Erion Mollaymeri
Nё kёtё periudhё, kur ka kaq mbingarkesё ngjarjesh, edhe nёse nuk je gazetar apo shkrimtar, tё shpёrthen delli i tё shkruarit nga irritimi. Lajmet janё tё ngjashme me njëra-tjetrёn, aq sa edhe nёse janё tё paprecedenta sot, tё nesёrmen do tё ripёrsёriten dhe do tё konsiderohen ngjarje normale. Ka aq shumë armё pёrreth, saqё nё pazaret e pёrditshme veç qumёshtit apo vezёve, mund tё blejmё edhe lёndё shpёrthyese nё dyqane. Irritimi mes ekzistencёs sё kaq municioneve pёrreth, tё bёn tё kundёrpёrgjigjesh me penё, ashtu siç na kanë mёsuar për atdhetarёt qё kanё luftuar me armёn e fjalёs pёr tё riaktivizuar atdhetarizmin e shuar. Pikërisht ky nocion i atdhetarizmit duhet ta kishte bёrё bashkё kёtё popull. Por ndoshta nuk e kanё shёtitur Shqipёrinё nga skaji nё skaj pёr tё parё madhёshtinё e saj, nё mënyrё qё të formëzohej akoma më e fortë dashuria per dheun . Janё mёsuar tё mbyllen nёpёr shtёpitё-burgje tё pallateve tё panumёrta, e tё mos respektojnё askёnd tjetёr veç egos sё tyre. Dhe iu vjen dёshira tё bёjnё xhiro, nё tё vetmin moment qё karantina ёshtё e detyruar. Nuk mbajnё maska se iu prishet make- up-i i krenarisё. Ose sepse janё doktorë shkencash dhe e kanё vёrtetuar qё virusi nuk ekziston, madje ndahen nёpёr grupe sipas konspiracioneve tё larmishme. E kanё mё tё thjeshtё tё besojnё komplikacionet e konspiracioneve sesa thjeshtёsinё e informacionit universal. Virusi duhet tё ishte i njёjtё pёr tё gjithё, dhe njerёzit duhet tё bashkoheshin pёr t’i bёrё ballё armikut, qё kёtё herё, me pak gjeste pasive do të ishte neutralizuar me sukses. Por populli ynё jeton nё njё paradoks ekzistencial! Synon kulturёn e unifikuar, por kurrё nuk bёhet bashkё me askёnd, as në rastin kur ka një rrezik tё jashtёm qё i prek tё gjithё njёlloj. Kurrё nuk e kanё ndjerё së bashku nevojёn pёr tё kёrkuar edhe gjёrat mё bazike qё u pёrkasin si qytetarё, por janё ngritur pёr kauza specifike nё mbrojtje tё pasurisё sё politikëbёrёsve. Ndёrsa brezat e rinj janё ende mё tё veçuar nga ky realitet, aq sa ngrihen pёr kauza qё i pёrkasin shteteve shumё larg nesh, nё distancё fizike por dhe kohore, duke luajtur me “hashtagje”. E sa mё shumё ikin vitet, aq mё e vёshtirё është tё bёsh nё njё mendje banorёt e katit tё parё me ata tё katit tё dytё. Ndёrkohё qё Nelson Mandela pёrdorte çdo strategji tё mundshme pёr tё bashkuar popullsinё me ngjyrё dhe atё tё bardhё brenda kufijve tё njё shteti, tek ne bёhej shkёputja e hallkave tё bashkёsisё. Kjo sepse ata qё drejtojnё sot, e dinё qё populli po u bashkua, bёhet njё trup i fortё, e si i tillё mund ta kontrollojё pushtetin. Ata kësaj i druhen. Kёshtu kanё synuar pёrçarjen duke gёnjyer egot e boshatisura me do lekё apo tokё, ose me ndonjё fron pune dinastik. Populli e ka falur pushtetin pas njё kompromisi kaotik. Por sot, veç blerjes sё dёshpёrimit, po pёrdoret edhe strategjia e kamzhikut tё paligjshёm, duke u synuar një jetë mbi filozofinё e frikёs. Janё formalizuar kaq shumë banda, si flluska qe prodhohen nga aciditeti i stresit shoqёror, dhe bandat janё kthyer nё kamzhiqe tё paligjshme tё politikёs, qё jo qё nuk u pёrpoq t’i ndalonte qё nё lindje, por i pa si zgjidhjen e problemeve tё tyre. Dhe sot flluskat po dalin nё sipёrfaqen e lёkurёs sё kujtdo. Sepse po i ndiejmё nё lёkurёn tonё. Jemi popullsi aq e vogёl, sa qё njerëzit që dalin në kronika, mund të jenë kalimtarë pranë një kafeneje, apo edhe të afërm. Disa punojnё edhe nёpёr banda edhe nё polici njёkohёsisht, por jo si nёpёr ato filmat ku janё tё infiltruar, jo, thjeshtё punojnё, pёr tё nxjerrё ndonjё lek. Fundja ç’ndryshim ka! Ndёrkohё kёta njerёz qё nuk bёhen dot bashkё kёtu nё atdhe me njëri-tjetrin, synojnё tё gjithё tё ikin jashtё. E kanё mё tё thjeshtё tё bёhen bashkё me tё huajin, me tё panjohurin se sa me tё afёrmin.
I zhgёnjyer nga populli im, qё nё gojёdhёna mbahet si besnik, i drejtё dhe guximtar. Kreshnikёt tani mbajne kallasha, sepse nuk kanё mё muskuj. Dhe nuk i mbajnё pёr tё mbrojtur vendin. Jo! Mё mirё luftojnё vajzёn se i prek krenarinё nёse shkon me njeriun qё do, ose fqinjin se ankohet pёr zhurmat, sesa rrezikun e vertetё. Aty e krijojnё autoritetin, nё aq pak hapësirё familjare. Se armiku i vёrtetё ёshtё shumё i rrezikshёm, dhe si pasojё i pranojnë me dёshirё goditjet e kamzhikut nё kurriz. Mё pas gjithё frustrimin ia nxjerrin mё tё dobёtit, qё supozohej ta mbronin. Popull frikacak! Nuk ka asnjё forcё tjetёr individuale veç armёve qё mban nё shtёpi, pёr tё trembur gruan dhe fqinjёt. Tё gjithё mbajnё armё dhe bёjnё si cowboys-a me njëri-tjetrin, duke u shuar dita-ditёs pak nga pak, e ata qё pasurohen prej injorancёs sё popullit tё tyre, zgёrdhihen, kur shohin zhvendosjen e vёmendjes nga ta nёpёr lajme.
Dhe njerёzit vazhdojnё pёrdorin armё sepse nuk kanё fjalor tё krijojnё komunikim! Sepse ka nga ata qё nuk i shpien fёmijёt nё shkollё, ka nga ata qё i shpien, por fёmijёt nuk shkojnё se janё rritur para kohe nga muzikantёt e filozofisё sё rrugёs, qё mё shumё se video muzikore, bёjnё tutoriale se si konsumohet kokaina; ka edhe nga ata qё i shpien, qё fёmijёt shkojnё, por pёrballen me mёsuese analfabete me vend pune prej militantizmit. Dhe mësuesja analfabete e shpjegon mësimin sipas mёnyrёs sё saj,..anale.
Ndёrkohё nga ana e tyre, as mediat nuk ndihmojnё, duke qenё se nuk janё nё duart e popullit. Vazhdojnë e bombardojnё me lajme bombastike! Duke pёrfituar nga etja pёr konsum, nxjerrin edhe lajme me çerek burimi, duke luajtur me ankthin njerёzve. E kёtё e bёjnё fotokopje tё gjitha mediat qё e vetmja gjё qё i ndryshon, ёshtё logoja ekskluzive nё ekran. Konsumi i informacionit ёshtё aq i madh, sa edhe keqbёrёsve u ёshtё thjeshtёsuar jeta, duke u update-uar nёpёr to, pёr t’iu shmangur policisё dhe drejtёsisё. Mjaftojnё tё ndezin televizorin pёr t’u njohur me operacionet policore nё kohё reale, nё mёnyrё qё tё devijojnё nё rrugica tё tjera.
Pёrse brenda nesh duhet hipokrizisht tё vazhdojmë kёtё teatër, e të mos i flasim hapur gjёrat qё funksionojnё si nё xhungёl. Kё gёnjejmё? Tё huajt? Ata e dallojnё gёnjeshtrën me sy mbyllur. Ky popull, edhe pse i sё njёjtёs rrace homo sapiensi nuk evoluoi, tё paktёn aq sa fqinjёt kufitarё, qё edhe ata nga ana e tyre, pёrfitojnё gjithnjё nga lufta qesharake qё krijojmё me njëri-tjetrin, pёr tё futur tentakulat e tyre tinёzarisht. Dhe kёtu popullit tonё i aktivizohet patriotizmi, si njё alarm anti-vjedhje. Nga instikti merr armёt dhe ç’bёn? Po godet gratё e familjes, ç’tё bёjё tjetёr. Goditjet e kamzhikut ua kanё hequr burrёrinё, dhe patriotizmi bёhet njё tjetёr element pёr tё qeshur mirё ata tё fortёt, qё, se kush ua ka ngjitur tagrin e politikanёve. Dhe asnjë nuk thotё asgjё, e maksimumi flet ndonjё artist. Por artistёt si merr njeri seriozisht, sepse mentaliteti shoqёror ka prodhuar shprehjen “SE KËTA ARTISTËT KËSHTU JANË”.. Ama pёr teatrin protestuan me dhёmbёt jashtё, si ta vlerёsonin kaq shumё artin. Nё fund dhe artistёt dorёzohen duke pranuar do lekё sa pёr tё mbajtur nё mirёqenie familjet e tyre.
Konteksti i kёtij pamfleti pёrmban pёrgjithёsime, qё nuk mund t’i marrin pёrsipёr tё gjithё, por kush mё pak e kush mё shumё, tё gjithё kanё faj pёr plagёt qё vuan populli si i tёrё. Plagё qё nuk shёrohen nga emigrimi!
