Vërtet, në Palaq të Prezës mbillet patatja?

redaktor

Një zv.ministre në një takim me banorët e fshatit Muçaj tha: Në Peleq, Paluc, Pelesh, (nuk ja dinte emrin fshatit që quheshe Palaq) mbillet patatja! Nga që më thirrën në këtë mbledhje që po vija nga Tirana, kur e dëgjova ngriva në vend. Kukësi që prodhon patate paska ardhur në Palaq të Fushë Prezës. Doja ta merrja fjalën por servilat e zv.ministres nuk të linin. Palaqi mbahet për ullinj dhe fruta-perime dhe jo për patate Kukësi. Kur një zv.ministre nuk e ka haberin, nuk di as emrin e fshatit, si ta dijë nëse mbillet patatja në Palaq?
A e mori vesh zv.ministrja nga mediat se në Palaq u kapën 200 rrënjë hashash, dhe të paktën shkencërisht hashashi e patatja duan toka të ndryshme? Çdo njeri duhet të mbajë përgjegjësi për dikasterin që mbulon dhe jo të flasë fjalë pa lidhje.

 

Letër e nënshkruar,

Zaim Korça

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *