Këngëtarja Vesa Luma ka ca rregulla në jetën e saj që nuk i thyen ndonjëherë.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Vesa ka treguar se as kësaj radhe nuk do të bëjë “kompromis” me asgjë për të kënduar ditën e parë të Bajramit dhe se këtë festë do ta kalojë si përherë me familjen e saj në Prishtinë.
Vesa shkruan se: ”Gjatë gjithë këtyre viteve në skenë,vetëm një rregull nuk e kam thy asnjëherë, të këndoj për ditën e parë të Bajramit…dhe jam shumë e lumtur të jem sërish nesër me familjen e farefisin në Prishtine duke drekuar së bashku e duke e rikujtuar që Familja është e para! Me fat Bajramin të gjithë besimtarëve të fesë Islame. Paqe, shëndet ju dhe familjet e tuaja! Ju dua shume! ”- përfundon këngëtarja Vesa Luma.
