Dorëzohet Gatja i Lazaratit, Tahiri: Po u vjen radha të gjithëve (FOTO)

anazapta

Dorëzohet pas dy ditësh  rezistencë ndaj policisë kreu i bandës së Lazaratit. 46-vjeçari Razip (Gate) Mahmutaj, i shumëkërkuar nga policia, është dorëzuar vetë te kjo e fundit.

Në një kontakt telefonik me A1 Report, pak para dorëzimit, Mahmutaj ishte shprehur se kërkonte që t’I garantohej jeta, në mënyrë që të dorëzohej vetë te policia.

Po ashtu, Mahmutaj ka ripërsëritur se nuk ka mbjellë hashash në tokat e tij.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera se nuk kam hashash në prona. Dua të vetëdorëzohem në polici pa dhunë dhe në mënyrë të qytetëruar. Jam gati të përgjigjem për të gjitha”, është shprehur ai pak para se të vetëdorëzohej.

Menjëherë pas dorëzimit të Mahmutajt, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se po u vjen radha të gjithëve.

“Dhe i 7-i. Dorëzohet personazhi Gate Mahmutaj… Po u vjen radha të gjithëve, krenar për Policinë e Shtetit”, shkruan Tahiri në Facebook.

1

2 3 4 5

6 7

 

Share This Article
14 Comments
  • Ja, e shihni sa djale i mire eshte GATJA? Ka 24 vjet qe kultivon droge, ka ndertuar tereate fabrike per drogen, ka punesuar tere ato njerez dhe u ka sherbyer tere atyre njerezve te tjere, ka bere cfar i ka dashur shpirti, qelloi me antitank edhe policine dhe ja, pasi i mbushi poturet shkoi dhe u dorezua ne Polici. Keta jane brekedhjeret e atyre brekedhjereve qe po cirren kunder Rames, Tahirit e Policise.

  • para se te gjykojme te tjeret e kur te drejtojme gishtin diku 3 te tjere i kemi drejtu nga vetja. ashte ma mire me i lane pune kriminelesh

  • U dorzua Gatja se e kuptoi qe do shkonte per lesh samari.Lepuri hipen vete ne qerret.Mes ikjes per lesh dhe nja 25 vjet burg zgjodhi burgun me shprese ta liroje Saliu kur te vije ne pushtet.

  • Ky eshte ai qe ishte me dhi ne mal? Hajt se gjithe tufa e tij do shkoje si cjapi te kasapi shume shpejt shpresoj.

  • Ju lumte o djema te policse ….!!! Po ky gate mavria nuk edi qe ata “lart” te perdorin sa u do b… te shtrydhin si limoni kur kan interes dhe pastaj te flakin ……..E qen o qen …fashatar i poshter …Te gjithe trafikantet te pergjigjen nje per nje per cfare i sollen ketij vendi ….ata dhe ata qente e drejtesise …qe e katandisen shqiperine si ne kabul …EDI RAMA …te lumte …Bravo SAJMIR TAHIRI >>>>>bashkohuni te gjithe ju shqiptare te ndershen qe ju ka mbetur pak patriotizem ….te shpetojme kete vend ,,,,se na mbyten injorantet ,fshatret ,,,Na mbyten nje dore “prostitutash “qe na bejne karshillek me luksin e fitur ne kurriz te ndeshshmeve ..Pas ketij operacioni …Detyra edyte eshte :SEKUESTRIM te gjitha vilave …te pajustifikuara ..qe nga Tropoja deri ne SArande …te gjitha pasurite e fituar nga droga dhe prostitucioni ….dhe nga korupsioni ……..Te gjithe te kalojn ene site ….

  • Urime,eshte e tepert te nxirni ne foto punonjesit e policise,keta heronj te heshtur,kjo nuk eshte profesionale.

  • Ky Gate duhet te behet bashkepunetor i drejtesise dhe te ruhet ne paraburgim te mos i ndodhe gje, se Sala i ka qejf aksidentet.
    Me pas do te degjoni dhe shikoni cudira te djathta dhe te majta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *