Veseli: Kosova si Izraeli, të largohet nga Turqia

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova duhet të lidhet edhe më shumë me Evropën dhe Amerikën, dhe të largohet nga Turqia.

Veseli ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit.

“Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ikën është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Sipas Veselit, Kosova ka orientim pro SHBA’së dhe Evropës, jo vetëm në mendësinë e të funskionuarit si shoqëri, por edhe në aspektin e thithjes së investimeve.

“Preferoj fuqishëm që në Kosovë të kemi investitorë ekonomikë nga Amerika, Gjermania e Zvicra. Shpirtin punëtor gjerman kosovarët e njohin mirë”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë në mënyrë sepecfike se ndërmjet Turqisë dhe Evropës, Kosova e zgjedh këtë të fundit.

Share This Article
2 Comments
  • Edhe ketu tregon sa idiote e jo i denn per postin qe ban: nej krystar Kuvendi ka marredhenje te mira me cdi shtet te botes, o idiot, po kur ky vend ka 99 % te popullsise myslimane deklarata te tilla nuk jane vetem idiotsi por edhe gabim politike.

  • TI SHKO KU TE DUASH OR MIK,

    SHQIPETARET E DINE VETE RRUGEN E TYRE.

    TI SHKO, SE PER MBARE DO TE VEJE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *