Nje i ri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, pasi ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit e cila në njoftimin zyrtar shkruan se 18- vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Njoftimi i Policise
: Më datë 05.08.2017, ora 21:30, në fshatin Hot i Ri, njësia administrative Rrethina, Shkodër, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi K. Ç. 18 vjec, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
