Veseli flet për mundësinë e rrëzimit të qeverisë: Të pezullohet taksa

DITA Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli foli sonte për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, ndërsa hodhi poshtë një mundësi të tillë.

Ai tha se i qëndron prapa deklarimit të tij se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë.

Kemi dallime me kryeministrin Haradinaj në çështjen e taksës. Unë e kam bërë atë edhe publike”, tha i pari i PDK’së.

Do t’i jepet një mundësi kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Unë mendoj se taksa duhet të qëndrojë dhe në partneritet me SHBA’në dhe partnerët perëndimorë, të kemi një pezullim të përkohshëm me kushte që, nëse Serbia vazhdon me agresivitet, do të kalojmë në masa reciprociteti. Kosova, me SHBA’në, ruan çdo gjë. Pa të, pa përnarët ndërkombëtarë, rrezikon çdo gjë”, u shpreh Kadri Veseli.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky ne fakt eshte sherbimi me i madh qe mund ti behet Serbise. Ndarje midis shqiptareve ne Kosove. Dividere ed Impera – thoshte latin. Perca e Sundo. Sa me te percare te jene shqiptaret para armikut te tyre aq me e lehte do te jete per ta qe ti shpartallojne shqiptaret. Ata qe kerkojne te perfitojne kredi politike ne kurriz te nje populli te vuajtur dhe te mjere jane mjerane. Serbia eshte perkedhelur dhe pekedhelet mjaftushem nga superfuqite. Eshte kriminelja me e madhe e Ballkanit me kasapin nazist qe i drejtoj ne vrasjen e qytetareve me besim fetar mysliman ne Bosnje dhe Kosove. Ka ardhur koha qe shqiptaret duhet te rrine grusht. Ajo thenia ‘Bace u Krye”, nuk eshte kry akoma. Dhe dikush po perpiqet ti percaje shqiptaret duke ju ftur shkopa neper kembe ne dobi te intresave te tyre globale dhe lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *