Vese të vjetra në kohë të reja

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Sabriu qe burrë i moçëm e i mençur. Thoshin se kish kryer shkollën tregtare në kohën e Zogut. Në fshatin tim në vitet ’60 kur ishim fëmijë, Sabriu kishte dyqan, dyqan shtëpie e quanin. Aty ne blinim, si i thonë, mall me mall, pra çonim lëkurë, mjaltë, gjalpë, arra, bajame, lesh, e merrnim sheqer, oriz, makarona, krip, vajguri, sapun etj. Kush kuptonte asokohe, pohonte se tregtia me shkëmbim qe me mjaft interes. Të moshuarit thoshin se Sabriu kishte verdhushka (florinj). Ne më të rinjtë e asaj kohe pyesnim se ku i kish gjetur Sabriu verdhushkat. Ata na përgjigjeshin se Sabriu paskësh qenë xhandar me financat në kohën e Zogut. E ja ato kohë kanë riardhur. Mendoj se, keni parë besoj “xhandar”, apo shefa të tyre të sotëm e të djeshëm të rendit, bashkisë a të trafikut, të doganave që kanë ardhur në këto punë për të bërë plaçkë, jo vetëm për vete, por edhe për atë që ju ka dhënë atë pozicion pune. Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *