë,pllaka e plaka ka!? Këtu në Hekal ka lindur Kadareja dhe pikë ! Ne do t’ja japim çmimin “Nobel” kur ta marë sivjet. Këtu do t’ja japim,nën hijen e lisave tanë. Te lisi ku rrinte Rrapo Hekali ? Rri ndonjëherë dhe Xh. Shehu aty por jo gjatë se shkon te ullinjtë e plakës!? E ka mendjen të pijë vaj ulliri se keshtu me vjen frymezimi të shkruaj për Kadarenë thotë? Qerratai !
O hekal? Si shumë perpjetë ke marë re? Kadareja ështé tëni re tëni. Nga fshati i gruas janë gjithe burrat re!?
Si shumë përpjetë kini maré nashti ju ” Hekali” e “Myzeqari”? Lisat siç shkruan nashti historia janë të gjithë na Labëria!? As gjermani nuk i dogji dot se lisat tanë janë aq të mëdhenj sa as zjarri nuk i djeg dot as predhat gjermane antitanke nuk i çpojnë dot. Na dolët ju nashti e na mburreni ? Rrini or mavri aty ku jini se dhe lisat tuaj kanë dalë nga rrënjët e ketyre tanëve. Lisat e laberisë i kanë rrenjet të shtrira anembanë shqipërisë! Ca rrënjë janë parë e zbuluar deri në fund té evropës dhe në amerikë! Hë flisni tani? Nuk kanë dalë akoma figura hekaljote e myzeqare që ta hedhin poshtë variantin lab të lisave. Na ,degjoni more tjetrén,- Edhe obama rri nën hijen e nje lisi që i ka rrenjët këtu te na? Ja dhe e fundit,-te shtëpitë e kadarenjve në gjirokastër më 1936-ën kur lindi kadareja,një lab dha haberin se kishte zbuluar aty arritjen e rrënjëve të një lisi të mbjellë në kurvelesh! Mbylleni atë gojë nashti ! Kadarenjtë i kanë shtëpitë mbi rrënjë labe?
Sabri Hamiti jo se mbeti edhe sot komunist po komunist i lidhjes se komunisteve te jugosllavise qe esht edhe me e rende sepse pos i qenurit komunist ishte edhe nje vegel e zbatues i politikes antishqiptare te jugosllavise e me von te Serbise. Kategori e ndyre e pa turp njerezor.
Keshtu qe jemi ne rregull se po te kish lavderu ku njeri I.Kadarene kisha dyshu ne Kadarene ;)).
Eshte bere banale perseritja e shkrimeve e komenteve per poezine “Pashallaret e kuq” pas atyre diskutimeve qe u bene me rastin e botimit te origjinalit dhe te leterkembimit te autorit me Nexhmije Hoxhen.Te gjitha jane thene, edhe “sindromi antikadare” i Dh.Lekes dhe ai i S.Hamitit dihen, por nuk dihet se pse rimerret e njejta gje ne te njejten menyre.Ndoshta nga varferia e jetes mendore e shpirterore njerezit perserisin veteveten.Kadare “mendoi, punoi e jetoi” sipas parulles se atehershme te familjes se vullnetshme te tij politike dhe gezimet e hidherimet, lavdine, shperblimet, madheshtine dhe rrezimet i ka perjetuar brenda saj.Le te thote ç’te doje ai dhe “miq-armiqte” e tij, asgje nuk mundet te ndryshojne nga çfare jane thene ne mijera faqet e vperes se tij.Asnje lloj”qethje”e retushimi, asnje lloj hileje interpretimi nuk mundet ta tjetersojne ate per t’ju pershtatur atyre modeleve amatoreske te “ripolitizimit” qe ketu mbijne si kepurdhat pas shiut.Pasionantet e “fabrikimit”, per interesat e tyre, a ne emer te “patriotizmit” ,nuk duan ta kuptojne se per te ruajtur panevojshmerisht idhujt e tyre, provokojne gjithe forcen e mendimit, qe nxjerr ne shesh te verteten e manipulim-mashtrimit me qellim per t’u shpetuar atyre angazhimeve te pranuara solemnisht, te porositura e te shperblyera prej komunizmit.Kadare e disa te tjere pas tij paguheshin ne “krijimtari te lire”, dmth ne shtepi, jo te shkruanin ç’te donin sepse komunizmi ,si çdo tirani,paguante porosite e tij, pasi kontrollonte ideologjikisht çdo gje me imtesi e me pergjegjesi. “Kunderfabrikuesit” e duan te verteteten jo per te ulur vlerat e Kadarese, por perkundrazi per t’i rritur ato,siç ka ndodhur me te gjithe korifejte e botes ne letersi.Nuk e deshirojne kadarene ne modelin e pushtetareve tane medioker, qe ishin ndotur ne tirani dhe u ngjiten ne “kupole”me hipokrizi.
“Kunderfabrikuesit” mendojne se lavdia e madheshtia e merituar e vepres se nje shkrimtari te madh per popullin e tij nuk mundet te jete me e tille neqoftese e u thuhet njerezve se nuk kane ditur ta kuptojne, pasi autori ka dashur te thote te tjera gjera nga ato qe ka shkruar aty. Domethene se eshte tallur atehere,siç po tallet perseri me ty(!?)Keshtu fisnikeria mbytet ne marrezi.
Kadare po kerkon te dal disident me zor dhe per kete e ndihmon xhevdeti.. me falni po mos na beni per te vjelle
Z. Xhevdet! me gjithe konsideraten per juve, nuk jam dakord me panoramen qe i beni Kadarese. E verteta eshte se Ismail Kadare as nuk ka qene disident ( sic e ka pohuar vete ) dhe as ka qene sherbetor i regjimit. Thjeshte, ka qene dhe mbetet nje shkrimtar i madh, per te cilin ( si shkrimtar ) duhet te kemi respekt dhe t’i urojme te marre Cmimin Nobel. Nga ana tjeter,perpjekjet per te lexuar midis rreshtave dhe per ta paraqitur si ” antikomunist te cartur ” jane perpjekje te deshtuara. Vjersha ne fjale as ka dashur te godase regjimin dhe as ta glorifikoje regjimin. Me kete vjershe Kadare ka dashur te thote se disa udheheqes te shtetit komunist, me spekulimet e tyre, po beheshin si pashallaret e dikurshem, pra po largoheshin nga pretendimet e partise se tyre dhe te vete sistemit qe propagandonin. Po te flasim me gjuhen e E.Hoxhes, keta drejtues te niveleve te ndryshme te pushtetit komunist, po devijonin dhe degjeneronin. Interpretimet e tjera jane perralla me mbret. Nga ana tjeter, letra e Dhora Lekes nuk tregon perpjekjet e paepura te Sigurimit per te denuar Kadarene. Ajo tregonme teper karakterin e autores Leka. Dergimet qe iu beheshin kuadrove neper rrethe ” per riedukim ” nuk kane te bejne me denimet. Pastaj, me sa dij une, Kadare nuk eshte derguar ” per riedukim ” sic thoni ju, por eshte derguar ” ne baze “, veprim ky qe behej me te gjithe shkrimtaret e atehershem per te qene per nje kohe te shkurter me afer klases punetore dhe fshatarsise etj. A ishte e drejte apo s’ishte, eshte pune tjeter dhe duhet gjykuar ne kontekstin e kohes para 50 vitesh dhe jo me konceptet e sotme. Per mua, si shqiptar, Kadare mbetet nje shkrimtar i madh dhe nje njeri fare i vogel.
Per mua I.K. eshte nje shrimtar qe ka bere vepra shume te mira sic ka bere edhe vepra, qe nuk me pelqejne fare. Megjithese ne baze te arsimimit qe kam hyj ne shtresen intelektuale, prap se prap I.K. nuk shkruan per mua. Duhet te jem me inteligjence te kufizuar.
@Pab.Se pari,nuk e kisha lexuar vjershen,flm Hithrit qe e solli.Une me aq pak sa kuptoj do ta ndaja vjershen ne dy pjese.Pjesa e pare eshte ne stilin e nje poeti te madh si Majakovski,vertet e shkruar bukur.Pjesa e dyte eshte patetike,me kontroll punetor,EnverHoxhe syshqiponje,etj,por sidoqofte ne kornizen e kohes.Nuk e kuptoj pse IK nuk u dashka kritikuar,kur edhe kritika vete eshte nje lloj publiciteti.Ky shkrim me duket nje apologji e paargumentuar,kur ne fakt debati sjell mire kur prezantohen qendrimet e kunderta.Per çdo gje te kesaj bote kemi qendrime te pasigurta,kerkojme me teper dhe bindja nuk na mjafton.IK eshte individ siç thoni ju,nuk na ka borxh,por personazhi IK i ka borxhe vetes dhe ndonje kolegu,dhe tek e fundit nuk prish ndonje pune te jete me aktiv ne kete moshe qe ka.Nuk kam kohe me teper se me duhet te iki,por shkrimi me duket si nje apologji krahinore,kur letersia eshte mbi krahinat dhe po ashtu pergjegjesia e krijuesve eshte me e madhe se e individeve normale.Bertolt Breht ka thene ne dy vargje:”..nuk do thone pse kohet ishin te erreta,por pse poetet e atyre koheve heshten…”.Ju uroj gjithe te mirat!
Keto vuvuzelat (komemntuesit)patriotike shqiptare.jane tepr anus te pa arsyeshem.harrojne edhe kohen,kur thone, sabriu ishte spiun qe nga 1960, (eshte shume I ri Sabriu te jete spiun nga ai vitt, bile as vet Rugova nuk eshte I asaj kohe spiunimi) edhe rrafshin njerezor e kombetar.Kadare ishte praktikisht nesqetulla te Enverit, ishte rkah politik e qeveritar(nenkryetar I Frontit Demokratik,i vet Zonjes se madhe Nexhmiej Hoxha).Kjop poezi broqkulle, nuk eshte asnje shkas e as arsye te “ndeshkojhet” miku e le me ndonje “armik” qe deshmon edhe ne vetkritike te ketij shkrimi.Nuk denohet e as nuk rrihet,njeriu qe te bije si dreni para gjunjeve, derdh lot e betohet ne toke e qiell, se nuk eshte armik e komunizmit.Madje edhe ndonje fjale e pamendur mire eshte krejt leshim qe nuk merret me hallet e parties, po shkruan poezi te tilla te ulta e te pa vlera.
Ka nje patetizem ekstrem ne vleresimin ekstrem te Kadares, tek nje numer jo i vogel komentuesish.
Mua me pelqen ta quaj Kadaren jo vetem shkrimtarin me te mire shqiptar te Shekullit qe shkoi, jo vetem te Shqiperise, por nje nder majat me te larta te Letersise europiane dhe ndoshta me gjere.Pse, vetem nga marrja e Nobelit, vleresohet Kadareja?!…
Ismail Kadare e larteson Shqiperine, me veprat e tij, nje lloj si Nen Tereza, si Skenderbeu, si Ismail Qemali, si Enver Hoxha, si Naimi, e te tjere, ne fushen e tij, si s h k r i m t a r, si c e quan me te drejt Studjuesi dhe shkrimtari tjeter i madh, yni R.Qose, KADARENE, GJENERALIN E FJALES SHQIPE !…(pamvarsisht nga polemikat midis tyre)
Shume komentues e shohin Kadaren politikisht. Te pare politikisht , per kohen dhe sistemin politik, kur kane shkruar, sot do te duhej te hidhnim balte edhe per Tolstoin, Çehovin, Gorkin, Pushkinin, Eseninin, Balzakun, Shekspirin, Geten, Heminguejin, dhe per shume boterore te tjere, po ti bjeme kryq dhe terthor historis se Letersise.
Nuk ka asnje dyshim se Kadare pasqyroi ne radhe te pare kohen tone, historine shqiptare, dhe si i tille ai nuk mund ti shpetonte ndikimjt te politikes.
Shume e vleresoj e Kadarene ne mardhenie me Enver Hoxhen.
Uragani Enver Hoxha, deri ne vitet 70-te, per nga kontributi ekonomikoshoqeror ne Shqiperi, eshte nje Personalitet qe Historia shqiptare, arti dhe kultura, duhet ti japin ato merita qe ka, pamvarsisht nga kendi ideologjik i vleresimit te tij. Paska bere gabim Kadareja qe paska shkruar per socializmin dbe Enver Hoxhe!…
Ky eshte nje kendveshtrim prej mercenari pushtetar.
Kur u ngrit me shume Shqiperia, per 25 vjet nga 44-tra deri ne 70-en, apo nga 1990-ta deri sot?…
Harrojeni Enver Hoxhen e pas 70-es, kur ate e nxoren jasht loje, deri sa perfundoi ne nje te semure mendor dhe nisi te vrase shoket e vet te luftes e te punes!…
Harrojeni Shqiperine e izoluar nga lufta e ftohte midis dy sistemeve!
Kadareja eshte produkt i vet jetes se popullit shqiptar, pasqyruar ne vepren e tij dhe tashme te njohur ne mbare boten.
Shume kerkojne nga Kadareja te kritikoje Saliun!
Saliu eshte nje monster, qe ka per tu harruar brenda nje dhjetvjeçari.
Kadareja ben mire qe nuk merret me te.Boll eshte marre Qosja dbe Driteroi me Saliun!
Nuk do merren te gjithe shkrimtaret me nje Sharlatan e Rrufjan Don Kishot!…
Une e dua Kadaren si Shkrimtar, sic dua Qosen, Driteroin dhe te tjere, si njerez dhe si shkrimtare, ata jane VET JETA E POPULLIT SHQIPTAR TE NGRITUR NE ART…
Kadareja eshte nje Mal i madh, po ashtu si Nene Tereza, Skenderbeu, Ismail Qemali, Enver Hoxha, Naimi, Migjeni, Fan Noli,Qosja, Driteroi, Buda, Çabeu, te tjere e te tjere., secili ne fushen e vet.,
Me te mirat dhe drithijet e tyre, se para se te jene personalitete, jane njerez.Dhe njerez ideale nuk ka!….
“Enver hoxha syri i tij i mprehte / ishte i pari qe dyshoi per ta /Dhe atehere ne themelet e shtetit / zbriti si ne baladat e medha.” – Tingellojne si vargje te nje disidenti? Na shkrite gazit. Jam i bindur qe edhe vete Ismailit i vjen turp per keto vargje. Ne kte vjershe pasqyrohet ter filozofia e jetes se Kadarese:te hame nga te gjitha anet. Ismaili do te bente mire te mos prononcohej,por sic duket edhe kur nuk ka gje per te thene duhet te na kujtoje qe vazhdon te egsistoje, e ka frike harresen. Eshte enigme se si nje shkrimtar i madh mund te jete njekohesisht njeri kaq i vogel.
I dashur Xhevdet, gjith[ka e ke drejt ne shkrim, me perjashtim te epiteteve qe i vendos Dhora Lekes. Ajo ishte njen femer e goditur nga Partia dhe ishte derguar me heret se Kadareja ne Berat si puntore e thjeshte, por mos harro qe eshte autorja e shuices se kengeve partizane dhe qe ato kenge bene e shumepropagande ne popull dhe ne radhet partizane se sa puna e gjithe PKSH. nuk eshte e veshtire te trembesh nje femer te vetme, pa njeri dhe ta trembi nje shtet apo nje lloj strukture si Sigurimi i Shtetit. Prandaj me kete shkrim me le te kuptoj se je servil i Ismail Kadarese, pavaresisht se Kadare eshte shkrimtar i madh dhe jo sikunder thote Sabri Hamiti- kunati i Ibrahim Rugoves, njeriut qe i beri thirrje NATO-s te ndalonte bombardimet ndaj makibnerise se armates Serbe. Duhet t’i kerkosh ndjese Dhora Lekes, asaj partizaneje kengetare heroine, kompozitore e jashtezakonshme edhe pse nuk kish kryer shkolle artistike kur doli partizane. Xhevdet, kujdes me ca figura, se historia nuk eshte bardh e zi. Nese nuk ke patur njohuri per Dhora Leken, do ishte mire te interesoheshe, pasi kainterneti informacion te shumte. Nuk vritet kali me nje te qorollitur thoni ju andej nga Mallakastra. Kadareja mori ne qafe jeten e nje familjeje vetem pse dashnori serjoz i vajzes se tij ishte qytetar i thjeshte dhe nuk e ke denuar sikunder denon Dhora Leken. Kjo nuk eshte as drejtesi nga ana e jote dhe as njerezore.
E para e punes kjo historia e atij te dashurit te vajzes se I.K eshte mese e vertete sepse e kam jetuar vete dhe mbaj mend qe ne ate kohe ka bere buje te madhe ne Tirane por ajo qe me shume dua te theksoj eshte se(pa dashur te tregohem nihilist)nuk e di pse nuk kam lexuar asnje veper te tij.
E para e punes kjo historia e atij te dashurit te vajzes se I.K eshte mese e vertete sepse e kam jetuar vete dhe mbaj mend qe ne ate kohe ka bere buje te madhe ne Tirane por ajo qe me shume dua te theksoj eshte se(pa dashur te tregohem nihilist)nuk e di pse nuk kam lexuar asnje veper te tij.
Ne ate kohe mbylleshim ne shtepi 3 dite rresht dhe lexonim me nje fryme romane te autoreve te huaj;Duma,Tolstoi,Re Mark,Twain,Hemingway,Stendhal,Pasternak etj.
Eshte per te qeshur por duhet ta dini se atehere;Zonja me Kamelie e Alexander Duma quhej liber i verdhe dmth i ndaluar.
Fatkeqesisht duhet ta pranojme te verteten e hidhur. Shkrimtari yne i madh I.K. ka mbaruar prej kohesh se qeni shkrimtar (ka vdekur). I ka mbetur gjalle vetem pjesa e tij me keqe, ajo e ndertimit te skenareve qe s’kane c’i duhen askujt. Kjo eshte arsya qe kerkon me cdo kusht te perqendrohet vemendja mbi te, qofte edhe me skenare policesk.