Nga Nasho Jorgaqi
Shekujt e egër të robërisë nuk e shuan asnjëherë qëndresën e popullit tonë dhe gjeninë e tij krijuese. Edhe pse nën këto pranga të rënda, ai e ruajti të paprekur individualitetin e tij, gjuhën dhe këngën, mendimet dhe ëndrrat për një jetë të lirë e të pavarur. Këtë e provoi më së miri Rilindja jonë Kombëtare, e cila ka hyrë në historinë e popullit shqiptar si një epokë e ndritur, që shënoi, siç ka cilësuar Enver Hoxha, daljen “… nga errësira mesjetare-feudale, imperialiste në dritë, në kryengritje, në luftë për liri, pavarësi, demokraci, për dritë dhe arsim”.
Pikërisht në këtë epokë të ndritur u zgjua dhe u manifestua fuqishëm ndërgjegjja e lartë kombëtare, u organizuan dhe u vunë në veprim forcat dhe energjitë e gjalla të kombit, dolën udhëheqës të shquar, patriotë dhe iluministë, që shprehën drejt e me largpamësi aspiratat e popullit për një Shqipëri të pavarur e të përparuar.
Rilindja jonë tregoi se ajo ishte në radhë të parë një lëvizje e gjerë për çlirim kombëtar, se frymëmarrja e saj kryesore qe lufta për liri. Por, nga ana tjetër, ajo qe edhe një lëvizje që u frymëzua e u karakterizua dhe nga synime e përpjekje iluministe demokratike e antifeudale. Atë e përgatitën dhe e shoqëruan hap pas hapi idetë dhe mendimet patriotike përparimtare. Qenë ideologët ata që i hapën rrugën, që u bënë zëdhënës të aspiratave të kombit të robëruar, që punuan e luftuan ditë e natë për të ngritur ndërgjegjen kombëtare e për ti hedhur masat në kryengritje të armatosur.
Duke buruar nga të njëjtat qëllime, nga qëllimet e shenjta të luftës për liri, idetë dhe mendimet e rilindësve tanë u zhvilluan si në aspektin patriotik, ashtu dhe në atë humanist. Sigurisht, qenë idetë patriotike ato që i dhanë fizionominë mendimit tonë të Rilindjes, por mendimi i kësaj epoke nuk mund të kuptohet pa idetë iluministe që u shfaqën në të. Iluminizmi në gjirin e lëvizjes sonë kombëtare u manifestua në përpjekjet për të përhapur kulturën dhe arsimin në masat e popullit, duke i vënë këto në shërbim të zgjimit të ndërgjegjes patriotike, po dhe në ato përçapje me karakter demokratik e antifeudal për të dalë në rrugën e progresit shoqëror, për të krijuar një kulturë e një art kombëtar e laik, për të përqafuar ide të reja të kohës. Kjo qe një periudhë e shpërthimit të energjive e të gjenisë së popullit tonë ne shumë fusha, në fushën e veprimit, të krijimit e të mendimit. Lindi një lëvizje e fuqishme politike, me një program të qartë e largpamës, u krijuan organizata patriotike dhe u kalua në aksione të gjithanshme, ndodhën ngjarje të mëdha si Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe shpërthyen kryengritje që çuan në Shpalljen e Pavarësisë. Në këto kushte hodhi shtat dhe letërsia e kësaj lëvizjeje të madhe, letërsia e Rilindjes, si pasqyrë e ndërgjegjes patriotike të popullit shqiptar, u krijua një plejadë e tërë shkrimtarësh, dolën në dritë vepra të shquara që vunë themelet e letërsisë sonë kombëtare. Letërsia artistike shqiptare njohu arritjet më të shquara deri në atë kohë.
Por përpjekjet me armë e me pendë të rilindësve tanë do të ishin të mangëta pa mendim shoqëror që u përftua në këtë periudhë historike. Rilindja Kombëtare preku çdo sferë të jetës shpirtërore e mendore të popullit tonë. Idetë e saj të mëdha depërtuan jo vetëm në mendimin politik, po në të gjithë sistemin e pikëpamjeve e të botëkuptimit të tyre. Nga radhët e rilindësve dolën ideologë e politikanë, mendimtarë e historianë, estetë e kritikë, të cilët shkruan vepra të ndryshme, ku pasqyrohet mendimi shqiptar i kohës. Pjesë e pandarë e këtij mendimi është padyshim dhe mendimi estetik e letrar i popullit tonë. Edhe ky mendim iu nënshtrua tërësisht qëllimeve patriotike: Rilindësit që u morën me këto probleme, duke qene të frymëzuar nga idetë iluministe, e konsideruan artin në kushtet e pushtimit të huaj si mjet lufte për çlirimin e atdheut. Qenë pikërisht nevojat e kërkesat imperative të lëvizjes për çlirim që i çuan ata të përqafojnë në përgjithësi koncepte të shëndosha estetike, të qëndrojnë larg formalizmit, t’i japin përparësi gjithnjë brendisë dhe funksionit qytetar ët artit.
Qysh në fillim rilindësit iu vunë punës për të njohur, zbuluar e përvetësuar vlerat estetike në jetën shpirtërore e materiale të popullit. Të prirë në radhë të parë nga qëllime patriotike, mjaft prej tyre bënë përgjithësime të rëndësishme për të provuar origjinalitetin e popullit shqiptar si krijues, treguan para botës shpirtin e tij artistik, që e dallon nga popujt e tjerë. Edhe kjo punë u fillua nga folklori. Populli shqiptar kishte një folklor të pasur e të gjerë, origjinal e të lashtë. Në kushtet tepër të vështira në të cilat ndodhej vendi, folklori ishte krijimtaria kryesore, ajo më përfaqësuesja e më e denja për tu njohur nga opinioni e për të nxjerrë përfundime me vlera shkencore, që të dyja së bashku do t’i shërbenin interesave jetike shqiptare.
Është pra krejt e kuptueshme që mendimet e para estetike, gjykimet dhe analizat e mirëfillta letrare e kanë zanafillën e tyre në ato përpjekje që u bënë në kohën e Rilindjes për të studiuar e vlerësuar folklorin, artin e popullit shqiptar. Kjo ndodhi në kushtet e klimës së romantizmit evropian dhe të hovit që kishin marre shkencat filologjike, kur tregohej një interes i veçantë për krijimtarinë popullore. Natyrisht, këto rrethana ndihmuan, por në radhë të parë ishte lëvizja e fuqishme për çlirimin kombëtar ajo që frymëzoi dhe bëri që mendjet e ndritura të rilindësve tanë, brenda dhe jashtë vendit, t’i vihen punës për ta mbledhur, propaganduar dhe studiuar krijimtarinë e popullit të tyre. Në këtë punë fisnike u angazhuan një pjesë e madhe e militantëve të lëvizjes. Në qoftë se Konstatdin Kristoforidhi dha një shembull të shkëlqyer, duke zbuluar thesaret e mëdha të popullit, të tjerë treguan se ç’mrekullira ka krijuar shqiptari përmes fjalës shqipe. Në krye u nis siç është e natyrshme, me mbledhjen dhe nxjerrjen në pah të pasurive të kulturës popullore. Dhe me këtë punë u morën folkloristë e filologë, shkrimtarë e studiues, po dhe njerëz të thjeshtë, që i qenë përkushtuar kauzës së çlirimit të atdheut. Mjafton të kujtojmë që një rrobaqepësi të kolonisë së shqiptarëve të Misirit, Thimi Mitkos, i takoi të jetë babai i folkloristikës shqiptare.
Nuk qe një gjë e rastit që zbulimi dhe vlerësimi i folklor tonë ngjau kryesisht në shekullin e kaluar. Shekulli i XIX në historinë e Shqipërisë si epoka e ndritur e Rilindjes Kombëtare dhe çdo gjë që u krye gjatë kësaj kohe u bë në shenjën e kërkesave e te nevojave të lëvizjes për çlirim. Prandaj çdo manifestim në fushën e kulturës e të studimeve ishte një shprehje e drejtpërdrejtë e vetë Rilindjes.
Kështu ndodhi dhe ne fillimet dhe hapat serioze të studimeve tona estetike e letrare. Këto fillime lindën në krye në mjedise arbëreshe. Në kushtet e robërisë së egër, kur në atdhe nuk lejohej shkrimi i shqipes dhe nuk ekzistonin as premisat më elementare të një jete normale kulturore, qenë kolonitë shqiptare në dhe te huaj që u bënë vatra të studimeve nga vetë shqiptarët. Studimet letrare e estetike, për vetë natyrën specifike dhe kompleksitetin e problemeve, kërkonin nga ata që do të merreshin me to jo vetëm njohje, po dhe përgatitje të posaçme e kulturore, formim estetik e shije të hollë. Patriotët arbëreshë, edhe pse në tokë të huaj, jetonin të lidhur shpirtërisht me fatin e atdheut të robëruar dhe ushqeheshin e mbruheshin pareshtur me krijimtarinë e begatë të folklorit shqiptar. Ata janë të parët që e mblodhën këtë pasuri kombëtare, po ata qenë dhe të parët që filluan ta studiojnë me kritere shkencore, të udhëhequr nga qëllime patriotike dhe iluministe.
Studimet e para nuk janë studime të mirëfillta letrare. Në to kemi një mpleksje të studimit të historisë e të kulturës shqiptare me studimin e gjuhës e të folklorit, të etikës e të etnografisë, të gjitha këto me synimin që të ndriçohet gjeneza e lashtë dhe karakteri autokton i popullit tonë, origjinaliteti i krijimtarisë së tij, vlerat artistike të folklorit shqiptar. Në këto studime si të Xh. Krispit, N. Ketës etj, jemi akoma në kufijtë e historisë e të përshkrimit të folklorit, të problemeve gjuhësore. Historia e studimeve te mirëfillta letrare nis me punimet e Vinçenso Dorsës, Jeronim de Radës dhe Dhimitër Kamardës. Duhet thënë se vetë shkenca letrare në këtë fushë.
Është një fakt mjaft pozitiv që studimet tona letrare karakterizohen që në krye nga dy veçori të rëndësishme: nga një anë ato nisen kryesisht nga praktika shqiptare, bëjnë objekt studimi folklorin dhe letërsinë tonë dhe, nga ana tjetër, përqafojnë mendimin e përparuar evropian të kohës, duke u bërë jehonë ideve të mëdha të Rilindjes Shqiptare në funksion të të cilave ato vihen.
Vinçenso Dorsës i takon merita që të jetë i pari studiues në historinë e mendimit tonë letrar. Me kompetencë shkencore, i nisur nga parime të drejta metodologjike për kohën, Dorsa studioi folklorin dhe letërsinë shqiptare dhe dha gjykime mjaft të vlefshme. Është nder për mendimin tone letrar që ky pionier i shkencës shqiptare i shqyrton e i gjykon veprat të lidhura ngushtë me funksionin e tyre shoqëror. Ai thoshte se “Meqë poezia është shprehje e shoqërisë, edhe ajo u nënshtrohet ndryshimeve që vazhdimisht shoqërojnë zhvillimin e saj”. Studiuesi arbëresh e merr folklorin si pasqyrë të historisë së popullit. Ai shkruan se kënga “është shprehje e një epoke të trazuar, epoke lufte, kontrastesh, mbrojtjesh, heroizmash” dhe se nga folklori “fillon letërsia e çdo populli….”
Mendimet dhe analizat e tij për krijimtarinë e J. Varibobës dhe J. de Radës lëvruan për herë të parë këtë fushë të studimeve tona. Ai çmon vlerat zisë së Varibobës dhe ngre lart frymën e thelle patriotike të veprave të de Radës, duke kritikuar në të njëjtën kohë
mungesën disa herë të kthjelltësisë së poezisë së tij. Dorsa në studimin e vet di të shkrijë analizën e brendisë me atë të formës së shprehjes.
Traditën e nisur nga V. Dorsa dota pasurojnë hulumtimet e mendimet e Dhimitër Kamardës mbi folklorin. Duke studiuar folklorin shqiptar të marrë në [plan krahasues me folklorin e popujve të tjerë, ai do të nxjerrë tiparet origjinale të tij, frymën kombëtare, faktin që shpirti krijues i popullit shqiptar ka mbetur ngahera i gjallë. Më trajtimin e këtyre problemeve ndihet parimi i historizmit, ai shqyrton vlerat ideoartistike të folklorit shqiptar të lidhura me historinë dhe me zhvillimin shoqëror.
Studimet e Dh. Kamardës flasin për njohje të thellë për përgatitje dhe seriozitet shkencor sidomos kur analizon hollësisht probleme të poezisë sonë popullore, si çështjen e motiveve të saj, të mjeteve të prozodisë etj.
Me studimin e folklorit shqiptar gjatë Rilindjes do të merren J. de Rada, Dora d’lstria, Zef Jubani, Alberto Stratigoi etj. J. de Rada, duke botuar përmbledhjen e gjerë folklorike “Rapsodi të një poeme shqiptare” (1866), jo vetëm që nxirrte në dritë, i nisur nga qëllime patriotike, vlerat shumë të çmuara të krijimtarisë sonë popullore, po zbulonte para botës një monument te madh artistik, hidhte mendime të rëndësishme duke e paraqitur folklorin tonë si “pikëzim të jetës shqiptare… dhe… i shpirtit të kombit”, si “model i madh stili të thjeshtë, të kulluar, të fuqishëm”.
E mbështetur në pasurinë e madhe të letërsisë popullore. Dora d’Istria do të arrijë në konkluzione të rëndësishme, kur do të pohojë në studimin e saj “Kombësia shqiptare sipas këngës popullore” (1866) se “forcën e shpirtit kombëtar” të shqiptarëve nuk kanë mundur ta zhdukin as pushtimi i gjatë e as mërgimi, se vlerat e folklorit shqiptar për nga qëndrueshmëria e thelbit jetësor e estetik, për nga origjinaliteti e shija e hollë qëndrojnë pa frikë edhe përballë vlerave të popujve të tjerë; si gjermanët, spanjollët etj. Lidhja e ngushtë e krijimtarisë popullore me historinë i ka dhënë dorë studiuesve të nxjerrë përfundime realiste e objektive. Duke qenë mbrojtëse e flaktë e të drejtave të gruas, Dora d’Istria i kushton vëmendje të veçantë figurës së gruas në folklorin shqiptar, zbulon virtytet dhe tiparet e saj të rralla. Zef Jubani, i pari folklorist shqiptar, me idetë dhe veprimtarinë e tij patriotike, qe nga ata qe e përgatitën ideologjikisht Rilindjen tonë Kombëtare. Ne botimin “Përmmbledhje këngës popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” (1871), ai dha mendime me vlera ideoartistike mbi rolin e atrtit në zgjimin e ndërgjegjes kombëtre dhe për luftën për çlirimin e atdheut. Ai çmomnte lart muzikën dhe poezinë, si mjete efikase për të “shkundur shqiptarët nga gjumi” “ pasi që prej kohërave më të hershme është provuar se ato lënë në shpirt mbresa të jashtëzakonshme”. Duke njohur thellë jetën dhe historinë e popullit të tij, folkloristi patriot nënvizon shpirtin poetik t shqiptarëve. “Deri përpara vdekjes, -shkraun ai, -malësori shqiptare, kthehet në poet të çastit dhe improvizon tragjedinë e tij me temën e arsyeve që e sollën atë në përfundim dhe duke kënduar heroikisht, dorëzohet i patremburnë duart e xhelatit”. Mjaft interes paraqesin mendimet e Zef Jubanit mbi disa nga autorët e letërsisë shqiptare, si për Pjetër Bogdanin e Nezim Beratin, për bejtexhinjtë e Pjetër Zarishin, veprat e të cilëvë e bëjnë optimist për të ardhmen e letërsisë së kultivuar të popullit të tij.
Ngjarje e shënuara në historinë e mendimit tonë letrar është padyshim botimi i veprës “Parime të estetikës” të J. De Radës, e cila përmban të parin traktat të mirëfilltë estetik shqiptare. Megjithëse vepra nuk merret tërsisht me probleme estetike dhe, siç është vënë re nga studiuesit, paraqitet komplekse e kontradiktore, me pikëpamje idealiste e naive për kohën e sotme, prapëseprapë ajo ka rëndësi dhe vlera të posaçme, sidomos po të marrim parasysh nivelin dhe stadin e mendimit shqiptar të kohës.
Me të drejtë është konstatuar se me këtë traktat De Rada del si mendimtar i thellë dhe i përparuar në disa aspekte. Nëpërmjet kësaj vepre ai formulon në një mënyrë mjaft sintetike e të ngjeshur pikëpamjet e tij estetike, konceptet mbi artin, mundohet të përpunojë teorinë e vet mbi të bukurën etj. Të bukurën ai nuk e lidh vetëm me dukuritë e jashtme të gjërave që shihen e dëgjohen, por edhe me veçoritë e shpirtit e të ndjenjave të njeriut. Duke polemizuar me teoritë estetike të kohës, De Rada arrin në përfundimin se “E bukura është, pra gjithçka që i vjen shpirtit së jashtmi dhe që bëhet pjesë e qenies së shpirtit. Por është krejt e kuptueshme për botëkuptimin e kufizuar të De Radës, se edhe ai si gjithë estetët paramarksistë paraqitet idealist në analizën dhe interpretimin që u bën dukurive shoqërore e si pasojë nuk është në gjendje të shpjegojë drejt burimin e ndjenjave estetike. De Rada të bukurën dhe të gjitha kategoritë estetike nuk i merr në kontekstin historik-social. Tiparet themelore të doktrinës së tij estetike janë panteizmi dhe iluminizmi.
Duke qenë iluminist, De Rada nuk i kupton artet e kulturën si diçka në vetvete. Ai i lidh këto me nevojat e popullit të tij, me kërkesat e lëvizjes kombëtare, prandaj në “Parimet e estetikës” rilindësi i shquar parashtron një program të tërë për emancipimin e popullit shqiptar. Në këtë ai sheh rolin “ gjuhës e të folklorit, të arteve e të fjalës artistike, misionin e madh të tyre në luftën për çlirimin kombëtar
Puna e nisur në fushën e studimeve letrare do të shtrihet e do të çohet më tutje me zgjerimin e me forcimin e lëvizjes sonë kombëtare. Megjithëse kjo punë kërkonte përgatitje të posaçme dhe në rend të ditës dilnin nevoja më të ngutshme, prapëseprapë këto nuk i penguan patriotët të merren në një mënyrë a në një tjetër me probleme teorike e praktike që lidheshin me mbarëvajtjen e letërsisë. Shpesh herë kjo punë është një punë prej pionieri, po gjithsesi flet për frymën iluministe dhe për interesat e gjithanshme të Rilindjes sonë. Edhe fusha e mendimit letrar ishte një nga sferat e luftës në të cilën populli shqiptar tregonte vitalitetin dhe individualitetin e vet kombëtar. Me këtë ai dëshmonte se çdo gjë që kishte të bënte me kulturën dhe progresin nuk ishte e huaj për të, përkundrazi e përvetësonte dhe e vinte në shërbim të qëllimeve të tij kombëtare.
Rilindja qe një lëvizje e organizuar, me një program të caktuar, me synime të afërta e të largëta, me forma të ndryshme organizative. Ajo pati udhëheqësit e saj, politikanë e ideologë, militantë e luftëtarë që përgatitën dhe organizuan popullin në luftë për dhjetëvjeçarë të tërë. Në këtë luftë një rol të dorës së parë luajti edhe shtypi i Rilindjes, që si pishtar u ndez kudo nëpër botë tek kishte shqiptare. Ai u përhap nëpër vatrat patriotike të kolonive nga një kontinent në tjetrin, në Evropë e Amerikë e deri në brigjet e Nilit.
Në faqet e shtypit të Rilindjes u rrahën problemet e mëdha të kohës, që kishin të bënin me fatin e Shqipërisë së robëruar, me çështjen e rrugëve të luftës e te se ardhmes së popullit shqiptar. Por në to zunë vend qe u takon te dhe letërsia e kultura, të krijuara në frymën e ideve dhe dhe të interesave të Rilindjes. Në gazetat e revistat shqip dolën në Stamboll e Bukuresht, në Athinë në Sofje e Boston, në Kajro e Bruksel, krahas letërsisë artistike, e cila e pati shtypin djep te saj u rrahën dhe probleme jetike të kulturës shqiptare, si çështja e një alfabeti të përbashkët, e gjuhës letrare shqipe, e arsimit kombëtar, e librit shqip, e njohjes dhe përhapjes së diturive etj. Shtypi u bë edhe tribunë e mendimit shqiptar që kishte të bënte me krijimtarinë shpirtërore e akustike të popullit tonë. Krijimtaria e përfituar në këtë kohë lufte e përpjekjesh iu shtrua dhe gjykimit e vlerësimit. Përmbledhjet folklorike, veprat e ndryshme letrare, librat diturak që u botuan dhe u përhapën gjatë Rilindjes gjetën jehonën e tyre në shtypin e saj. Nëpërmjet shënimesh dhe reçenesionesh, artikujsh dhe studimesh u dhanë vlerësime e gjykime, i ngjis mendimi ynë i mirëfilltë letrar.
Te “Flamuri i Arbërit” (1883) dhe Drita (1884) te (Shqiptari”(1888) dhe “Shqipëria” (1897), në “Albania” dhe “La Nazione Albanese” (1897) lindi ajo traditë prej nga hodhi hapat e parë kritika letrare shqiptare, u dukën përpjekjet për t’u marrë me probleme të historisë e të teorisë së letërsisë . Në këtë vështrim paraqesin interes në mënyrë të veçantë edhe rubrikat e përhershme që u çelën në to: si “Libra dhe fletore”, “Librat shqip”, “Libër –shkrimi”, “Bibliografi shqipe”, Vihvla të ra “Radhua e librave shqip” etj.
Mendimi ynë letrar do të pasqyrohet dhe nëpër kalendare e almanakë, në parathënie veprash origjinale e përkthime, në korrespodencën e punëtorëve të Rilindjes. Me të do të merren jo vetëm arbëreshët e shquar si Jeronim de Rada, e G. Dara (i Riu) po dhe Naimi e Samiu, J. Vreto e Çajupi, Asdreni e Hil Mosi, L. Gurakuqi e F. Noli. Krahas shënimeve dhe artikujve kritikë, ose veprave që përmendëm më lart, do të dalin në dritë gjatë rilindjes dhe vepra të tjera të rëndësishme si Manual i historisë së letërsisë shqipe, 1896 e A Stratigoit, studime monografike si “Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës»- (1902) e M. Markianoit, studime mbi metrikën shqiptare si *Vargnimi në gjuhë shqype»* (1906) të L. Gurakuqit, sprova serioze të kritikës letrare nga F. S. Noli etj. Me këto vepra mund te themi se hodhi shtat shkenca shqiptare mbi letërsinë, duke shtruar e rrahur një varg problemesh nga lëmi i estetikës e kritikës, i historisë dhe i teorisë së letërsisë.
Vepra -Manual 1 letërsisë shqipe- e Alberto Stratigoit është e para përpjekje e historiografisë sonë letrare. Duke qenë një punë prej pionieri në këtë fushë krejt djerr, është e natyrshme që ajo të kishte një karakter përshkrues.
Autori e paraqet letërsinë në kuadrin e historisë së kulturës së popullit tonë, të vlerave materiale e shpirtërore të tyre, duke mbizotëruar në të ana informative dhe popullarizuese. Për sa i takon letërsisë, studiuesi kufizohet më shumë në paraqitjen e disa portreteve letrare të shkrimtarëve arbëreshë. Një metodologji e tillë ka bërë që shkrimtarët të mos vështrohen në procesin e zhvillimit të përgjithshëm letrar, por të shikohet çdo autor më vete.
Megjithatë edhe kështu studiuesi sjell të dhëna me vlerë, jep karakterizime interesante, sado që shkëputja e autorëve nga ecuria e përgjithshme social-historike e ka kufizuar horizontin e studimit, ka penguar për një analizë e sintezë të plotë shkencore. Vepra e A. Stratigoit është guri i parë i historiografisë sonë letrare dhe ajo mbeti për shumë kohë e vetmja përpjekje serioze në këtë lëmë.
Një vepër e rëndësishme e mendimit tonë letrar është pa dyshim monografia voluminoze “Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës” e M. Markianoit, e cila përbën studimin më të plotë të shkruar deri më sot për De Radën. Kjo monografi qëndron si kurorë në vargun e studimeve letrare historike të Mikel Markianoit. Ai punoi mbi të për afro njëzet vjet, duke shkrirë pasionin e një patrioti dhe qytetari me atë të një studiuesi dhe artisti. Markianoi i hyri kësaj pune në një kohë kur De Rada, duke qenë akoma gjallë, ishte lënë në ‘harresë, jo aq për shkak të gjuhës së veprës së tij, sesa për faktin se me qëndrimin e paepur prej patrioti nuk ishte pajtuar me qëllimet djallëzore të imperializmit italian ndaj atdheut të të parëve dhe qe izoluar në fshatin e tij të humbur, duke mbetur si gur në llavën e Vezuvit.
Detyra që i vuri vetes Markianoi ishte që ta tregonte para opinionit veprën e De Radës si pasqyrë të botës shqiptare, të zbulonte gjeninë e tij krijuese, artin origjinal e shumëngjyrësh, magjinë e poezisë së tij. Ai e cilëson De Radën “si një kalorës arbëresh të kohës që vrapon drejt një ideje madhështore. Edhe pse autorin e karakterizon një entuziazëm i madh patriotik, kjo nuk e ka prekur objektivitetin e mendimeve e të gjykimeve kryesore të veprës. Ai niset në përgjithësi nga një metodë shkencore nga kritere të drejta, me një njohje të thellë të jetës dhe veprës së poetit, të historisë dhe të krijimtarisë së popullit tonë.
Analiza që i bën figurës së De Radës është e gjithanshme dhe e imtë, si depërton sa në jetën dhe në veprën, sa në idetë dhe artin e tij. Sipas Markianoit, ndjenja njerëzore e popullit shqiptar është skalitur në poezinë e De Radës si në diamant. Duke shqyrtuar krijimtarinë e De Radës, ai priret gjithnjë nga synimi për të gjetur dhe vlerësuar në veprën e tij atë çka është shqiptare, origjinale e autoktone për popullin tonë, e dhënë përmes talentit të fuqishëm të poetit. Në ndihmë të këtyre përpjekjeve, autorit i vijnë krahasimet që ai bën me krijues të shquar të letërsisë evropiane.
Studimi i Markianoit është i ndarë në kapituj të veçantë që i kushtohen anëve të ndryshme të personalitetit poliedrik të De Radës, si poet dhe dramaturg, estet dhe gjuhëtar, folklorist dhe publicist. Këto aspekte të krijimtarisë së tij të gjerë merren të gërshetuara me njëra-tjetrën e gjithmonë të lidhura me fatin e Shqipërisë e të lëvizjes kombëtare për çlirim. Ai ndalet veçanërisht në analizën estetike dhe letrare të poezisë së De Radës, tregon brendinë e tij që buron nga rrjedha e historisë dhe e jetës shqiptare, evidenton veçoritë e poemave, duke i quajtur ato «studime shpirtërash», të figurave e të vargut, zbulon detajet e goditura, çmon thjeshtësinë dhe spontanitetin si veti të një talenti të madh, merret me pikëpamjet e De Radës rreth thelbit të së bukurës si kategori estetike. Nga ana tjetër, në studim nuk mungon qëndrimi kritik i autorit, gjykimet për dobësitë dhe mangësitë që ai vëren te De Rada. Kështu për Markianoin fragmentarizmi, këputjet, zbrazëtitë dhe errësira në disa pjesë të veprës së poetit nuk janë veçori te stilit apo të krijimtarisë së tij, por «kërcime të papëlqyera”, një shmangie nga natyra e poezisë së popullit.
Kufizimet e botëkuptimit nuk e kanë lejuar M. Markianoin ta vështrojë e ta analizojë veprën e De Radës të lidhur ngushtë me kontekstin social historik të kohës. Ai ka nënvizuar më tepër aspektin patriotik e psikologjik të saj. Analiza shoqërore e ideve dhe e personazheve është zëvendësuar me një shqyrtim romantik, nga pozita iluministe, konfliktet sociale janë parë si luftë e përjetshme në mes të së mirës dhe së keqes etj.
E shkruar në fillim të këtij shekulli, kur poeti ishte ende gjallë, me patosin e zjarrtë të një patrioti dhe me aftësinë e përgatitjen e thellë të një historiani e kritiku të dorës së parë, vepra e Markianoit hodhi dritë në vlerat e krijimtarisë së De Rades dhe e interpretoi atë në nivelin e shkencës letrare të kohës. S’ka dyshim se «Shqipëria dhe vepra e Jeronim de Radës» për meritat e mëdha që ka, ishte studimi më i mirë, tek i cili u mbështetën gjithë studimet që erdhën më vonë për poetin tonë të shquar.
Përpjekjet dhe arritjet në fushën e teorisë së letërsisë gjatë Rilindjes, për vetë natyrën e vështirësive që paraqet kjo shkencë, qenë të ngadalshme e të pakta. Hapat e parë në këtë fushë lidhen me hulumtimet e studimet e V. Dorsës, Dh. Kamardës etj. Puna e tyre u kufizua kryesisht me problemet e rimës, të llojeve të vargjeve, të ritmeve etj., në studimin e mjeteve të prozodisë, sidomos në ato të poezisë popullore. Kjo traditë fillestare u pasurua me botimin e një vepre të plotë, siç është «Vargjenini n’gjuhën shqype» (1906) e Luigj Gurakuqit. Gurakuqi bëri përpjekjen e parë serioze për kodifikimin e metrikës së vjershërimit shqip, duke mbushur një zbrazëtirë të teknikës së poezisë. Ai u erdhi kështu në ndihmë poetëve me formulimin e rregullave metrike, me analizat kushtuar problemeve të vargut kuantitativ e tonik, të elementeve të ndryshme të prozodisë.
Nga ana tjetër, Gurakuqi, si përfaqësues i Rilindjes shqiptare, shpreh në këtë vepër mendime iluministe për rolin e poezisë në jetën e kombit, për funksionin që i njeh asaj në fisnikërimin e pasurimin shpirtëror të njeriut. Prej kësaj rrjedh ideja e tij e shëndoshë e përparësisë së brendisë mbi formën e poezisë. Veç këtyre, ai sjell argumente për të dalluar poetin nga vargëzuesi i thjeshtë, shfaq gjykime mbi marrëdhëniet e muzikës me poezinë etj.
Kritika është më e reja fushë e studimit të shkencës letrare. Ajo lindi në përgjithësi si shkencë në shekullin e kaluar. Vetë zhvillimi i letërsisë ka nxjerrë nevojën e një gjykimi kritik që ta shoqërojë në ecurinë e saj, pa pritur që ta gjykojë historia. Nga kjo pikëpamje kritika e vërtetë letrare ka luajtur një rol orientues e organizues, ajo ka qenë një ndihmë në punën e vështirë, por fisnike të krijuesit.
Edhe letërsia shqiptare, ndonëse në rrethana të vështira historike, gjithmonë ka ndier në një formë e në një tjetër nevojën e gjykimit kritik dhe kjo duket qartë gjatë epokës së Rilindjes. Ideologët e shkrimtarët e saj, që ishin të interesuar për një letërsi kombëtare e të pasuruar, u kujdesën për ta ndjekur zhvillimin e saj përmes gjykimeve e mendimeve, këshillave e përshtypjeve inkurajuese.
Elementët e hershme të kritikës sonë letrare duhet ti kërkojmë në punën propagandiste që zhvilloi shtypi i Rilindjes për ti bërë të njohura veprat e letërsisë shqiptare dhe autorët e tyre në rrethet patriotike e pastaj në masën e lexuesve. Kritikës së ardhme letrare i hapin rrugën gjykimet entuziaste të Vretos, Naimit, të Çajupit e të Asdrenit, për krijime e krijues të veçantë apo për shpresat që jepte letërsia kombëtare në përgjithësi.
Djep i kritikës shqiptare do të bëhen gazetat e revistat patriotike, kalendarët e ndryshëm. Ajo do të nisi me shënime të shkurtra, me përshtypje pozitive, të nxituara nga një atdhedashuri e zjarrtë, me këshilla dashamirëse, me komente letrare. Pas këtyre do të duken recensionet, arti- kujt kritikë, përpjekjet për të ravijëzuar portrete letrare, polemika etj. Vëmendje në fillim do t’i kushtohet krijimtarisë së popullit e pastaj letërsisë së kultivuar. Përkujdesja e parë do të jetë për gjuhën, për një gjuhë të bukur e të pastër shqipe, si shenjë dalluese e kombësisë, për të kaluar te problemet e mjeshtërisë, të gërshetuara gjithnjë këto me detyrat që shtronte lëvizja për pjesa më e madhe e shkrimeve të kësaj natyre mbeten nivelin e recensioneve të përshtypjeve të para e shkrimit të ndonjë problemi. Kjo vinte nga fakti se vetë letërsia shqiptare ishte në zhvillim e sipër, se problemet e letërsisë mplekseshin me problemet politike e kërkesat e ditës, se autorët e tyre punonin në kushtet e robërisë së rëndë kur dihet se puna për t’u marrë seriozisht me gjykimin e veprave kërkonte përgatitjen speciale dhe ç’është më e rëndësishme kërkonte lexuesin, të cilit pushtuesit e huaj ia kishin ndaluar me ligj librin shqip.
Megjithatë, Rilindja do të gjallësojë si çdo sferë të jetës shpirtërore të popullit tonë, dhe mendimin kritik. Ajo do ti vijë në ndihmë letërsisë kombëtare, do ti nxisë shkrimtarët, do të popullarizojë veprat e tyre, do të orientojë drejt, duke nënvizuar rolin e madh të artit në zgjimin e dhe çlirimin e kombit. Duke dhënë mendime e gjykime kritike për një vjershë të kohës, kalendari “Afërdita” 1910 do të konstatonte në mes të tjerash se: “më të parat çape që bëmë në mësim dhe dituri, u dhamë me mish e me shpirt në vjershë. Gjithë katundet kanë vjershëtarin e tyre dhe qytetet e Shqipërisë përfaqësojnë një pantheon te vjershës, me duzina vjershëtorësh. Nuk është për çudi, nuk është më për turp se dhe ne si gjithë kombet bëmë zhvillimin e natyrës. Pas kësaj, vjershat që do të shkruhen do të jenë të bëra me kujdes, se dituria që do të na çelin sytë dhe mendjen do mos na lërë të shkruajmë sido kudo.
Vjersha është pasqyra e ndodhjes në të cilën ndodhet një komb në diturin, prandaj paskëtaj duhet kujdes i madh për ata që e quajnë veten e tyre të zotër të shkruajnë vjersha».
Me kritikë letrare do të merren Luigj Gurakuqi, A. Z. Çajupi, Fan Noli, Alberto Stratigoi, Anselmio Lorekio dhe autorë të tjerë që kanë nënshkruar me pseudonime të ndryshme. Zakonisht ata marrin në shqyrtim vepra të letërsisë sonë, bëjnë analiza e komente ideoestetike, siç ndodh bie fjala me L. Gurakuqin që shkruan në “Albania” për poezinë e De Radës, të cilin e quan -*Vjershëtori ynë ma i madh» dhe jep mendime interesante, kur duke folur për gjuhën e vështirë të vjershave të tij, thotë se kjo nuk duhet t’i pengojë brezat e rinj për ta lexuar veprën e poetit përderisa dhe veprat e Homerit e Virgjilit, nuk janë lexuar pa pak durim dhe mundim. Ai i konsideron vlera të tilla si burim i krenarisë kombëtare dhe për të bindur lexuesin për këtë përpiqet ta shqyrtojë e t’i qaset poezisë së De Radës e sidomos poemës «Milosao» me kompetence e shije prej kritiku të hollë».
Në shtypin patriotik do të shkruhet mbi vjershat e Pilip Shirokës, do të bëhen përpjekje për portrete letrare si të Naimit e Çajupit, do të botohen recensionet e vëllimeve poetike si për «Rreze dielli” te Asdrenit etj. Nga fundi i Rilindjes, në vitet e para të shekullit tonë, do të debutojë në mendimin letrar shqiptar Fan Noli me artikullin “Shekspiri në rrezik” (1906). Ai do të marrë në mbrojtje Shekspirin përpara gjykimeve nihiliste të L. Tolstoit dhe B. Shout, do të polemizojë me guxim me ta e do të shfaqë koncepte estetike në përgjithësi të drejta, veçanërisht do të mbrojë mendimin se burimi i parë i së bukurës është natyra.
Me këtë artikull për Shekspirin, Noli do ë inaugurojë punën e tij si kritik, punë e cila me introduktet që do të pasojnë do të hedh themelet e kritikës demokratike shqiptare. Duke përcaktuar një pozitë të shëndoshë ideore, duke i dhënë përparësi brendisë se duke njohur artit funksionin shoqëror e kombëtar, mendimi kritik i Nolit, do t’i kundërvihet mendimit kritik të borgjezo-klerikal, i përfaqësuar nga Faik Konica e Gjergj Fishta.
Qysh nga fundi i rilindjes do të vijnë duke u qartësuar dy tendenca të kundërta në mendimin kritik, nga një anë tendenca demokratike, që njeh vlerat objektive estetike të artit, dhe konsideron kritikën si shkencë që analizon dhe e vlerëson veprën në radhë të parë nga brendia, nga funksioni shoqëror, nga idetë që e udhëheqin krijuesin tjetër tendenca reaksionare e mbështetur në estetikën idealiste e mistiko-fetare, që merr kritikën si një gjë thjesht subjektive, vetëm si një përshtypje që s’ka të bëjë me shkencën, siç pohonte F. Konica, sipas të cilit vlerat letrare mund të çmohen vetëm në raport me kryeveprat. Meqenëse këto; sipas Konicës; i mungojnë letërsisë shqiptare ai arrin në përfundimin se nuk mund të ketë mendim kritik të vërtetë shqiptar. Kështu shprehet ai qysh ne vitin 1906 dhe prej kësaj kohe kritika letrare do të jetë një nga fushat e ndeshjeve ideologjike, si shprehje e luftës në mes të dy drejtimeve të kundërta që zhvillohet në gjirin e letërsisë shqiptare.
Siç shihet, Rilindja Kombëtare i hapi rrugën te ne mendimit estetik në përgjithësi dhe atij letrar në veçanti. Në procesin e zgjimit të gjithanshëm të ndërgjegjes kombëtare të luftës për liri, mendimit estetik dhe gjykimi kritik i kristalizua në koncepte dhe ide, lindi historia e letërsisë shqiptare, zu të flas për herë të parë kritika shqiptare, u bënë përpjekje për një mendim teorik letrar. Natyrisht, një pjesë e veprave që u shkrua në këto fusha kanë vlerë dokumentare, por duke u marrë në raport me mendimin shqiptar të Rilindjes në tërësi arritjet e mendimit estetiko-letrar afirmojnë gjeninë krijuese të popullit tonë edhe në këtë fushë të kulturës sonë.
Dhe për hir të së vërtetës të themni se edhe në këtë sferë pozita e rilindësve përgjithësisht qe e drejtë. Vetë kushtet historike dhe kërkesat e lëvizjes për çlirimin kombëtar të vendit dhe emancipimin e popullit i bënë ata të mos e vështrojnë letërsinë dhe artin në përgjithësi si diçka në vetvete, jashtë lidhjeve me shoqërinë e kohën e tyre, aty shkëputur nga lufta politike që zhvillonin në front të gjerë. Nga ana tjetër, të ushqyer nga mendimet iluministe, përfaqësuesit më të përparuar kanë koncepte të shëndosha për artin, duke e marrë atë jo si një ide të përjetshme apo si një mishërim hyjnor, po si pasqyrë të jetës e të historisë. Në qendër të artit ata shohin njeriun, përpjekjet për liri dhe për individualitetin e tij optimizmin dhe besimin në jetë. Rilindësit janë për një letërsi kombëtare e demokratike. Ata çmojnë mbi të gjitha krijimtarinë e popullit, si vlera më e madhe kombëtare dhe duke u nisur nga folklori, gjykojnë d!he për letërsinë e kultivuar.
Mendimi estetik e letrar i Rilindjes është i shpërndarë e i mpleksur me idetë politike, dhe jo vetëm me ato politike, ai paraqitet me vlera jo të barabarta; në stade fillestare dhe pjekurie. Një pjesë e autorëve nuk i kanë njohur doktrinat estetike e letrare, të tjerë që i kanë njohur, kanë marrë prej tyre ato elemente që ua diktonte nevoja e luftës për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, për afirmimin e vlerave të kulturës së tij shpirtërore dhe për zhvillimin e pasurimin e letërsisë sonë. Kështu, ata morën nga estetika e klasicizmit racionalizmin e saj, idenë se s’ka bukuri jashtë arsyes, po më shumë shfrytëzuan. Ddhe u prirën nga estetika e iluminizmit, që e njeh natyrën. si model të parë të artit dhe që kërkon prej tij të jetë zëdhënës i kohës e i shoqërisë, që të udhëhiqet nga një moral i lartë e të jetë i çliruar nga feja. Duke u nisur nga këto parime estetike, e përgjithësisht nga parime estetike të romantizimit, ata e çmuan folklorin, si shprehje më e gjerë e më e thellë e shpirtit të popullit e të kombit dhe e vlerësuan rolin qytetar të artit si mjet që i ndihmon popujt të zgjohen e të bëhen të ndërgjegjshëm për rolin e tyre në histori. Por me gjithë anët pozitive të mendimit të Rilindjes sonë në këtë fushë, me gjithë faktin që përfaqësuesit e saj të botës reale dhe si mjet lufte, ata ruajtën të gjithë kufizimet e botëkuptimit idealist, nuk arritën të zhvishen nga mjegullima e atyre pikëpamjeve zotëruese të filozofisë së kohës.
Filozofia e epokës së tyre rëndoi gjithnjë mbi ta. Ajo padyshim u pasqyrua qartë dhe në mendimin estetik-letrar.
Vlerësimet e gjykimet e dhëna gjatë Rilindjes për fenomene letrare e vepra të ndryshme shpesh flasin për një shkëputje të tyre nga lidhjet e gjalla historike dhe baza shoqërore, ato nënvizojnë zakonisht aspektin patriotik dhe psikologjik, i vështrojnë dhe i interpretojnë veprat si diçka në vetvete, pa arritur t’i lidhin ngushtë me realitetin e gjallë social, dhe problemet e formës nuk i shqyrtojnë në raport e në funksion të brendisë. Disa nga parimet metodologjike prej të cilave udhëhiqen janë idealiste. Në mjaft raste kemi një trajtim metafizik të problemeve. Edhe kur arrihet në një vështrim dialektik të realitetit, të marrë në raport me artin, kjo bëhej në mënyrë spontane. Ata nuk e kanë parasysh natyrën klasore të artit dhe në këtë pikëpamje kanë koncepte idealiste, abstrakte dhe utopike. Të gjitha këto janë probleme që duhen parë e studiuar nga afër, në vartësi me epokën dhe stadin e zhvillimit të mendi0mit shqiptar në përgjithësi. Rëndësi ka të tërheqim vëmendjen se Rilindja jonë edhe në këtë fushë hodhi farën e saj të shëndoshë, e vuri mendimin dhe gjykimin letrar në hullinë e kërkesave e të nevojave të lëvizjes kombëtare. Ajo i erdhi në ndihmë në radhe te parë zhvillimit të një letërsie artistike shqiptare, i shërbeu afirmimit të vlerave të kulturës sonë, ndihmoi lexuesin dhe shkollën shqipe; iu gjend në krah propagandës kombëtare. Mendimi letrar, si pjesë e jetës shpirtërore te kombit është një tregues tjetër i atij vitaliteti të madh qe populli ynë manifestoi gjatë epokës së ndritur të Rilindjes.

