Vetëhidhet nga kati i katërt, vdes e moshuara

Edona Llukacaj

Një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i banesës, në Tiranë.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, një zonjë 92 vjeçare me inicialet H. R. , është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës,  në rrugën “Mahmut Fortuzi”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45.

Dyshohet se e moshuara e ka kryer veprimin në kushte të rënduara psikologjike.

Si pasojë ajo ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *