Vetëdorëzohet në polici edhe personi i tretë i shpallur në kërkim si autor i vrasjes së dy kushërinjëve në Laç.
Në polici është vetëdorëzuar shtetasi me iniciale Manuel Bushi , 23 vjeç, banues në Laç.
Vetëdorëzohen autorët – Paraditen e kësaj të marte pas negociatave të famijes u vetëdorëzuan në polici dy autorët e vrasjes dy kushërinjve Mikel e Jani Jushi.
Të rinjtë Markel dhe Vinçens Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç, edhe 23 vjeçari Manuel Bushi janë tashmë në pranga.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët janë identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të 23 personave të pyetur në lidhje ngjarjen.
Krimi i dyfishtë ndodhi pas një debate mes dy grupeve të të rinjve teksa kishin qenë bashkë në një lokal në lagjen numër 1 të Laçit.
Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar dhe sherri verbal përshkallëzoi në përdorim armësh. Mikel dhe Jani Jushi kanë tentuar të largohen me vrap, por sipas ekspertizës janë ndjekur për rreth 100 metra dhe janë qëlluar me pistoletë. Dy të rinjtë ndërruan jetë në spital në Tiranë rreth dy orë pas ngjarjes.
Viktimat përcillen në banesën e fundit. Familjarë, miq dhe të afërm përcollën pasditen e sotme në banesën e fundit kushërinjtë Mikel e Jani Jushi, të cilët u vranë mbrëmjen e të dielës në Laç.
Mësohet se familjarët nuk kanë folur asnjë fjalë për krimin dhe gjithçka ka kaluar në heshtje.
b.b/dita

Late nam ju me kete “vetedorezohet”, “vetehidhet”…etj. Injorante qe as shqip nuk dini, jo me te beni gazetari.
Jo autori i dyshuar more gazetar po personi i dyshuar.
Gazetari eshte i sakte ne kete rast, sepse behet fjale per “nje te dyshuar si autor”, nderkohe qe ajo qe pretendon zotrote do te thote “nje person i dyshuar”. Po per cfare?! Shpresoj ta kuptosh qe je gabim! Tung