Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Postimi i fundit në Facebook i vajzës së aktorit Todi Llupi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Postimi i fundit në Facebook i vajzës së aktorit Todi Llupi
KronikeLajmi i fundit

Postimi i fundit në Facebook i vajzës së aktorit Todi Llupi

redaktor
Published March 28, 2014
Share
SHARE

Dafina nuk jeton më, por ka marrë me vete edhe misterin e të vërtetës për këtë fund tragjik. Aktorja 26-vjeçare, pjesë e “Teatrit Bylis”, e cila ndoqi gjurmët e babait të saj humorist në estradën e Fierit, Todi Llupi, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në spitalin rajonal. Hetimet paraprake flasin për një helmim të Dafina Llupit, pasi ka pasur shenja me të vjella dhe shkumë nga goja, që janë simptoma të helmimit. Dyshimet bien për një flijim me ilaçet antidepresive që vajza e re merrte, por grupi hetimor do të presë raportin e plotë mjeko-ligjor edhe autopsinë për të deklaruar shkencërisht nëse është vetëhelmim me medikamente, apo me ushqim. Gjithashtu ekspertët do të sqarojnë që nëse 26-vjeçarja ka marrë medikamente, a ka pirë mbidozë në momente depresive, apo ka qenë një reaksion që i ka bërë ilaçi. Dhe teksa pritet të zbardhet ky mister, në familjen Llupi në Fier ka pllakosur zia dhe janë hapur dyert e mortit. Ndërsa sot pritet që t’i jepet edhe lamtumira e fundit me homazhe dhe ceremoni mortore të ndjerës.

 

Ngjarja

Policia e Fierit konfirmoi lajmin tragjik të humbjes së jetës së Dafina Llupi, aktore dhe regjizore në “Teatrin Bylis”, vajza e aktorit të humorit fierak Todi Llupi, aq i mirënjohur me skeçin humoristik “Do martojmë Malon!”. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë, ndërsa prindërit e së ndjerës ndodheshin në dhomën e tyre, kur dëgjuan një zhurmë të fortë. Sipas dëshmisë paraprake, në dhomë kanë gjetur te pragu i derës vajzën teksa po villte. I është dhënë ndihma e parë në rrethanat shtëpiake dhe më pas është përcjellë për në spital. Por sipas mjekëve, gjendja shëndetësore është përkeqësuar, derisa u shua pas mesnate, megjithë terapinë intensive. Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht shkakun e kësaj vdekje, duke thënë se do presë rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor. Ndërsa nga spitali bëhet me dije se bëhet fjalë për një helmim. Paraprakisht dyshohet për mbidozë të medikamenteve që Dafina përdorte si antidepresiv.

 

Mesazhi

Një mesazh në rrjetin social Facebook ka qarkulluar pas lajmit për vdekjen e Dafina Llupit. Një mesazh pesimist për jetën. Nuk dihet ende nëse ka lidhje edhe me ngjarjen e ndodhur, apo nëse aktorja dhe regjizorja ka parathënë atë që do ndërmerrte në një akt të dyshuar vetëvrasje. “Çfarë me habit? Njeriu është kaq i shqetësuar për të ardhmen, sa nuk e jeton të tashmen. Ai nuk jeton dot as sot, as nesër, ai jeton sikur nuk do të vdesë kurrë, dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet!”. Ky është mesazhi i postuar nga Dafina, por i mbetet policisë të verifikojë të vërtetën dhe autorësinë, rrethanat dhe detaje të tjera që mund të rrëfejnë familjarët, miqtë e saj, kolegët dhe shoqëria.

 

mesazhi i dafines

redaktor March 28, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • Eli says:
    March 28, 2014 at 9:43 am

    Pse moj vajz e mbylle jeten ne kete forme? Le perjete me lot ne sy prinderit dhe te afermit tuaj, kjo eshte zgjidhje e gabuar,R.I.P.

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    March 28, 2014 at 10:37 am

    Duket se nuk e ka mposhtur dot depresionin? Ju prehtë shpirti në paqe!

    Reply
  • Jozi says:
    March 28, 2014 at 10:46 am

    NGUSHELLIME FAMILJES ZGJEDHJE SHUM E GABUAR ME KETE GJE QE BERI KA VRAR DHE DY PRINDRIT NGUSHELLIME FAMILJES DHE NJE HER

    Reply
  • shqip says:
    March 28, 2014 at 12:59 pm

    Ngushellime falijes Llupi .
    U prefte ne paqe .
    (Reaxion > Dhe sa shqiptare duhet te vazhdojn te ikin nga depresioni e vetvrasjet qe ajo shoqeri aty ,
    te reagoj duke ju kthyer vlerave te verteta te nji shoqerie te vertete njerezore !!!
    23-vjet depresion e largim nga vlerat nga rrespekti per njeriun ,per jeten .
    Ku jane kufijt e absurditetit ne ate shoqeri ? A eshte konfrontuar ndonjiher ajo shoqeri aty me nji pyetje te tille ?! )

    Reply
  • Vëzhguesi F. says:
    March 28, 2014 at 1:38 pm

    Ngushellime familjes se Todi Llupit !
    U prehte ne parajse!

    Reply
  • obama says:
    March 28, 2014 at 1:39 pm

    ne USA vdes ne cdo 13.7 minuta nje person nga depresioni

    Reply
  • Hithri says:
    March 28, 2014 at 3:04 pm

    “Çfarë me habit? Njeriu është kaq i shqetësuar për të ardhmen, sa nuk e jeton të tashmen. Ai nuk jeton dot as sot, as nesër, ai jeton sikur nuk do të vdesë kurrë, dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet!”.

    Nje thenie shume kuptimplote.

    E gjora vajze! U prehte ne paqe!

    Reply
  • Hithri says:
    March 28, 2014 at 3:07 pm

    Desha te shtoj gjithashtu, se te kesh depresion ne Shqiperi sot eshte fatkeqesi, se :

    Çdo gje rreth e qark e stimulon depresionin edhe kur nuk e ke.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?