Vështirësitë e bizneseve, BSH: Konkurrenca mbetet problemi kryesor

Gazeta Dita

Bizneset shqiptare kanë ngritur si shqetësim kryesor mungesën e konkurrencës dhe gjetjen e financimeve. Në një vrojtim të Bankës së  Shqipërisë për gjendjen e ndërmarrjeve në 6 muajt e parë të këtij viti konstatohet  se  ka pasur një përkeqësim të konkurencës ,të gjetjes së tregjeve dhe financimeve.

Ndërmarrjet shqiptare ankohen se po vuajnë mungesën e konkurrencës, gjetjen e tregjeve dhe mundësive për financim. Këto gjetje janë publikuar në raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë për 6 muajt e parë të 2017.

Vrojtimi i bërë ka nxjerr në pah se gjatë pjesës së parë të vitit 2017, konkurrenca është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë dhe vijon të konsiderohet nga të gjithë grupet e ndërmarrjeve si problemi kryesor në aktivitetin e tyre.

Gjetja e tregut për shitjen e produkteve gjithashtu vlerësohet si një tjetër faktor i rëndësishëm kufizues për të tre grupet e ndërmarrjeve, por veçanërisht   më e ndjeshme është për kompanitë e vogla dhe të mesme.

Po ashtu edhe problematikat lidhur me aksesin në financim janë vlerësuar në rritje për ndërmarrjet e vogla, ndërsa kostot e financimit janë vlerësuar në rënie për ndërmarrjet e mesme e të mëdha. Ecuria e shitjeve  vlerësohet  në rënie për ndërmarrjet e vogla ndërsa është pozitive për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.

Ndërmarrjet e vogla ngrenë si shqetësim edhe  ngarkesën e borxhit ku rreth 24.3% e tyre deklarojnë se vlera e huasë është e barabartë ose më e madhe se vlera e kapitalit. Më shumë se gjysma e totalit të ndërmarrjeve të përgjigjura kanë deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që të kërkojnë një kredi bankare në gjashtëmujorin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *