Vetëm 145 testime në 24 orët e fundit, nga këta 20 të sëmurë të rinj

J L

Shqipëria vazhdon të kryejë një numër të ulët testimesh në ditë, gjë që mund ta zgjasë shumë në kohë izolimin e popullatës.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 145 testime, nga këta janë zbuluar 20 të infektuar të rinj, pra rreth 1 në 7 persona.

Njoftimi i Ministrisë

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 129 raste

– Durrës 26 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 15 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

–Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Për disa ditë afron data 3 prill që nga qeveria shqiptare është shpallur si fundi i karantinës. Siç po duket kjo periudhë kufizimesh do të shtyhet edhe më tej.

    Situata në fjalë po rëndon një marrëdhënie të gjerë pune pa marrë një përgjigje të përshtatshme. Në ditët e para të karantinës, qeveria vendosi që të miratonte një VKM, sipas të cilës një nga prindërit e familjeve do të qëndronte në shtëpi për mbajtjen e fëmijëve kundrejt një pagese të siguruar.

    Dhe në fakt për 15 ditë një gjë e tillë u zgjidh. Mirëpo tani po afron fundi dhe ngjan pak e vështirë që kjo marrëdhënie të rregullohet sërish me vendim qeverie.

    Problemi këtu është themelor: karantina po interferon në rendin ekonomik dhe stabilitetin minimal të të vetëpunësuarve apo njerëzve që mbyllin muaj me të ardhura vetëm nga paga.

    Le të marrim një shembull fare të thjeshtë. Bllokimi i transportit publik pezullon lëvizjen e shumë njerëzve që kryejnë punë bazike si p.sh dado fëmijësh, ndërkohë që të dy prindërit duhet të jenë në punë. Kopshtet dhe shkollat janë të mbyllura dhe do të qëndrojnë të mbyllura. Si do të veprohet në këto kushte? Ngjan një problem i vogël, por nuk është i tillë dhe kërkon patjetër një përgjigje.

  • Serish rreth 13-14% e te testuarve jane pozitive. Kjo shifer duhet te jete propocionale deri diku edhe ne popullate. Pra, afersisht 13-14% e popullates se kaluar ne moshe jane me korona-virus. Numri i te vdekurve eshte per momentin me i vogel se 1% te te prekurve, cfare i bie ky ritem do te marre me pak se 1% te moshes se rritur prej 1 milion, qe i bie rreth 7-8 mije, por me masa te kujdesshme dhe vet-izolime numri mund te mos e kaloje 2-3 mije, ose dhe me pak, po te zbutet virusi. Kujdes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *