“Vetë m’i dhe dhuratat, pse e bëre kaq të madhe?”, zbulohet ‘përplasja’ live mes Enertilës dhe drejtorit

Gazeta Dita

Mashtrimi nëpërmjet “Facebook”-ut me fotografinë e aktores venezueliane Elisabeth Gutierrez i vajzës nga Manza, e cila dyshohet se i zhvati 60 milionë lekë drejtorit të postës Barush Ahmeti, do të hetohet me themel.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar po kryejnë verifikimet e pretendimeve të të dyja palëve, si atë të 30- vjeçarit, ashtu edhe atë të Enertila Beqajt, pasi shuma e deklaruar nga i riu është e dyshimtë dhe nuk përputhet me verifikimet e bëra në terren.

Dje “çifti” është takuar më së fundi në Policinë e Durrësit, ku edhe janë ballafaquar në lidhje me pretendimet e tyre. Barush Ahmeti pretendon se dhuratat e tij dhe faturat e paguara për ndërtimin e shtëpisë së vajzës arrijnë në kuotën e 60 milionë lekëve të vjetër, shifër e hedhur poshtë nga 27-vjeçarja, e cila nuk pranon që i dashuri i saj virtual të ketë shpenzuar shifra të tilla përgjatë dy viteve njohje.

Policia është skeptike për nga mënyra se si është treguar nga palët ngjarja dhe ka kryer bllokimin e të gjitha veshmbathjeve dhe sendeve me vlerë të vajzës që mendohet të jenë bërë dhuratë nga 30-vjeçari, si dhe një pjesë të mirë të mobilieve shtëpiake, deri në përfundim të hetimeve.

Do të jenë ekspertët që do të nxjerrin një preventiv më të saktë, por sipas burimeve të Policisë, shumat që mund të jenë shpenzuar në banesën e vajzës dhe shpenzimet e tjera për veshje të saj janë disa herë më të vogla nga ajo që pretendohet në kallëzimin e bërë.

Burime të Policisë së Durrësit bënë të ditur se ballafaqimi i dy të rinjve është kryer dje. Të dy personazhet janë shtangur kur janë gjendur përballë njëri-tjetrit dhe situata ka qenë mjaft e tensionuar, sidomos nga ana e 30-vjeçarit, i cili e shihte për herë të parë vajzën që nuk kishte asnjë lidhje me atë të profilit të saj në Facebook, me të cilën ai u dashurua prej dy vitesh.

27-vjeçarja ka pranuar në sy të tij se kishte marrë dhurata nga ai, por ka refuzuar që shifra e të gjitha shpenzimeve të kapte vlerën e 60 milionë lekëve të vjetër.

“Më ke blerë disa fustane, varse, vathë, ora, e bizhuteri të tjera. Ke paguar disa fatura për shtëpinë, por nuk mendoj se kapin shifrën e 60 milionëve. Kjo është e vërteta. Pastaj, sa i përket mashtrimit në ‘Facebook’, mbaj përgjegjësi unë. E kam pasur të vështirë të tregoja të vërtetën, pasi kisha frikë se mos lidhja jonë merrte fund. Nuk e kuptoj pse ndodhem në polici… Ti vetë m’i ke dhënë dhuratat dhe tani nuk e kuptoj pse e bëre kaq të madhe”.

Kjo ka qenë ajo çka 27-vjeçarja i ka thënë dje Barush Ahmetit në prezencë edhe të policisë. Ndërsa Ahmeti ka këmbëngulur se ajo po gënjen dhe se kishte shpenzuar për të shumën e 60 milionëve.

Share This Article
4 Comments
  • Qe ky ka shpenzuar,,ka shpenzuar.,por jo 60 miljone.Me kete histori,drejtori duket se ka hallin e vellezerve qe i kane derguar para nga emigracioni dhe tani ja kerkojne.Kjo shorja ka dale per gjueti ne facebook,ka hudh 20 grepa,20 profile,ka kap nje melysh drejtor dhe nuk e ka lshu.

  • Eshte nje lidhje fort e ndervarur praj mashtrimit dhe viktimes se saj. Pra, per ta mbyllur le ta cojne deri ne fund lidhjen e tyre virtuale, pra ta konkretizojne. Ne fund te fundit ajo ka mashtruar vetem nje person dhe ky eshte mashtruar vetem nga nje person. Nuk ka pse vazhdojne te grinden e te ndeshkojne njeri – tjetrin. Lidhja midis tyre, mendoj se do te jete zgjidhja e kesaj perplasjeje midis tyre. Ajo nuk duket vajze e shemtuar. Shpenzimi i dhuratave nuk kane shkuar ne drejtim te gabuar.
    Djali Barush Ahmeti duhet ta fale dhe njekohesisht te kerkoje doren e vajzes.

  • Me sa di,ligjerisht dhuratat nuk kthehen.Kjo,Enertila,mund te jete dhe mashtruese,por nuk ja ka rrembyer ketij palo burri Barush as dhuratat e as shpenzimet per shtepine.Ajo mund te jete dhe me fiksime,por ky Barushi,qenka fare budalla.Kujt ja jepte dhuratat,fotografise?Si eshte e mundur qe pa u takuar asnjeher,i jepen dhurata nje njeriu te njohur virtualsht ne fb?Akoma me keq,pa rene dakort edhe per shpenzimet e shtepise dhe pa patur asnje garanci se te gjitha keto shpenzime,ne se nuk realizohej perfundimisht lidhja midis tyre,do te ktheheshin mbas nje marreveshjeje paraprake e te noterizuar?A ka llogjike ky njeri?Keshtu e ka drejtuar dhe drejton posten ky malukat?Me sa di,nepermjet postes shperndahen dhe pensionet per pensionistet e fshatit.Sipas llogjikes te tij,ky neser mund te thote se ja kam paguar pensionin dikujt,apo gjithe pensionisteve te asaj poste,pa e verifikuar se kujt ja jep pensionin,pa e pare te aresyeshme te kerkoje prova identiteti,te kerkoje librezen dhe karten e identitetit etj?Me duket se mashtrimi eshte me i madh prej Barushit,i cili ka dhene gishtin per te marre gjithe krahun,ka dhene dicka per te perfituar shume fish miliona ndaj shpenzimeve te tij…
    Sidoqe te jete,deri dje me kujtohet se gjykatat dhuratat nuk i kthenin,ato i gezonte marresi i dhurates,sepse presupozohet se dhuratat jepen me mirekuptimin e dhenesit,ato nuk vidhen,as me mashtrim nuk jepen dhurata.Pare jepen vetem me marreveshje,me te drejte kthimi…Megjithatenuk e njoh ligjin e sotem,ne se ka ndryshime lidhur me dhuratat…

  • Z. “Demo” jam dakort qe keto qe thote Barush Kar-abushi dhe jane justifikime per parate e prishura qe vellezerit ja kane derguar nga emigracioni me gjasme per t’i rrrruajtur.
    Po kaq llosha dhe trapa jane edhe keta vellezerit, nuk ka banka per te depozituar djersen e tyre, apo jane para krimi, droge dhe prostitushash dhe nuk mund te justifikojne me pune te ndershme etj etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *